Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk pata hemorragji

– Unë që po ju shkruaj jam një vajzë 27 vjeçe, nga Tirana. Para pak kohësh kam kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë. Jam e shqetësuar sepse nuk pata hemorragji, vetëm enjtje, pak dhimbje dhe djegie. Unë dua të di, a është normale kjo? Përse ndodhi kështu me mua? A është e mundur të kryhet penetrimi plotësisht që herën e parë? Pres me padurim përgjigjen tuaj se po çmendem. Ky fakt më ka krijuar shumë probleme me të dashurin tim. Me respekt, Mira.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – Është më se normale ajo që ju ka ndodhur, kur kryhet marrëdhënie seksuale për herë të parë. Për këtë kam shkruar edhe më parë, megjithatë, po i përsëris këto informacione. Vagina, në ndërtimin e saj, ka një formacion të hollë si perde që quhet himen. Ky himen është i formave të ndryshme dhe, në aktin e parë seksual, mund të çahet, gjë që shoqërohet me ato shenja që keni patur edhe ju. Në këtë rast, themi se himeni është i defloruar. Megjithatë, kjo gjendje është bërë shkak për të krijuar mendime apo hipoteza të ndryshme. Jo gjithmonë femrat kanë hemorragji gjatë penetrimit, por kanë vetëm ato shenja që keni pasur edhe ju; dhimbje, enjtje dhe djegie. Këtë gjë mund t’ia bëni të ditur edhe të dashurit tuaj. Para shumë vitesh, në kuadër të një shoqërie shumë konservative, marrëdhënia seksuale ka marrë një rëndësi të madhe për të parë besnikërinë e çiftit në aktin e parë seksual. Me kalimin e viteve apo në ditët që ne jetojmë, rëndësia e deflorimit të himenit ka filluar të bjerë. Në një shoqëri të hapur, ku flitet shumë për seksin dhe pasojat që mund të ketë një marrëdhënie seksuale, për mënyrën se si të mbrohemi për të parandaluar këto pasoja, problemi i deflorimit të himenit ka rënë. Në zonat urbane, gjatë pyetësorëve të realizuar, është konstatuar që 70% e meshkujve nuk i japin rëndësi nëse himeni është i defloruar apo i padefloruar. “Në qoftë se një marrëdhënie në çift është e dëshiruar s’ka pse të bëhet himeni shkaktar për prishjen e kësaj marrëdhënieje”, thonë të rinjtë e zonave urbane. Akoma vazhdon të jetë një problem për zonat rurale, ku shumë femra e kanë problem deri në një stres, deflorimin e himenit. Megjithatë, nga vetë ndërtimi i himenit, kemi një përqindje jo të pakët të rasteve që akti i parë seksual nuk shkakton këtë moment të “famshëm” gjakderdhjeje. Sidoqoftë, i dashuri juaj nuk mund t’ju akuzojë për mossinqeritet, sepse ju hyni te rastet e atyre femrave që kanë një himen që deflorohet pa pasur gjakderdhje. Uroj që i dashuri juaj t’ju kuptojë dhe të ketë besim në sinqeritetin tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë ndikon në shfaqjen e yndyrnave?

Next Post

Djali që ia kushtoi jetën nënës së tij

Advertisement