Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ecja, po aq efikase sa edhe vrapi?

Ai/ajo që nuk e ka menduar të paktën një herë se ecja është sport për përtacët, le të ngrejë dorën! Megjithatë, edhe ecja është një aktivitet sportiv si të tjerët. Një studim britanik ka provuar se ajo ka dhunti të ngjashme me një sport më të fuqishëm.
Shpesh dëgjojmë refrenin: “Për të qenë në formë, ecni të paktën 30 minuta në ditë!”. Le ta pranojmë, jemi shumë të paktë ne që e praktikojnë këtë aktivitet, sepse e gjykojmë të padobishëm për të rënë në peshë. Sigurisht, por ecja në këmbë ka më shumë efekte pozitive sesa e mendonim. Në fakt, një studim i kryer nga një laborator anglez tregon se praktikimi i rregullt i ecjes ka shumë efekte pozitive. Qëllimi i studimit ishte të tregohej se ecja ka po aq efekte pozitive sa edhe vrapi. Për këtë arsye u morën në studim 33 mijë praktikues të vrapit dhe 16 mijë të ecjes në këmbë. Rezultatet ishin befasuese: Të dyja këto sporte kishin të njëjtat efekte pozitive. Vrapi pakësonte rrezikun e hipertensionit me 4.2%, të kolesterolit me 4.3%, diabetit me 12.1% dhe sëmundjeve kardiovaskulare 4.5%, kundrejt 7.2% për hipertensionin, 7% të kolesterolit, 12.3% të diabetit dhe 9.3% për rreziqet kardiovaskulare tek ata që praktikonin ecjen. Megjithatë, ju këshillojmë të mos i braktisni atletet e vrapit, pasi shkencëtarët këmbëngulin se për të arritur këto rezultate, duhet që edhe kaloritë e shpenzuara të ishin identike. Me një fjalë, duhet të ecni shumë më gjatë për të patur të njëjtat efekte pozitive si vrapi! Po ju, jeni më shumë të dhënë pas vrapit, apo pas një shëtitjeje të qetë?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si pihet çaji nëpër botë?

Next Post

Egjipti hap së shpejti vizitat në zonën e Sfinksit

Advertisement