Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

HOROSKOPI DHE SEKSI

Shenjat e horoskopit në… seks!

Doni të mësoni më shumë për preferencat seksuale të secilës shenjë? Si sillen ato në shtrat? Sapo jeni lidhur me dikë dhe doni të dini më shumë për të, për preferencat që ka në fushën e seksit? Mësoni shenjën së cilës i përket dhe, duke lexuar shkrimin tonë, mund të krijoni një ide se me kë keni të bëni dhe çfarë mund të prisni prej tij/saj…

GAFORRJA
Preferencat seksuale
Përkëdheljet, puthjet dhe rrëfimet erotike mund të ndezin interesin erotik të Gaforres së ndjeshme dhe emocionale! Butësia zë vendin e parë për nga rëndësia, përsa kohë zgjat marrëdhënia seksuale me të. U jep rëndësi të madhe të gjitha ndjesive gjatë seksit, edhe shqisës së gjashtë, domethënë, instiktit të tij. E eksiton shumë më tepër seksi që bëhet në “mjedisin” e tij, pra, në shtëpinë dhe konkretisht, në krevatin e tij të rehatshëm dhe të ngrohtë. Gjatë gjithë kohëzgjatjes së seksit, do që të ndjejë sigurinë e plotë se partneri/ja ndjehet i/e kënaqur. Në këtë mënyrë, edhe ai/ajo e shijon më shumë seksin! Dëshirat dhe zakonet e tij erotike ndryshojnë shpesh: Në një moment mund të preferojë një klimë romantike dhe në tjetrin, të përfshihet nga vorbulla e emocioneve, në një seks pasionant.
Profili seksual
Rrallë do ta dëgjosh një Gaforre ta quajë kontaktin trupor “seks”. Fjala që i pëlqen të përdorë gjithmonë është “dashuri”, sepse nuk mund të bëjë seks nëse nuk ndjen gjë për partnerin/en i/e tij. Në dashuri i pëlqen romanca dhe do të ndjekë ndjenjat, që të ndjehet i/e plotë. Do të ndjejë joshje erotike për dikë që mundohet t’i fitojë zemrën e t’i ofrojë siguri, qetësi dhe qëndrueshmëri. Shpeshherë, mund t’i ndrydhë dëshirat e tij seksuale vetëm që të mos cënojë ekulibrin emocional që ka arritur në jetë. Seksi është mjaft tradicional dhe konservator për të. Herën e parë që do të bëjë seks me dikë, do t’i vijë zor dhe do të ketë mjaft pasiguri, por kjo nuk do të vazhdojë gjatë. Kur të ndjejë familjaritet dhe besim te tjetri, do të shpalosë gjithë temperamentin e tij erotik, që me siguri, do t’ju çmendë fare!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shkatërrova familjen e tij, njësoj si babi im…

Next Post

Elita 5: Fama, të privon nga shumë gjëra...

Advertisement