Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Test: Çfarë ka në ushqimin që hamë?

A e dini se çfarë fusni në gojë dhe stomak? Çfarë përmbajnë ushqimet që ju konsumoni? Bëni kuicin tonë, për ta kuptuar.

1. Disa ngjyra ushqimore të kuqe nxirren nga insektet:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

2. Çfarë është e ashtuquajtura “pink slime” (jarga rozë)?
a. Mbeturinat e ngelura pas grirjes së mishit.
b. Mish viçi i grirë, i trajtuar me amoniak
c. Ngjyrosës për hamburgerat

Advertisement

3. Kush ka më shumë kripë?
a. Nje fetë djathë për pica
b. Një filxhan me drithëra integrale e me rrush të thatë
c. 30 gramë patatina

4. Cili koktejl ka një përbërës që lufton malarjen?
a. Skoç me soda
b. Xhin tonik
c. Mai tai

5. Ke më shumë gjasa të shtosh në peshë duke konsumuar shurup misri me shumë fruktozë (përdoret për trashjen dhe ëmbëlsimin e disa produkteve) sesa sheqerin e zakonshëm.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

6. Goma e ksantanit (Xanthan gum) përdoret për:
a. Trashjen e marshmallouve
b. Mbajtur së bashku vajin dhe uthullën
c. Bërë çamçakëzat

7. Sa paketa (si ato që i hidhen kafesë në lokale) me sakarinë (ëmbëlsues) në ditë janë shumë:
a. Shtatë
b. Nëntë
c. Katërmbëdhjetë

8. Sulfitet (përbërës të disa ushqimeve) mund të shkaktojnë:
a. Një reaksion astmatik
b. Një reaksion alergjik
c. Që të dyja

9. Cili aditiv mund të shkaktojë një ndjesi diegieje në qafë?
a. Ngjyra e kuqe numër 2
b. MSG (monosodium glutamat)
c. Nitratet

10. Ngrënia e ushqimeve që përmbajnë nitrate dhe nitrite shton rrezikun e kancerit:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

11. Gazi hilarant (që të bën të qeshësh) ndodhet në përbërjen e:
a. Kremit shantiji në konservë
b. Kokoshkave të parapërgatitura
c. Djathit të përpunuar

12. Sorbitoli shërben për të:
a. Parandaluar ndryshime të këqija të ngjyrës
b. Vrarë bakteriet
c. Pakësuar kaloritë

13. Ngjyrosësit artificialë të ushqimeve i bëjnë fëmijët hiperaktivë:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

14. Ajri përdoret si aditiv ushqimor:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

Përgjigjet
1. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Ideja se insektet përdoren për t’u dhënë një ngjyrë rozë karameleve, akulloreve, kosit dhe lëngjeve të frutave, i neverit disa njerëz. Të tjerë mendojnë se përdorimi i insekteve Dactylopius coccus është thjesht një mënyrë natyrale për të ngjyrosur ushqimet. Duket si mënyrë e shëndetshme, por mund të shkaktojë reaksion te një numër i vogël njerëzish.
2. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Jargë rozë quhet mishi i grirë i viçit, të cilit i është hequr dhjami dhe që përpunohet me gaz amoniaku, për të vrarë bakteriet si e.coli, apo salmonela. Më pas, ai përzjehet me mishin e grirë, për ta bërë atë me kosto më të lirë. Ky lloj produkti është i lejuar vetëm në SHBA, ndërsa në Europë, përdorimi i tij është i ndaluar. Në vitin 2012, në SHBA u bënë protesta që ai të hiqej nga përdorimi nga restorantet e tilla zinxhir si McDonalds, Taco Bell, Bruger King, etj., megjithatë ai vazhdon të përdoret dhe ende nuk ka dalë ligji që të shkruhet në etiketën e produkteve, prania e tij.
3. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Një fakt, një filxhan me drithëra integrale ka 342 mg kripë, më shumë se dyfishi i patatinave. Konsumimi me tepri i kripës mund të rrisë presionin e gjakut dhe të shkaktojë sëmundje zemre. Megjithatë, ne hamë më shumë se dyfishi i sasisë së këshilluar, sepse ushqimet e përpunuara, edhe ato që janë të ëmbla, kanë kripë brenda. Pse ndodh kjo? Kripa përdoret si konservant, për të mbajtur përbërësit së bashku, për të theksuar ngjyrën dhe për t’u shtuar shije ushqimeve.
4. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Kinina është përbërësi që lufton malarjen dhe që i jep shije të hidhur ujit tonik, biterit dhe disa pijeve e sodave. Legjenda thotë se xhini tonik u krijua nga oficerët britanikë që po kërkonin një mënyrë më të shijshme për të lehtësuar simptomat e malarjes në tropikë. Kinina mund të shkaktojë efekte dytësore serioze nëse përdoret në ilaçe, por jo në sasitë e vogla që përdoret në pije.
5. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Disa njerëz mendojnë se balancimi i molekulave të sheqerit në shurupin e misrit te disa produkte, e shtyn trupin ta kthejë atë në dhjamë, por shurupi i misrit dhe sheqeri i zakonshëm, nuk janë të ndryshëm. Që të dyja përbëhen nga gjysëm fruktozë dhe gjysëm glukozë. Kështu, më mirë shtrojeni ndryshe problemin, mundohuni të pakësoni sheqernat në përgjithësi, duke evituar ushqimet që e kanë sheqerin apo shurupin e misrit, në përbërësit kryesorë.
6. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Nëse konsumoni salca të gatshme për sallata apo salca të tjera, akullore, ose ëmbëlsira me brumë, ka gjasa që të keni ngrënë edhe këtë aditiv ushqimor. Ai bën trashjen dhe lidh përbërës që, zakonisht, qëndrojnë të ndarë. Ai përdoret gjithashtu në gjellët pa gluten dhe me pak yndyrë. Është përbërës i sigurtë dhe prodhohet nga bakteriet që ushqehen me misër e sojë, prandaj, nëse jeni shumë alergjikë ndaj ndonjërit prej këtyre përbërësve, mund të konsumoni ushqime me gomën guar.
7. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Ëmbëlsuesit artificialë kanë ngjallur shumë diskutime në të shkuarën, por sot mendohet se janë të sigurtë, nëse nuk abuzohet me to. Administrata Amerikane e Ushqimeve dhe Ilaçeve, thotë se shumë quhen 9-12 paketa me sakarinë në ditë, 6 kanoçe me diet soda, me sucralose dhe 18-19 kanoçe me sodë me aspartam. Nëse doni të evitoni ëmbëlsuesit, mund të përdorni ujë me gaz, me aromë në vend të pijeve dietetike. Nëse jeni të sëmurë nga një sëmundje e quajtur PKU (fenilketonuria), evitojeni aspartamin, sepse trupi juaj nuk e tret dot.
8. Përgjigjja e saktë është c-ja.
Sulfite përdoren për mbajtjen e ngjyrës dhe mbajtjen larg të bakterieve nga disa ushqime të tilla si vera, frutat e thata, patatet e ngrira, karkalecat e freskët si edhe karamelet me xhel. Ato nuk i shkaktojnë reaksion shumicës së njerëzve, por mund t’u shkaktojnë reaksione afro 5% të njerëzve që kanë probleme me astmën. Për t’i evituar, mos konsumoni ushqime që përmbajnë dioksid squfuri, natrium, sulfit kaliumi, bisulfit, apo metabisulfit.
9. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Monosodium glutamati thekson shijen në supërat e gatshme, salcat për sallatë, patatinat dhe ushqimet e restorantit. Disa njerëz thonë se ajo u shkakton dhimbje koke, të vjella dhe djegie në pjesën e qafës, megjithëse studimet nuk kanë treguar ndonjë lidhje me këtë. Nëse doni të evitoni MSG, shihni mirë etiketat e ushqimeve që blini, kërkoni ushqime integrale dhe pyesni në restorant nëse e përdorin, apo jo.
10. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Nitratet dhe nitritet parandalojnë prishjen dhe u japin shije e ngjyrë mishrave të përpunuara si salçiçe, proshutë, hot dog, etj. Ato gjithashtu shndërrohen në një substancë që njihet se shkakton kancer te kafshët. Studimet kanë treguar se nëse konsumon shumë mish të përpunuar për 10 vjet, dyfishon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.
Çfarë sasie quajmë shumë mish të përpunuar? Për gratë, janë dy feta bejkon dy-tre herë në javë. Për burrat, është e njëjta sasi, pesë-gjashtë herë në javë. Edhe ngrënia e sasive të vogla, shton rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.
11. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Ky gaz pa ngjyrë, lehtësisht i ëmbël, që shkencërisht njihet me emrin oksid azoti (N2O), përdoret për t’i bërë motorrët të punojnë më shpejt dhe njerëzit, të relaksohen kur janë në karrigen e dentistit. Ai gjithashtu u shtohet ushqimeve, për ta bërë kremin shantiji në konserva më të lehtë dhe me ajër, si dhe për spreit që përdoren për gatim (në vend të vajit, për shembull, për të lyer tavat). Quhet gaz hilarant, sepse të bën të qeshësh kur e thith.
12. Përgjigjja e saktë është c-ja.
Ky lloj sheqeri ka gjysmën e kalorive që ka sheqeri, kështu që përdoret në karamelet dietetike, çamçakëzët, pijet dhe ushqime të tjerë. Njihet edhe nga njerëzit që kanë diabet, sepse thithet ngadalë nga trupi dhe nuk shkakton ngritje të menjëhershme të glicemisë. Çfarë të mete ka ai? Nëse konsumohet në sasi të mëdha, mund të shkaktojë gazra, ngërçe, bile edhe diarre. Konsumoni vetëm 50 mg në ditë.
13. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Boja e verdhë numër 5 (tartrazine), që përdoret tek ëmbëlsirat me xhelatinë, karamelet, keçap, hot dog dhe ushqime të tjera, është quajtur fajtore se shkakton hiperaktivitet, por kjo ende nuk është provuar shkencërisht. Boja e verdhë mund të shkaktojë urtikare apo enjtje, megjithëse rrallë. Për të evituar ngjyrosësit artificialë, evitoni ushqimet që kanë një ngjyrë që nuk gjendet në natyrë.
14. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Ajri përdoret në patatinat pufka me djathë, në drithërat e mëngjesit, bile edhe për akulloret. Disa lloj akulloresh kanë afro 50% ajër, ndryshe nga ato më të rëndat (dhe më cilësoret). Kjo i bën ushqimet me ajër me kosto dhe kalori më të paktë. Ajri është i lirë dhe një aditiv i sigurtë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A ka ardhur aparati për rritjen e penisit?

Next Post

Olgera Lleshaj: I zgjedh të dy…

Advertisement