Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

HOROSKOPI DHE SEKSI

Doni të mësoni më shumë për preferencat seksuale të secilës shenjë? Si sillen ato në shtrat? Sapo jeni lidhur me dikë dhe doni të dini më shumë për të, për preferencat që ka në fushën e seksit? Mësoni shenjën së cilës i përket dhe, duke lexuar shkrimin tonë, mund të krijoni një ide se me kë keni të bëni dhe çfarë mund të prisni prej tij/saj…

DEMI

Preferencat seksuale: Demi kërkon të arrijë në kulmet erotike “ngadalë dhe me vështirësi”. Si në gjithë fushat e jetës së tij, edhe në seks kërkon ta marrë shtruar derisa të vendosë të bëjë dashuri me dikë. E eksiton gjithë loja erotike, derisa të çlirojë të gjitha instiktet e veta erotike. Ato që kanë më shumë rëndësi për të janë lojërat paraprake. Shijon shumë më tepër “mezetë” (domethënë, lojërat paraprake), sesa “gjellën kryesore” (momentin e orgazmës). Burri Dem do ta shohë partneren e vet me të brendshme sensuale, gjithë dantella. Meqë dashuria për të kalon nga stomaku, seksi për të do të jetë më efikas, nëse i përgatit më parë një darkë romantike! Epshi seksual i gruas Dem shtohet kur burri që ka në krah, arrin të krijojë një atmosferë të bukur romantike, me muzikë, qirinj aromatikë dhe kur krevati të jetë shtruar me çarçafë mënfadshi, bile edhe të jetë mbushur me petale lulesh! Masazhi erotik me vajra esenciale e shton erotizmin, si të burrit, ashtu edhe të gruas Dem.
Profili seksual: Dashuritë e një nate nuk hyjnë në preferencat erotike të Demit, sepse ka mjaft ide konservatore për jetën, pra, edhe për seksin. Mendon se seksi është i bukur me një person që e njeh mjaft mirë dhe me të cilin ka krijuar një lloj familjariteti. Për të ka gjithmonë rëndësi cilësia dhe jo shpeshtësia e raporteve. Seksi me një Dem zgjat gjithmonë. Mbase në fillim të lidhjes mund t’ju krijojë përshtypjen e njeriut të rreptë, të largët dhe paksa të ftohtë, por kur arrin momenti i duhur “erotik”, do të vësh re se është një partner erotik sensual, që ka si qëllim kryesor të japë dhe të marrë kënaqësi. I respekton nevojat e partnerit dhe është mjaft i/e rezervuar. Në seksin me një Dem, do të ekzistojë gjithmonë ndjenja dhe romantizmi. Nëse nuk shkon mirë në shtrat me një partner, ka gjithë durimin e duhur për të bërë përpjekje që t’i gjejë “butonat e duhur”, për ta eksituar edhe më shumë!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ai nuk meriton ta shohë të birin!

Next Post

Kujt i rri më bukur: Amit, apo Kelit?

Advertisement