Një telefonatë dhe në kafe më prisnin dy miq bizesmenë. Të dy shqiptarë. Të dy investojnë edhe jashtë Shqipërisë. I pari, Dine Fratari ndërton vila në periferi të Romës. I dyti në Zagreb. Ndërton apartamente banimi. “Sebepi”? Në Tiranë ka vite që nuk jepen leje ndërtimi.
Drejt nesh erdhi bizesmenia I huaj. Prezantimin e bëri Dine Fratari. Ishte nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Punonte për aeroportin e Kukësit… “Pse ndjehesh e trishtuar,- e pyeta? Mos vallë ju sosën paratë qeverisë suaj?” Përgjigja qe befasuese: “Jo. Nuk është punë parash. Problem janë ligjet që gatuan qeveria e Tiranës.”…
-Qeveria ime, -vazhdoi tregimin bizesmeni arab,- vendosi të ndërtoi një aeroport në Kukës. Punimet nisën në maj të vitit 2001. Më 26 qershor 2006 u bë inagurimi. Festë e madhe në Kukës. Erdhën qeveritarë nga Tirana dhe Abu-Dabi. Aeroporti është modern. Ka zënë 65 hektarë tokë. Arabët investuan për ndërtim dhe blerjen e pajisjeve rreth 17 milionë dollarë. Të gjitha falas. Nga dashuria për popullin shqiptar. Qeveria e Tiranës zgjidhi qesen për shpronësime, pagesën e TVSH. Rreh 5 milionë dollarë…Në shënjë respekti, aeroporti u “pagëzua” me emrin: “ Zayed bin Sultan Al Nahyan”.
-Nga ajo ditë,- vazhdoi tregimin bizesmeni arab, kanë kaluar 8 vjet. As është ulur e as është ngritur, asnjë aeroplan. Një gjë e vdekur. Një stoli e shëmtur për Kukësin! Po pse? Në vitin 2004 në parlament u miratua një konçesion për aeroportin “Nënë Tereza”. Në njërën anë qeveria shqiptare. Në anën tjetër një kompani gjermane. Kushtet e kontratës. Së pari, konçesioni jepet për 20 vjet. Së dyti, qeveria e Tiranës zotohet të mos japi asnjë linçencë për ndërtim aeroporti në teritorin e Shqipërisë. Paradoks! Deputetet ngritën kartonin jeshil, pikërisht në kohën kur në Kukës kishte tre vjet që kishte nisur puna!
…Ka 4 vjet që qarkullon një ide. Aeroporti I Kukësit të përdoret nga shqiptarët. Fantazi, për të mbushur me habere shtypin. Veç disa helikopterëve, ky transport nuk ekziston në vendin tonë…Po halli I sultan aeroportit? Do duhen të presim edhe 10 vjet sa të ”tretet” konçesioni me gjermanët: Prit gomar të mbijë bar…