Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jeta Faqolli: Çfarë më mbajti larg muzikës…

Jeta (3) Jeta (4)Këngëtarja Jeta Faqolli u bë kohë që i mungon tregut muzikor me një projekt të ri dhe duke marrë parasysh kuriozitetin tuaj për të ditur se çfarë ka ndodhur me të gjatë kësaj kohe, ne realizuam një intervistë me të. Gjatë bisedës së këndshme, Jeta ndër të tjera na tregon se çfarë e mbajti larg muzikës dhe rrëfen me sinqeritet gjithçka për jetën e ditët e saj…

Jeta dhe muzika
– Jeta, e di që i ke munguar publikut me një këngë dhe klip të ri?
– Është e vërtetë, por kam patur gjëra shumë më të rëndësishme para muzikës apo një videoklipi të ri. Kjo gjë mendoj se ka vlejtur edhe si një moment reflektimi.
– Me çfarë je marrë gjatë kësaj kohe?
– Jam marrë me plot gjëra në jetën time private, por kjo s’do të thotë se kam refuzuar mbrëmjet muzikore.
– Kur sheh koleget e tua që publikojnë video njëra pas tjetrës, nuk i thua vetes: “Jeta, urgjent një këngë të re!”?
– Po, ndonjëherë po, por unë gjërat i kam të planifikuara, kështu që nuk dal dot jashtë planeve të mia. Gjithashtu, nuk jam tip që tundohem në lidhje me punën e tjetrit.
– Sot kemi shumë muzikë dhe pak cilësi… Çfarë mesazhi ke për vajzat e reja që po tentojnë gjithnjë e më shumë drejt muzikës, pa e llogaritur fare faktorin talent?
– Nuk mendoj se ka shumë të tilla… Muzika ka arritur të punohet shumë bukur në kohët e sotme. Gjithsesi, koha seleksionon vetë dhe s’ka vend që të merremi me punët e tjerëve.
– Që do të rikthehesh shpejt, besoj kjo është e sigurtë, por si do të jetë rikthimi yt?
– Sigurisht që po punoj për disa gjëra të reja, por kjo do të mbetet me “No coment” për momentin, derisa këto të jenë konkrete.

Jeta në shoqëri

Advertisement

– Bën pjesë te tipat që kanë shumë shoqëri apo e mban të ngushtë rrethin e miqve?
– Nuk është se mbaj shumë shoqëri, por atë shoqëri që kam, e kam të zgjedhur dhe e mbaj shumë pranë vetes.
– Në shoqërinë tënde, ka më shumë persona të njohur apo të thjeshtë?
– Kam shoqëri me persona të njohur, por përgjithësisht, janë njerëz të thjeshtë, jo publikë.
– Në rrethin tënd shoqëror cilësohesh si: “Jeta e qetë”, “Jeta nevrike”, “Jeta e çmendurive” apo “Jeta e bukur”?
– Pak nga të gjitha jam, por më shumë më karakterizon “Jeta e qetë”.
– Cili është miku apo mikja që të gjendet gjithmonë pranë edhe nëse i telefonon në orët e para të mëngjesit?
– Dikur ka qenë motra ime, por meqë është martuar tani, jam shumë e lidhur me kushërirën time me të cilën kuptohemi shumë mirë dhe i gjendemi pranë njëra-tjetrës në çdo aspekt.
– Po ai/ajo që do të doje t’i thoje diçka në këto momente? Cfarë?
– Është një grua në fakt që s’do të doja t’ia përmendja emrin dhe profesionin sepse e kupton vetë ajo që unë e dua shumë, e falënderoj shumë dhe i jam shumë mirënjohëse. Është një nënë e dytë për mua.

Jeta në përditshmëri
– Si ishte dita sot?
– Një ditë e bukur, ashtu siç shkëlqente edhe dielli vetë.
– Kur dhe si nis një ditë e jotja?
– Një ditë e imja nis kur zgjohem, zakonisht, në orën 11. Çohem qetësisht dhe ha mëngjesin që s’e harroj kurrë. Pastaj përgatitem për të dalë dhe për të mbaruar të gjitha gjërat e planifikuara.
– Me kë e pi kafen e mëngjesit?
– Me këdo që më bie të takohem atë ditë. Mund të jetë kushërira, mund të jenë shoqet ose dikush tjetër, me të cilin e kam lënë për ndonjë punë.
– Çfarë ta zë pjesën më të madhe të ditës?
– Po varet, takimet, udhëtime të shkurtëra, por edhe ndonjë drekë. Këto kanë të bëjnë edhe me një biznes të përbashkët që kam me një të afërmen time dhe që na merr disa orë në ditë.
– Çfarë bën Jeta kur është në shtëpi?
– Kjo është një pjesë e bukur… Kur jam në shtëpi unë i bëj të githa, edhe gatuaj, edhe merrem me punët e shtëpisë, shoh televizor, merrem me internetin, lexoj. Me pak fjalë, më shijon shumë të rri edhe në shtëpi, pasi i kam mbyllur punët e tjera.
– Gjendesh në kuzhinë… Çfarë të vjen ndërmend të gatuash për momentin?
– Ah, një kocë të freskët që sapo e kam blerë! E gatuaj shumë mirë, pasi ia kam marrë dorën shumë gatimit. Shoqëruar me perime të ziera, mmmmm…
– Me cilin person kalon më tepër kohë gjatë ditës?
– Me kushërirën time i bie të qëndroj më shumë.
– Nëse një mik/mikeshë të zhgënjen, e fal apo zë miq të rinj?
– Nëse dikush më zhgënjen rëndë, sigurisht që do ta largoja direkt; miq të rinj ka plot.
– Çfarë bën që ta kalosh sa më bukur ditën?
– Zakonisht, kënaqem kur dal me shoqëri për dreka në udhëtime të shkurtëra, dal për shopping ose kinema.
– Dita jote e preferuar e javës…
– E hëna. Të gjithë e urrejnë, kurse unë e dashuroj se ka gjallëri, më pëlqen të punoj dhe të merrem me gjërat e mia.
– Fundjavat e tua janë të zhurmshme apo të qeta?
– Janë të qeta, se edhe vetë jam e qetë, s’më pëlqejnë shumë zhurmat.
– Nëse gjatë ditës merr një ftesë për kafe, ndërsa një shoqe të telefonon sepse ka nevojë të shprehet me dikë për një problem të sajin, çfarë zgjedh?
– Sigurisht, shkoj te shoqja që ka nevojë. Jam tip shumë i ndjeshëm dhe e gatshme për t’i qëndruar pranë kujtdo që do të kishte nevojë sepse mendoj si për veten. Nëse do të kisha nevojë për diçka do t’ia ndjeja shumë nevojën dikujt që nëse nuk e ke të duket jeta bosh, prandaj përpiqem shumë të ndihmoj sa mundem.
– Një ndeshje futbolli zgjedh ta ndjekësh në shtëpi apo jashtë, me miqtë?
– Tani, meqë jemi në dimër, do shkonte shumë ta ndiqnim në shtëpi… Ku ka më mirë, më rehat?!

Jeta, luku dhe udhëtimet

– Cili është për ty, rregulli numër 1 në luk?
– Thjesht, bukur dhe sa më komode.
– Në garderobën tënde ka më shumë veshje, këpucë apo çanta?
– Veshje kam më shumë. Pastaj vijnë këpucët, që nuk janë pak as ato.
– Çfarë bën me veshjet më të shtrenjta që ke, pasi u kalon sezoni ose nuk të pëlqejnë më?
– I dhuroj sepse më shtyjnë të ble gjëra të reja dhe ne femrat aty e kemi qejfin, të bëjmë shopping.
– Cilës veshje ia ke vënë syrin së fundmi?
– Kam porositur në internet një palë këpucë Dior të kuqe dhe një palë çizme të zeza, të gjata, që sapo kanë dalë, Givenchy. Kohët e fundit, më ka kapur mania të blej gjërat më të fundit.
– Ku ke udhëtuar së fundmi?
– Në Milano.
– Udhëtimet të pëlqen t’i bësh me avion apo me makinë?
– Me makinë.
– Udhëtimi më i bukur që ke bërë?
– Ka qenë në Belgjikë, pastaj Gjermani, Francë dhe Milano, për arsye pune me kolegë; jemi kënaqur.
– Po ai i ëndrrave?
– Nuk ka ndodhur akoma, por besoj, së shpejti.

Jeta dhe… jeta

– Gjithsecili nga ne ka një përkufizim për jetën, duke u bazuar dhe në jetën që bën. Cili është përkufizimi yt?
– Jeten time do ta përkufizoja: Të isha e suksesshme në punën time, të krijoja një familje dhe të kem fëmijët e mi e ta shijoja aq sa duhej e sa kisha mundësi. E ç’të duhet më shumë?! Nëse ke arritur këto, je i suksesshëm!
– Ti e sheh gotën gjysëm plot, apo gjysëm bosh?
– Më ndodh ta shikoj në të dyja versionet, varet si është dita.
– Beson në jetën pas vdekjes?
– Besoj deri diku, por jam konfuze prapë dhe s’dua t’i hyj shumë këtij fakti.
– Çfarë do të doje më shumë nga jeta?
– Do të doja më shumë dashuri dhe respekt nga njerëzit sepse kjo gjë ka humbur me kohë.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Egjipti hap së shpejti vizitat në zonën e Sfinksit

Next Post

Erion Isai: Unë e Besi, 24 orë në punë!

Advertisement