Jam një vajzë qytetare që jetoj në Belgjikë. Kam shumë vite që punoj në një kompani amerikane, franceze dhe tani belge. Kam fituar kështu shumë eksperiencë pune. Për këto kompani kam punuar në bashkëpunim edhe në Indi (Bombej) në Argjentinë, në Malezi, Singapor dhe më shpesh në Angli, Francë, Itali. Për tu integruar sigurisht më ka ndihmuar edhe universiteti që kam kryer në Shqipëri si dhe njohja e gjuhëve të huaja. Pra jam e plotësuar nga ana ekonomike, por jo nga ana personale. Unë sot nuk kam asnjë shok dhe nuk kam pasur asnjëherë. E besoni! Po është e vërtetë megjithëse jam dhe e paraqitshme. Të jem e egër, apo e ftohtë, jo e kundërta jam, vajzë e thjeshtë, e ndjeshme, e dashur, të jetë çështje fati, ndoshta! Pra e kuptoni, kërkoj një shok jete, sigurisht me të dhënat që kam unë pak a shumë. Djali të jetë 38-43 vjeç, të jetë qytetar, i shkolluar, edukuar, inteligjent dhe të ketë dëshirë për të jetuar e punuar këtu në Belgjikë. Kush dëshiron, të lërë numër celulari në gazetë.
Përshëndetje, jam Sh. nga Jugu në kërkim të personit të duhur, duhet të ketë këto virtyte: dashuri dhe dëshmi për zotin, zemër shërbetore, që mendon dhe për të tjerët. Të kujdeset dhe që respekton të tjerët. Të ketë etikë të mirë në punë, vlera morale, ndershmëri dhe integritet, synime të admirueshme, i gëzuar, i kënaqur, mirënjohës, i shoqërueshëm, të jetë mosha 39-49 vjeç, me shtëpi, dhe punë në shtet. Gjithashtu dua nuse për vëllain me cilësitë e sipërpërmendura. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam një zonjë nga Tirana, skam shkruar asnjëher ne gazetë jam e divorcuar me tre femijë, 2 i kam martuar. Kërkoj nje njeri te mirë siç jam vetë te jetë i huaj ose shqiptar jashtë ne Zvicer ose Gjermani apo Norvegji. Të jetë ivetem ne gjendje ekonomike te mirë se me ka munguar shumë. Të jetë jo më shum se 60 vjeç, unë jam 50 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë. Ju faleminderit.
Jam një 31 vjeçare kam kaluar një zhgënjim në jetë ca vite më parë. Nëse ka një mashkull serioz që dëshiron të njohë një vajzë të siqnertë të bukur, atëherë përgjigjuni për diçka më shumë. Preferoj një djalë që ka kaluar dhimbje pasi vetëm ato dijnë si ta trajtojnë femrën apo të shërojnë një plagë.
Përshëndetje, jam një zonjë që i drejtohem një motre që kërkon një zonjë që ka kaluar halle, dhe të dijë ta kuptojë vëllain. Unë ju them që jam nga Vlora 39 vjeçe edhe unë kam një problem me shëndetin, dhe jam me librez invaliditeti. Për hollësira të mëtejshme mund të lini numrin tuaj në gazetë. Faleminderit.
Kërkoj të njoh një grek le te jetë ne moshen 47-50 vjec te jete i mbajtur larg alkolit e duhanit. Jam 45 vjece e ndare dua per martese te beje dhe dokumentat. Kam trup te rregullt nuk tregoje per moshen tregoj e re. Lini numer telefoni, dhe personi mund te vije ne Shqiperi per tu pare nga afer. Faleminderit nga zonja nga Jugu.
Pershendtje jam ajo zonja qe ka probleme me burrin dhe me femijet i pergjijgjem zoteris qe me ka len numrin ne redaksi. I them ta lërë në gazetë numrin e tij.
Përshëndetje i drejtohem zotërisë 47 vjeç që ka lënë një njoftim ne gazetën intervista të dt 15 nëntor që është nga tirana por pa fëmijë dhe kerkon një grua pa fëmijë. Po i them se unë i pershtatem të gjitha kërkesave tuaja, vetem se unë jam nga Vlora 40 vjece, ju kam marr në nr. amc qe keni shkruajtur në gazetë, por më del sekretaria që ky numër nuk egziston, prandaj do t’ju lutesha ta shkruanit numrin të saktë.
Jam nga Jugu, dua një mik serioz në të gjitha drejtimet, siç jam dhe vetë, banoj në Tiranë, 40 vjeçe, pamjen e kam debulesë, jam shumë e mirë. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam një vajzë 27 vjeçe kërkoj të njihem me një djalë për fejesë jo për tallje. Dua që djali të jetojë jashtë me letra të rregullta, të jetë nga Tirana ose Durrësi. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam Lorena 32 vjeçe nga Tirana, me arsim te larte e pune shteti. Fati nuk është treguar i drejte me mua pasi me ka lene vetem me fëmijë. Kërkoj te njihem me nje zoteri deri 45 vjec dhe me femije, ska problem por me pune dhe arsim per qellime serioze. Lini numrin tuaj të telefonit në gazetë për komunikim ju lutem. Faleminderit.
Përshëndetje! Jam X, beqare nje vajze serioze, shume korrekte dhe me shkolle te larte. Deshiroj te lidhem me nje person vetem per qellime serioze. Kerkoj që personi te jete katolik shume korrekt qe jeton e punon ne Tirane nga mosha 38-44 vjec. Ai qe eshte i interesuar e theksoj vetem per qellime serioze te lërë nr. telefoni ne gazete per komunikim. Faleminderit për mirëkuptimin.
Përshëndetje, jam Stelina me banim në Tiranë dhe origjinë nga Jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim. Jam e interesuar vetëm për një lidhje serioze me një person që të jetë: simpatik me trup të rregullt, i pamartuar, me arsim të lartë, i sinqertë, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit mosha 46-51 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni vetëm në gazetë. Faleminderit.
Përshëndetje, jam Brunilda 40 vjeçe, më mungon një mik i kompletuar. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam 32 vjeçe e divorcuar për moskujdesje per familjen dhe tradheti. Kam fëmije, jam me arsim te larte dhe pune shteti. Dua lidhje serioze me një mashkull deri në moshen 45 vjec, pranoj edhe me femije vetem te me trajtoje mire dhe mos te jete i papune. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam një zonjë nga Kavaja 38 vjeçe dëshiroj një lidhje serioze me një zotëri të jetë mosha 50 vjeç. Telefononi nga Kavaja dhe Durrësi.
Përshëndetje, jam nga periferia e Durrësit 36 vjeç, beqare e rregullt në çdo aspekt. Do doja të njihja një njeri të mirë beqar deri në moshën 42 vjeç, dhe vetëm nga Durrësi, për një njohje drejt një qëllimi serioz. Nëse nuk plotëson kushtet mos tento të përgjigjesh kot. Reina.
Jam një zonjë nga Vlora e divorcuar, kërkoj një lidhje serioze me një zotëri edhe ai të jetë serioz, mosha 55 vjeç. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam nga Tirana, jetoj në një qytet bregdetar, me shkollë të lartë 39 vjeçe. Jam e punësuar, vij nga një familje e rregullt. Interesohem për një njohje të re miqësore serioze me një person nga mosha 40-50 vjeç, me shkollë në punë, nga Jugu. Të dijë të vlerësoj femrën nga gjithshka e jo vetëm paraqitjen të jetë korrekt dhe serioz. Për një njohje, miqësi, lidhje serioze. Më kontaktoni nëpërmjet gazetes. Faleminderit.
Jam një zonjë nga Tirana quhem Jona, 32 vjeçe e arsimuar, tepër e bukur, kërkoj të njoh një zotëri mosha 35-40 vjeç të arsimuar nga Tirana të paraqitshëm. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam një zonjë nga Tirana jam e divorcuar kërkoj një lidhje serize me nje burre qe ti kete vdekur gruaja dhe te jete i rregullt familjar. Gjërat e tjera ja leme kafes te jete i moshes 55 deri 60 vjec i mbajtur sic jam vete une. Jam 56 vjec, dhe i interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim.
Përshëndetje i drejtohem zoterisë qe shkruan per 39 vjecaren nga Vlora, ju lutem te lini numrin e cel ne gazetë. Me respekt zonja nga Vlora.
Jam një zonjë e divorcuar kërkoj të njoh një zotëri vetëm për martesë deri në moshën 60 vjeç, nga Maqedonia, të jetë serioz jo aventurier, të jetë i punësuar, larg çdo vesi të keq, vetëm nga Kosova. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim. Faleminderit.
Përshëndetje jam zonjë nga Jugu banoj ne Tiranë. Jam 55 vjeçe e divocuar prej vitesh. I drejtohem intervistës të gjej një njeri që ti ketë vdekur gruaja, të jetë familjar i rregullt, tëjetë i dashur, me edukatë, të dijë normat familjare se unë kam nevojë për një njeri që të respektoj familjen, të ketë dhe shtëpi, të jetë mirë nga ekonomia, sepse kam vuajtur shumë. Ky zotëri që do të më telefonojë mua duhet ti ketë këto dy gjëra, që për vitet që na kanë ngelur ti jetojmë mirë. Pres përgjigje në gazetë. Faleminderit.
Advertisement