Dashi
Keni dëshirë të zbaviteni. Për këtë arsye, nuk hezitoni të dilni çdo natë dhe të gjallëroni edhe shoqërinë, me energjinë tuaj të pashtershme. Megjithatë, në punë ju mungon përqendrimi, jeni i/e hutuar dhe nuk e keni mendjen në atë që bëni. Beqarët mund të bëjnë një takim që do t’i elektrizojë. Verifikoni që të keni të paktën një minimum pikash të përbashkëta. Buzëqeshja apo vështrimi, nuk janë gjithçka! Nuk jeni në kërkim të ndonjë aventure, apo lidhjeje të shkurtër.
Demi
Ju doni më shumë ekuilibër me partnerin/en tuaj. Keni vendosur të bëni një rishpërndarje të detyrave reciproke, në mënyrë që asnjëri të mos mbetet i pakënaqur. Nëse jeni vetëm, do të tregoheni mosbesues ndaj seksit tjetër, në përgjithësi. Evitoni mbrëmjet kur flisni keq për burrat apo gratë, kjo ju ngjall negativitet dhe nuk është diçka e mirë për ju. Në punë, bëni vetëm gjërat e domosdoshme. Sido që të jetë, është një javë festive dhe ju nuk keni qejf të punoni.
Binjakët
Jeni i përqendruar mbi idenë e çiftit. Nëse jeni vetëm, do të ekzaminoni lidhjet e mëparshme, për të kuptuar nëse problemi qëndron te: Qëndrimi juaj, naiviteti, apo sepse merrni një pozicion mbrojtës. Nëse jeni në çift, do t’i kërkoni këshilla partnerit/es se si të përmirësoni karrierën, lukun, etj. Përgatituni të dëgjoni disa të vërteta, sidomos nëse ai/ajo është Akrepi apo Virgjëresha, por nëse kjo mund t’ju ndihmojë të ecni përpara, dëgjojeni dhe merrni vendimet e duhura.
Gaforrja
Këtë javë do t’i lini mënjanë grindjet dhe mosmarrëveshjet, meqë është java e Krishtlindjeve dhe do të mundoheni të shkoni mirë me të gjithë, përfshi këtu edhe kolegët e punës. Do të jeni të mbytur deri në fyt me punë, sepse do të mbyllni disa punë para mbarimit të vitit dhe nuk ju ka mbetur shumë kohë. Mos u stresoni shumë, por mundohuni të organizoheni dhe ta planifikoni më mirë ditën tuaj të punës. Një shëtitje e shkurtër, do t’ju ndihmonte shumë.
Luani
Jeni me humor të mirë gjithë javës. Kështu, pra, do të keni rreth vetes një aureolë lumturie që i josh të gjithë. Në punë, të qeshurat tuaja i relaksojnë të tjerët, edhe kur janë të stresuar. Në dashuri, do të komunikoni për disa subjekte të ndjeshme (pesha, pamja e jashtme, duhanpirja, etj.) dhe ia thoni partnerit/es gjërat që keni për të thënë me humor, kështu që «kapërdihen» më lehtë prej tij/saj. Në familje, autoriteti juaj nuk do të vihet në diskutim.
Virgjëresha
Neptuni është ende në shenjën tuaj dhe jua mpreh më shumë logjikën. Është diçka e shkëlqyer për punën, sepse kështu, mund të shihni se çfarë nuk shkon. Ndërkohë, në dashuri mund t’ju prishë punë, sepse tjetri/a nuk ka dëshirë t’ju dëgjojë t’i numëroni gabimet që bën. Ai/ajo do ta ketë të vështirë t’i dukeni seksi pasi i keni zbrazur karikatorin me kritika… Ju do të zbuloni një artist, shkrimtar, regjisor, etj. dhe do të apasionoheni pas krijimeve të tij.
Peshorja
Këtë javë do të jeni në formë të shkëlqyer fizike. Do të vraponi sa andej-këtej, pa u lodhur kurrë, por mbase do të lodhni ata që keni rrotull, me kërkesat tuaja. Duhet të refuzoni ndonjë dalje me shoqërinë, sepse jo të gjitha daljet me të ia vlejnë. Mbase ju kërkoni vetëm t’ju «shohin», por jepuni prioritet miqve të vërtetë. Një grindje me partnerin/en nuk do të zgjasë, edhe sepse bëhet fjalë për gjëra banale. Kjo nuk do të mjaftojë për t’ju prishur humorin.
Akrepi
Edhe disa ditë dhe Saturni do të largohet nga shenja juaj. Përfitoni nga kjo, për të rregulluar ndonjë gjë që mendoni se duhet ndrequr. Çdo gjë me karakter administrativ meriton një vëmendje të veçantë nga ana juaj. Në lidhje, komunikimi është i sinqertë dhe i thellë. Kështu, pra, do të kaloni një Krishtlindje të shkëlqyer, në shoqërinë e familjes. Nëse bëni sport, jini të matur dhe mos e kapërceni fazën e nxemjes, sepse është e rëndësishme. Jupiteri, ju mbron në punë.
Shigjetari
Dielli dhe Mërkuri ju bëjnë dinamikë; ju nuk ndaloni asnjë çast! Një aktivitet, menjëherë, ndiqet nga një tjetër. Evitoni të hani duke ecur, merreni shtruar, uluni dhe hani ngadalë, pa e parë ekranin. Jeni të përparuar nga ana teknologjike, dini të kujdeseni për celularin apo kompjuterin tuaj dhe ua keni zbuluar të fshehtat, pa pyetur të tjerët. Mbase keni dëshirë t’i bëni një dhuratë të tillë vetes këtë fund viti… Në dashuri, nuk jeni romantikë, por praktikë.
Bricjapi
Afërdita dhe Plutoni ju shtyjnë të kujdeseni për veten, si nga ana fizike, ashtu edhe edhe nga ajo shpirtërore. Keni nevojë të çlodheni, prandaj mos e teproni me punët e shumta, lërini ca edhe për më vonë… Në dashuri, do të tregoheni më guximtarë se kurrë, do të bëni hapat e parë drejt dikujt që ju pëlqen shumë. Nëse jeni në çift, do të tregoheni shumë seksi dhe pasionantë. Do të shpenzoni shumë para këtë fundviti, por për njerëzit që doni, ia vlen.
Ujori
Marsi në shenjën e Ujorit ju jep dëshirë dhe energji, por ju lodheni shumë, pa qenë vërtet efikasë. Bëni fizkulturë sepse kjo do t’ju qetësojë nervat. Do t’ju vijnë ca lajme për një shok/shoqe që ka folur pas kurrizit për ju. Nuk jeni nga ata që ta zgjasin shumë, prandaj do të përballeni me filanin/en dhe do ta vini me shpatulla për muri. Kini kujdes nga gabimet në punë; nxitimi nuk është shumë i këshillueshëm këtë javë.
Peshqit
Do të ndjeheni jo në formë dhe pa energji këtë javë. Një alergji, apo një rrufë? Merrni vitamina, vishuni më trashë dhe shkoni të flini më herët se zakonisht. Ndjeheni paksa të brishtë në planin emotiv; disa ngjarje familjare ju shqetësojnë. Mos u ndjeni të detyruar të merrni anën e dikujt mes dy personave që doni. Në dashuri, tjetri do të ndjehet xheloz për cilindo të cilit i kushtoni kohë, që nga shoqëria e deri te familja. Kushtojini më shumë vëmendje dhe përkujdesje shpirtit tuaj binjak.