Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Çfarë është norovirusi?
A janë gati qëndrat shëndetësore për nismën ‘’Si je’’? Nga Arlis ALIKAJ
A ka ardhur aparati për rritjen e penisit?

A janë gati qëndrat shëndetësore për nismën ‘’Si je’’? Nga Arlis ALIKAJ

arlis 2 arlis 3 arlis 4 arlis 5 arlis 1

 

 

Advertisement

 

 

 

A jemi ne gati për këtë check up falas nga ministria e shëndetësisë? Disa qëndra shëndetësore na thonë që jo. Kjo ndodh në qëndrën shëndetësore Lunik në Librazhd, ku një tra i vjetër varet mu buzë derës hyrëse dhe nga moment në moment rrezikon të bjerë e mund të zë dikë poshtë. Si një repart i braktisur ushtarak aty mezi hyet, e me frikë dilet. Kjo nuk është e vetmja qëndër në kushte mjerane. Këto kushte janë kudo, nga konstatime të bëra nga OJF të ndryshme ku situata paraqitet alarmante në bazë të vëzhgimeve të tyre.  Po qëndrojmë në qëndrën shëndetësore në Lunik të Librazhdit, ku mbulon rreth 4 fshatra të tjerë të mëdhenj dhe u përgjigjet nevojave shëndetësore të shumë fshatarëve të zonës. Në këtë qendër mungon ndriçimi , lagështira ka ‘’pushtuar’’ të gjithë muret e godinës së saj, ku mjekja që operon në këtë qëndër thotë se nuk ka pasur asnjëherë investime, përveçse atyre me kontributin e stafit aty. ‘’Vijmë me dëshirën për punën pavarsisht këtyre kushteve’’ shprehet më tej ajo, ‘’duhet të përmbushim detyrën tonë ndaj popullit pavarsisht kushteve’’. Ndër më tej, rruga për të shkuar atje është një makth me vete, transporti sigurohet nga vetë doktoresha dhe 2 infermierët që punojnë aty. Gjatë stinës së verës ka pasur raste që kanë dale dhe gjarpërinj nga dërrasat e kalbura , ku për të hyrë në qëndër shëndetësore duhet të kesh kujdes, derisa të shkosh tek dhoma e vizitës, pasi lehtë mund të ndrydhësh këmbën, e ta ngecës në ndonjë nga vrimat e hapura. Lëre më pastaj të flasim për ngrohjen ose ilaçet që mund të kenë aty, që janë me mungesa të theksuara! Lind pyetja, a duket e nxituar kjo nismë përpara kushteve tejet të vështira dhe mungesësh prej vitesh të investimeve në qëndrat shëndetësore?! Shqipëria nuk është vetëm Tirana dhe përreth saj… Megjithëse nga kolegë të tjerë lexojmë që dhe në Kamëz dhe disa qëndra të tjera, po kjo gjëndje është. Si në Lunik, ku nënat kanë frikë të zhveshin fëmijët e tyre për ti vizituar me stetoskop pasi mund të ftohen. Ky kontroll që pritet të realizohet sjell në vëmendje dhe njëherë pra të dashur lexues problematikën e qëndrave shëndetësore që si Luniku e shumë Luniqe të tjera, duket sikur ka rënë tërmet dhe muret të bien në kokë. E imagjinoni një moshë të tretë të thyer? Ja ua them unë që isha aty se ç’ndodh , shoqërohen gjithmonë nga familjarë, madje në ndonjë rast, del vetë doktoresha, ose infermieri fshatit, kështu kapur krah pas krahu i përcjellin derisa të zbresin shkallët dalë nga dalë, pasi mund të rrëzohen dhe bazamenti mund të rrëshqas. Kudo nëpër botë dihet dhe është rregull se nëse do të bësh diçka , së pari duhet të krijosh infrastrukturën e duhur për ta realizuar. Megjithatë është për tu falenderuar puna e stafit mjekësor profesionist, që bën rezistencë kushteve mjerane të punës, dhe shërben pacientëve të vetë. Se sëmundja nuk pyet shkon si tek ato qëndra të pakta me xhama alumini e të pajisura me ngrohje e deri tek këto që folëm pak më lart që mbijetojnë ditë për ditë.  Ky reportazh vjen në formë apeli dhe ndërgjegjësimi për të ndërhyrë sa më shpejt instancat e duhura dhe të mos presim të ndodh gjëma pastaj të reagojmë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë është norovirusi?

Next Post

A ka ardhur aparati për rritjen e penisit?

Advertisement