Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pa ty…

Dashuria që ndjej për ty, ditët që lahen nën ujrat e lotëve të derdhur, zemra që fluturojnë në krah të prerë. Shikojmë të ardhmen me sytë tanë të verbër. Dielli që vret hënën dhe hëna është e rraskapitur, vret yjet një nga një; zemra e strukur në cep të krahërorit dridhet, e trembur nga çdo gjë që e rrethon. Por ti, ti je drita ime në fund të tunelit. Je ëndrra ime që shoh çdo natë. Je gjithçka që kërkoj nga jeta. Nuk e di sesi do jem pa ty, nuk mundem ta mendoj jetën time pa ty. Eh o jetë, ç’kuptim do kishe ti pa të? Jo nuk duhet ta mendoj këtë gjë. Unë pa të? Joooo, nuk mundem ta mendoj, sepse thjeshtë ideja kur e mendoj më bën të ndihem keq. Të dua, as vetë se di pse të dua? Po di që të dua, je bota ime, je gjithçka që kam, je gjithçka që dua të arrij. Pa ty jam e humbur, të dua shpirti im. D & K.
Dua të jem aty kur ti fle si engjëll, të dëgjoj tek merr frymë, të shoh kur të zgjohesh në mëngjes dhe të buzëqesh. Dua të puth buzën e përgjumur të puth ballin e nxehtë. Dua të jem dita jote e re, të jem nata jote e mirë, dua të jesh ti jeta që jetoj çdo ditë. Dua të jem me ty çdo moment, të të pëshpëris se sa të dua, të të them sa shumë më mungon, të të them sa gabim e kishe që më largove, të të them se do të kujtohesh për mua, dhe ndoshta sdo të jem më siç jam tani ndaj teje. Je kaq larg dhe kaq afër njëkohësisht, pyes veten nëse të merr lemza, nëse zgjohesh në mëngjes sepse të kujtoj çdo orë sidomos në mëngjes, sepse më kujtohet kur më zgjoje ti. Dua të jem aty, të të them se ajo çfarë bëre do të jetë ndëshkimi jot përjetë, bëre shumë gabim, plagose një dashuri të vërtetë. Për Mondin nga Tina.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kthehu tek unë...

Next Post

Vjehrri më ka dhunuar, çfarë rruge ligjore të ndjek?

Advertisement