Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sa duhet të ushtrohem?

– Përshëndetje, instruktor. Jam një vajzë që nuk ka shumë që kam filluar palestrën dhe dua ta vazhdoj rregullisht, por s’e di sa ushtrime duhet të bëj. Aty ku shkoj unë, nuk ka instruktor. Theksoj që kam trup normal, nuk jam e shëndoshë. Faleminderit.
Mario instruktor: – Mirë do kishte qenë të bënit stërvitje në një palestër që ka instruktor, sepse do t’i bënit më të sakta ushtrimet dhe do të arrinit rezultate më të mira. Gjithsesi, dalim te pyetja juaj: Personat me peshë normale, duhet të bëjnë këto ushtrime të lehta intensive, si lëvizja e shpejtë për së paku 30 minuta, 3-4 herë në javë, që mund të jetë me biçikletë, pistë, ose step. 20 minuta me vegla, ushtrime të ndryshme që kanë të bëjnë me stërvitjen e krahëve, këmbëve, gjoksit dhe shpinës. Duke përfshirë këtu pjesën e streçingut dhe pushimet nga ushtrimi në ushtrim, shkon gjer në 1 orë ushtrime pothuajse. Kjo lloj stërvitjeje ju ndihmon që të ruani peshën normale dhe të keni shëndet shumë të mirë.
– Ndërsa personave mbipeshë, do t’u sugjeroja të bënin 90 minuta ose dhe gjer 2 orë stërvitje. Duhet të bëni 60 minuta kardio, që mund t’i ndani si të doni nëpër veglat e kardios. Mund të bëni 20 minuta biçikletë, 20 minuta step dhe 20 minuta vrap, ose aerobi, nëse doni ta zëvendësoni njërën nga veglat me këtë të fundit. Duhet të ushtroheni 5 herë në javë duke ndjekur atë çfarë ju thamë më sipër. Pastaj, merruni me vegla dhe ushtrime fitnesi në tapet për heqjen e dhjamit të barkut. Në qoftë se nuk ju pëlqen shumë palestra, do t’ju sugjeronim të regjistroheshit në ndonjë aktivitet tjetër sportiv, siç është: Zumba, tenisi ose thjesht kurse kërcimi, qoftë edhe me valle tradicionale të vendit tonë. Mjafton që të paktën 30 minuta të jenë aktive me kërcim, vrap apo ecje.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Njoftime nga Greqia

Advertisement