Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Endrrat tuaja te shpjeguara…

Në varreza
– Përshëndetje! Pashë në ëndërr sikur isha nëpër varreza dhe te një pllakë varri ishte një fotografi me fytyrën e kushëririt tim. Anash fotos ishte një shkrim i gjatë, i pakuptueshëm. Në fund të shkrimit shkruhej “23 vjeç”. Çfarë domethënieje ka kjo ëndërr?
– Një ëndërr e tillë së pari tregon për karakterin tuaj paksa të mbyllur dhe që nuk shpreheni shumë. E keni dëgjuar shprehjen “ai është si varr”, domethënë që nuk hapet kurrë, nuk flet dhe çfarëdo problemi të ketë, e ha me veten dhe nuk diskuton me dikë?! Ndoshta ju keni një siklet të brendshëm që ju mundon. Nga ana tjetër, ka mundësi të keni kaluar ose do të kaloni ndonjë shqetësim shëndetësor, por që është kalimtar. Nuk duhet të shqetësoheni…

Përsëritja e ëndrrës
– Doja të dija çfarë domethënieje ka kur një ëndërr përsëritet 8 herë dhe a mund të bëj ndonjë gjë unë që të mos e shoh më? Shoh sikur kam harruar të marr nga rrobaqepësia një fund që e kam çuar për ta qepur, nuk e di se kur. Shoh të njëjtin person, një mesogrua rrobaqepëse, të njëjtin vend, aq sa mendoj se është realitet, por kur zgjohem dhe e mendoj, në fakt, nuk ka ndonjë rrobaqepësi në qytetin tim, në atë vend. Çfarë domethënieje ka kjo ëndërr?
– Kur një ëndërr përsëritet disa herë, do të thotë që diçka në jetën tuaj nuk shkon siç duhet dhe ëndrra po mundohet t’ju japë ndonjë mesazh. Duhet të bëni një ndryshim në jetën tuaj. Mund të ketë lidhje me mënyrën si e mendoni jetën, se si e jetoni, marrëdhëniet tuaja në jetë. Diçka duhet të ndryshoni, që edhe ëndrrën të mos e shikoni më. Gruaja që shikoni në ëndërr, jeni po ju, një anë e karakterit tuaj, rrobaqepësja tregon që ka ardhur koha të ndryshoni diçka për mirë në jetën tuaj. Ëndrra ju këshillon ta merrni ju vetë situatën në dorë dhe të mos rrini në shpresat e të tjerëve për të ndryshuar diçka nga negative në pozitive. Ndryshimi që do të bëni, të cilin duhet ta zbuloni ju vetë se ku ju duhet, do t’ju ndihmojë të mos e shikoni më këtë ëndërr.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse vajzave u pëlqejnë djemtë e këqinj?

Next Post

Më është squllur gjoksi nga palestra. Si ta rikthej në formë?

Advertisement