Ta nisim me pak histoiri. Viti i Ri 2005 e gjeti PD-në pak a shumë flu. Kishte një kryesi partie, por më shumë se gjysma e anëtarëve vegjetonin. Kishte një Këshill Kombëtar, të shquar më shumë për formalizëm. Kishte departamente që figuronin vetëm në letër. Pikërisht në atë kohë u hodh ideja e Berishës: bashkëpunim me intelektualë nga shoqëria civile, biznesi dhe medja. Kështu lindi KOP. Në fillim KOP freskoi partinë me ide. Në Kuvendin e PD-së “furnizoi” institucionet partiake me intelektualë. Në fushatën elektorale: anëtarët e OJQ-ve përbënë “pjesën e luanit” mes kandidatëve për deputetë. Kjo elitë nga shoqëria civile u kthye në “violinë e parë” për të sjellë demokratët në pushtet. Anëtarët e KOP u bënë deputetë. Doganierë. Taksidarë. Ministra. Kapistra.
Pas 8 vjetëvë, kemi tgë njetën tablo me ngjyrë rozë. Vështroni rreth e rrotull Edi Ramës. Shumica djem e çupa. Të bukur. Modernë. Me master. Kryesisht nga Evropa dhe Amerika. Deri më dje kishin për partnerë donatorë të ndryshëm. Çfarë duan donatorët ndërkombëtarë? Projekte në letër. Me stil konçiz. Pa shumë “bereqet” për të zgjidhur probleme praktike. Me “brumë’ për të rrahur probleme teorike në seminare ku paratë derdhen lumë. Kjo përvojë e “bukur” dha rezultate në hartimin e programit elektoral të PS-së. Por fushata është fushatë. Kur vjen në pushtet, gjërat ndryshojnë. Të qeverisësh në radhë të parë do të thotë të parashikosh dhe të zgjidhësh probleme. Ministri I Shëndesisë, e bëri çorbë mjekësinë me projektin fantazmë për kuakifikimin e çdo mjeku?! Kryeministri mbrojti në parlament idenë për të rritur me 50 përqind tatimin mbi interesat bankare duke argumentuar: ”Shqiptarët më mirë të investojnë se sa ti futin paratë në bankë?!” Amin, thanë të gjithë ministrat me diplomë OJQ-je?! Po ku të investojë populli fukara?…
Sot Rama pëson dhe provon në kurrizin e tij se bota e bukur e OJQ është e mbushur me ekspertë që e njohin teorinë falë shkollës dhe vullnetit për të mësuar gjuhë të huaja. Por disave u mungon përvoja, njohja e realitetit. Kur ministri Cani raportojë në parlament për mos realizimin e planit të investimeve tha: “ Tre muajt e parë, ministrat ishin jashtë loje?!” Në fillim të dhjetorit 2014 u miratua buxheti i vitit 2015. Pa u tharë mirë boja e firmës, më 15 dhjetor 2014 qeveria prodhoi dy Akte Normative për të ndryshur buxhetin me rreth 200 milionë dollarë?! Në verën e vitit të kaluar, ish ekspertët e OJQ-së, bashkëpunuam me Bankën Botërore për të përsosur punën në shpërndarjen e ndihmës ekonomike. U bë një projekt pilot për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin. Çfarë ngjau? Një lëmsh i vërtetë. Të varfërit sorollaten nga njera zyrë tek tjetra pa marrë ndihmën ekonomike. Paratë ua jep ligji. I pengon Maliqi me diplomë OJQ-je?!