Urime pwr 13 vjetorin, Sara Selami!
Mami, babi dhe ti vëlla, Zoti zbriti e më tha,
Më tha kjo është e vertetë,
Sot unë jam trembëdhjetë.
Trembëdhjetë vjet që festoj,
Fëmijëria do kalojë,
Sot e qeshur dhe pa halle,
Nesër jam zonjushë e madhe.
Kam një ëndërr, një gëzim,
Si do të jetë fati im,
Fati që ecën përpara,
Është dhjeta për ty, Sara,
Çfarë do bëhesh mos mendo,
Kur të rritesh e vendos,
Përpiqu dhe vetëm mëso.
Dhe fatin do përqafosh.
Mund të bëhesh poeteshë,
Mund të jesh doktoreshë,
Edhe fat pak po pate,
Mund të jesh një avokate.
Gjyshet flasin më përpara,
Urime zemre për ty, Sara… Urime të bën dyfish, që nga larg dhe një gjyshe. Urime ke nga të gjithë, ti vajzë e mirë e shtëpisë, je gëzimi i kësaj bote, lule është mosha jote. Të uron vëllai Nikola: “Male fusha i kërkoi, një tufe lule unë i mblodha, motrës sime t’ia dhuroj”. Mami, babi pak menjanë, mendje e zemër me ty jane, të urojnë si përhera, i festofsh 100 pranvera. Urime për ty, Sara, fati me ty qoftë, jeta jote qoftë e bukur, si një lule me një flutur! Urime A.
Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju…
– Meqë i ke dëshirë gjërat e shkurtra dhe të sakta, edhe unë kështu po shprehem, i dashur Ilir Trebicka: “Rrofsh për zemrën flori që ke”.
– Edhe kur nuk je prezent te “Korali”, ndihet gjithnjë atmosferë mirësie, duke filluar që nga sjellja e policit te dera. Të uroj si gjithnjë, shumë lumturi në familje, i dashur Elidon Rugia.
– Në koleksionin e gazetave “Intervista”, shoh që kam uruar Artur Zhejin, i cili paska thënë “Genc Ruli ka një karakter integral”. Sot e gjithë diten, i qëndroj edhe unë këtij përcaktimi, dashur Genci. Urime!
– Një telefonatë nga Shkodra e artistit të madh Gëzim Kruja dhe po atë ditë e Ilirjan Gjikës nga Fieri që më uronin për një libër, ma bënë zemrën mal. Ja që edhe një telefonatë e kryen këtë mision. Ju uroj jetë të gjatë, të dyve!
– Kur takoj ndonjë ish/skënderbegas, ajo ditë më duket më e bukur. Kështu më ndodhi edhe me ty, i dashur Stavri Gjoka, që pasi mbarove shkollën, punove si oficer 10 vjet në Sazan. E di ç‘vështirësi ke hequr, por Zoti të ka falur një shëndet dhe humor të rrallë. Kështu mbetsh, i dashur Stavri!
– E dëgjova 2 herë: Në Krujë, do të mbillte 500 mijë fidane. Ashtu si për qarkun e Lurës, që do rigjenerohet. U mrekullova, i dashur miku im i vjetër, Lefter Koka. Kudo ku punon, ti lë gjurmë pozitive, i dashur Teri. Urime nga zemra!
– S’më hiqet nga mendja ajo që më tha Abdyl Sinani, për Agim Binajn: “Ai është njeri i madh”. Kur një Prof. Dr. flet kështu për kolegun, kjo më ngroh sa më nuk thuhet. Urime të dyve.
– Vitet kalojnë, po ti i dashur Albert Brojka, mbetesh po i njëjti në mirësinë dhe qetësinë tënde. Të pashë para pak kohësh në TV, kur fole si autor i ditës së parë të krijimit të PD-së. Janë partitë që duhet të kenë nevojë për njerëz si ti, i dashur Berti dhe jo e kundërta. Të uroj gjithë të mirat në familjen tënde.
– Vetëm pak sekonda komunikova me ty e dashur zonja e mikut tim Kadri Morina, por aq më mjaftuan të “hedh” në perceptim konturet e një zonje shkodrane, të denjë për penelin e Kol Idromenos. Dhe thashë me vete “Paske fat, i dashur Kadri”. Urime familjarisht, veçmas çunit që takoi Papa Françeskun.
– Lajmi më i gëzuar që kam marrë këto ditë, është martesa pas disa muajsh e djalit të vogël të mikut tim Rexhep Tabaku. Kur u rrite? Dhe është bërë jurist i mbaruar, me studime në Itali. Patjetër që do të vij në dasmën e tij, i dashur Xhep. Zoti më dhënë shëndet!
– Edhe pse nuk u takuam, unë të uroj nga zemra për terminalin që ke bërë në Fier, aty te Auto-Grilli, i nderuari Sajmir Krasniqi. Qe vërtet një nder për Fierin, po edhe për Shqipërinë. Ia thashë edhe Baftjarit. Urime dhe… ke premtuar të më telefonosh! Numrin e ka Agroni. Edhe një herë, urime!
– Në televizor është tjetër gjë, po kur e sheh fizikisht, mbetesh i mahnitur, i dashur Fatos Tushe. Është fjala për sheshin kryesor të Lushnjes, ku ti drejton si kryetar bashkie. Të rrimë drejt dhe të flasim po drejt: Ca gjëra po bëhen! Urime nga zemra, miku im nga më fisnikët.
– I dashur Adi Dulaku, ke mbetur po aq fisnik si atëhere në Turqi, në Ak-Saraj. Vetëm je shëndoshur pak! Mosha… Të uroj gjithë të mirat e kësaj jete, njeri fisnik.
– Të prita 4 orë në Fier! Në një rast tjetër, do të mërzitesha, por kur mora vesh se ishe obliguar në një hall të madh të vartësve, u ndjeva krenar që kam një shok kaq human, i dashur Baftjar Zeqo. Kështu mbetsh gjithmonë!