Përshëndetje, jam nje zonjë nga Tirana 56 vjece jam e divorcuar prej vitesh. Kërkoj nje lidhje serioze vetem per martese te jete deri 60 vjeç, te jete i mbajtur te jete me edukate qytetari të ketë shtepi dhe te nje ekonomi te mirë. Kush e lexon kete sms dhe bie dakort te me njoftoj ne gazete. Kujdes kush telefonon se dashuria nuk blihet me para por fitohet me ndjenja. Pres telefonata vetëm serioze. Me respekt Sonila.
Jam nje zonje nga Dr. 37 vjeç dhe deshiroj një lidhje me një mashkull po nga Durrësi. Por nje lidhje serioze. Zotëria te jetë deri ne 50 vjec. Për informacjone te mëtejshme lini numrin tuaj të telefonit për komunikim.
Jam me banim ne Tirane dhe origjine nga Jugu, shume e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim. Jam e interesuar vetem per nje lidhje serioze me nje person qe te jete: simpatik, me trup te rregullt, i pamartuar, me arsim te larte, i sinqerte, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, mosha 46-51 vjec. I interesuari te lere numer telefoni vetem ne gazete. Faleminderit!
Nëse ka ndonjë njeri që i ka vdekur gruaja, të jetojë vetëm të jetë mirë nga ekonomia, të jetë familjar i rregullt, i mbajtur siç jam vetë se unë jam e vuajtur shumë dhe vitet që më kanë ngelur dua të jem e lumtur. Banoj në Tiranë jam 55 vjeç dhe zotëria i jetës time të jetë deri në moshën 58 vjeç. Quhem Ada, ju lutem përgjigjuni në gazetë. Ju lutem jo për aventura, por të jetë serioz sepse kam nevojë për një njeri të mirë dhe familjar. Tek unë do të gjejë ngrohtësinë, të jetë i mirë nga ekonomia, familjar i rregullt, i mbajtur siç jam vetë se dhe unë jam shumë e vuajtur dhe vitet që më kanë ngelur dua të jem e lumtur. Pres të më lini numrin tuaj të telefonit në gazetë për kontakt.
Përshëndetje, jam nje zonjushë nga Tirana e punesuar, simpatike, elegante, sy të kalter flok të gjatë e thjesht e dashur, me karakter, e pa dashuruar. Kërkoj një shok jete beqar banues ne Tiranë, me shkoll me pune me trup te rregullt, simpatik, dhe larg çdo vesi, mosha 45-50 vjec vetem per lidhje serioze. I interesuari të lërë numer cel. ne gazet, jo ne redaksi. Ju mirepret Hirushja.
Pershendetje. Jam Emi nga Jugu, 46 vjece, 1.64 e gjate, e pafejuar. Do doja te njihja nje njeri te mire, pa vese, vetem per lidhje serioze, mundesisht të pa martuar, mbi 1.75 i gjate, me arsim te larte, ortodoks deri 52 vjec. Nese dikujt i intereson të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim të mëtejshëm.
Jam nje vajze 25 vjeçe, jetoj në Tiranë, kerkoj të njoh një person mosha 27-32 vjeç per mbeshteje emocionale. Jam simpatike dhe dua qe te më afrohet. Te jete me arsim te larte dhe ne pune. Te jete i perkushtuar dhe njerezor.
Jam një vajzë 26 vjeçe nga Dr. me arsim të lartë, simpatike dhe dua të njoh dikë për qëllime serioze deri në moshën 32 vjeçe. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Përshëndetje, jam një zonjë 40 vjece e divorcuar por pa fëmijë, kam një problem me shëndetin, jam me epilepsi, kërkoj një person te moshës 40-50 vjec, që të ketë edhe ai një problem me shëndetin, ose të ketë edhe ai të njëjtin siklet që kam unë, vetëm për të krijuar familje. Nëqoftëse egziston ndonjë person, të shkruajë nr. e telefonit në gazetë. Me respekt zonja nga Vlora.
Jam një vajzë 48 vjeçe nga Dr. beqare pa histori dashurie, me trup shumë të rregullt, nuk lind fëmijë. Kërkoj një zotëri për lidhje serioze, të jetë i ve, larg veseve të këqia, të jetë i zoti me mbajt familjen. Pretendimet më kanë bërë që të mos ta gjejë njeriun e duhur. Ndoshta dhe fati ska qënë me mua. Prandaj dua të njoh një njeri të sinqertë siç jam vetë. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam A nga El, 24 vjeçe. Kërkoj nje lidhje serioze me nje djale 28-35 vjeç. Jam vajzë me histori dashurie, jam e bukur, por çaloj pak. Ju lutem, jo tallje. Pres përgjigje ne gazete.
Jam 45 vjeçe, nga Dr. pa histori dashurie, nuk lind fëmijë. Kërkoj të njoh një zotëri familjar, larg alkoolit dhe veseve të këqia, të jetë nga Dr. ose Tirana, deri 50 vjeç, s’ka problem, le të jetë i ve. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam një vajzë nga Lushnja, 32 vjeçe. Dua të njoh një djalë të mirë vetëm për martesë, të jetë besnik e punëtor, nga Lushnja ose nga Veriu, të banojë në Durrës ose Tiranë. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Dua të njoh një zotëri për qëllime serioze, nga mosha 28-37 vjeçe. Kam qene e martuar, por jam ndarë e nuk kam fëmijë. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam 34 vjeçe, e sinqertë, e sjellshme, simpatike me fëmijë 14 vjeç. Jam 1.69 e gjatë, dua të lidhem me persona të krishterë mosha 35-43 vjeç. Personi të jetë i diplomuar e me shtëpi të tijen. Lini numrin tuaj të telefonit në gazetë për komunikim.
Advertisement