Edhe pse u bë kohë që është zhvendosur për të jetuar në Zvivër, Stresi vazhdon të jetë aktiv në muzikë me projekte të reja. Pas bashkëpunimit të suksesshëm në këngën “Më fal”, para pak ditësh ai solli klipin e ri “Ushtari i rrugës”. Por, këtë herë, më shumë sesa për klipet, kurioziteti i fansave ishte i madh për të mësuar arsyet e largimit të Stresit nga Shqipëria. Pse u largua? Si ëshhë jeta e tij tani atje? A mendon të kthehet përsëri në Shqipëri? Ne biseduam me Stresin për t’u dhënë përgjigje pikërisht këtyre pyetjeve…
Mia. B: – Hello nga Tirana, Stres! Këtu ka nisur atmosfera e festave… Po atje në Zvicër, ç’po bëhet këto ditë?
Stresi: – Përshëndetje nga Zvicra! (Qesh) Këtu bëhet shumë mirë, varet çfarë do të bësh. Jam jashtëzakonisht mirë, po punoj me albumin tim, me klipet… Zvicra, ose Gjeneva ku unë jetoj momentalisht, është një ndër vendet më të bukura në botë.
– Klipi yt i fundit është ai me titull “Ushtari i rrugës”. Çfarë kërkon të përcjellësh nëpērmjet fabulës së këngës?
– Tregoj karakterin tim, tregoj që çdo lartësi ka zbritje. Tregoj realitetin e sotëm, flas për njerëzit që kanë kaluar një histori të tillë, për njerëz që meritojnë diell dhe shiu vazhdon t’i lagë ata. Domethënë, ka ardhur koha e të keqit.
– Thonë se pas çdo stuhie, del dielli. Hera e fundit që e ke aprovuar diçka të tillë?
– Unë vetëm diell kam; s’e njoh stuhinë.
– Kthehemi te pyetja e parë: Pse vendose të largoheshe nga Shqipëria dhe të vendoseshe në Gjenevë? Çfarë të bindi?
– Unë, pa Tiranën, vdes! Në Tiranë linda e u rrita, Tirana është vendi ku do vdes dhe jo Zvicra. Vendosa të largohem për arsye politike, për arsye menaxhimi dhe, pse jo, për një aventurë të bukur. (Buzëqesh)
– Çfarë të ofron Zvicra?
– Asgjë më shumë se Tirana; thjesht kisha nevojë për pak aventurë, çlodhje, riorganizim të Stresit. S’më pengon asgjë pasi në evente jam prezent kudo, vetëm se udhëtoj nga Zvicra. (Qesh)
– Pse zgjodhe pikërisht Zvicrën?
– Sepse jam aktiv kudo, për 22 orë arrij në Australi, lëre pastaj në Europë apo Kosovë e Maqedoni.
– Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde tani që pas ikjes në atje?
– Asgjë nuk më mungon përveçse më mungon jashtëzakonisht familja, sidomos nëna ime të cilën s’ka sekondë e minutë që nuk e mendoj.
– Për çfarë të merr malli?
– Lagjia, shokët, mënyra jetesës, vendi, shtëpia, makina, motorri. (Qesh)
– Me vendosjen në Zvicër, tentove të largoheshe nga ç’gjë?
– Nga Stresi.
– Kënga “Më fal”, në bashkëpunim me Albreshën, është ende një ndër këngët më të pëlqyera. Kur bashkëpunimet janë të suksesshme, tenton t’i përsërisësh ato?
– Normalisht, s’bohet fjalë. Jam Seriali. (Qesh)
– A thotë Stresi “Më fal”?
– Falja është hyjnore, falje kërkoj kur e kam gabim.
– Hera e fundit që e ke thënë dhe kujt?
– S’e mbaj mend vërtet.
– Sa herë në jetë ke thënë “Të dua”?
– Një herë në jetë, Enxhi Kamenicës.
– Përveç prindërve, ke një person të shtrenjtë në jetë?
– Zoti i Madh, të cilit i lutem dhe i përulem. Besoj shumë.
– Ke një femër në krah?
– Momentalisht, jo.
– Kënga “My Queen”, kujt i është kushtuar?
– “I thom ti je yll deti se qielli ka shumë” (qesh) dhe realisht qielli ka shumë, por të detit janë të rralla. (Qesh) Ua kushtoj femrave të bukura, si dy motrat Vjollca, që janë më të bukurat. (Buzëqesh)
– A është Stresi djali që do ta donte një mama për dhëndërr?
– Me nënat e të dashurave kam shkuar gjithmonë mirë, më duan shumë. S’e di pse!
– Atje je më tepër Stresi apo Arkimedi?
– Të dyja, tashmë.
– Kur je djalë “i keq” dhe kur, djalë i mirë?
– Djalë i keq, por shumë shumë i keq, kur më cënohet familja. Ndërsa i mirë, 24/7. (Qesh)
– Arrijnë të të bëjnë të lumtur edhe gjërat më të thjeshta?
– Më të thjeshtë se e jetoj jetën unë, s’ka! Thjeshtësia është pastërtia që njeriun e zbukuron dhe e bën të lumtur.
– Mendon se dështimet shërbejnë për të forcuar karakterin?
– Normalisht, po, njeriu bie dhe ngjitet, kurse unë preferoj… Mesin dhe Ronaldon. (Qesh)
– Diçka, e nis sepse je i bindur që do ia dalësh apo e nis dhe ia lë kohës?
– Unë jam i paparashikueshëm që do të thotë, çfarë nuk bëj! Ama, nëse e nis, e mbaroj.
– Mendon se duke ikur atje, ua ke lënë rrugën e lirë kundërshtarëve të tu të të sfidojnë?
– Çfarë sfide? (Qesh) Repera ka sa të duash, por si unë, askush.
– Si i përballon sfidat?
– Me buzëqeshje.
– Sfida aktuale…
– Që po e lodh famën shumë. (Qesh)
– Të gjithë janë kuriozë të dinë, sa do qëndrojë Stresi atje?
– Normalisht, do kthehem në Shqipëri. Në Tiranë, njëherë në dy ose tre muaj, rri një fundjavë dhe iki, por besoj se do kthehem.
– Cili është personi që di më shumë sekrete të tuat?
– Ato të Facebook-ut, shoku im dhe kolegu Anestezion, kurse të jetës, Enxhi prapë.
– Sekreti që do të më thoje mua tani?
– Do thoja: “Mos e harro kurrë Stresin, të lutem”.
Çfarë zgjedh?
– Famë apo pasuri?
– Pasuri.
– Makinë apo motorr?
– Të dyja.
– Një mik apo mikeshë?
– Miq kam mjaftueshëm, do thoja, mikeshë.
– Tiranën apo Zvicrën?
– Tiranën.
– Hip hop-in francez apo atë kosovar?
– Normalisht, kosovar sepse është më i preferuari për shqiptarët. Diçka realitet.
– Të dhurosh një trëndafil apo një puthje?
– Puthjen po e po, por trëndafilin natën në krevat, do ishte e shijshme.
– Ngjyrën e kuqe apo jeshile?
– Jeshileeeeeeeeee.