Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
NDRYSHIMI I VIP-ave: Adelina Tahiri
Rafaela Michael, një braziliane tjetër në Tiranë: Vajzat më shohin çuditshëm…
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj: Vitin tjetër fëmija ynë i parë....

Rafaela Michael, një braziliane tjetër në Tiranë: Vajzat më shohin çuditshëm…

Kishit njohur deri më tani vetëm një vajzë braziliane që jeton në Tiranë, Andresën! Tani, keni mundësi të njihni edhe një bukuroshe tjetër që vjen nga ky vend, një vajzë po aq energjike, e qeshur dhe mjaft e dashur. Ajo quhet Rafaela dhe është zhvendosur për të jetuar në Tiranë bashkë me mamanë e saj. Ishte pikërisht klipi i djemve të grupit “Shqiponjat” që na “prezantoi” me të nëpërmjet ekranit, gjë që jemi të sigurtë se ju ka bërë shumë kuriozë ta njihni nga afër bukuroshen diellore, që sjell me vete ngrohtësinë e vendit të saj. Epo, ja ku e keni!

– Rafaela, kur folëm bashkë, po ngisje makinën. Ku ndodheshe?
– Po kthehesha nga puna, sepse punoj në Albacall (call center italian), po i afrohesha semaforit dhe… pashë mesazhin tënd. (Qesh)
– Si e kalove ditën sot?
– Unë punoj dhe sot më eci mjaft mirë sepse bëra dy rezervime, shita dy bileta dhe isha e lumtur, por tani kam shumë ftohtë. (Qesh)
– Je nga Brazili, por ke zgjedhur të jetosh në Tiranë. Pse?
– Po, jam nga Brazili dhe kam udhëtuar shumë qëkur isha e vogël. Kam qenë në Francë, Afrikë, Singapor, Guajana, Uruguaj, Argjentinë, Paraguaj, Venezuelë, Nju Jork, Nju Xhersi, Majami, Las Vegas, Barbados, Kazakistan, Xhamajkë, Panama dhe Kubë, pasi prindërit e mi janë diplomatë. Tani, jam këtu në Tiranë. Mami im erdhi të punonte këtu dhe më tha të vija në Tiranë bashkë me të. Unë e pyeta: “Tirana? O Zot, ku është ky vend? Nëse ti më gjen një punë atje, atëherë do vij”. (Qesh) Ajo buzëqeshi dhe ma ktheu: “Të shohim”. Kur erdha në Tiranë, takova vajzën që pasi më pa duke kërcyer, i pëlqeva shumë. Ajo njihte pronarin e Vesa Center dhe ai më ftoi të mësoja aty zumba. I thashë “Pse jo?”. Kështu, punova te Vesa Center. Gjithashtu, kam punuar tek Alitalia nga 11.00-16.00 dhe, pas kësaj, shkoja në zumba te Vesa Center nga 16.00-17.00. Më pas, mësoja në palestrën “Golden gym”. Ishte shumë argëtuese! (Buzëqesh) Kështu pra, ndodhem në Tiranë sepse mamaja ime e dashur punon në Ambasadën Braziliane.
– Me çfarë ngjarjesh interesante dhe jo interesante është shoqëruar udhëtimi dhe jetesa jote këtu?
– E di? Pjesa më interesante në Shqipëri janë njerëzit, të cilët janë kaq të dashur dhe pyesin shumë. (Qesh) Por, kjo më pëlqen dhe u përgjigjem gjithmonë. Kur jam duke ecur në rrugë, ata më shohin dhe duket sikur thonë: “O Zot, kush është ajo?”. (Qesh) Është shumë interesante.
– Të ka ndodhur ndonjë situatë humoristike gjatë kohës që ke qenë në Shqipëri?
– Situata më qesharake që më ka ndodhur këtu ishte këtë javë. Po ecja për në shtëpi dhe po flisja në telefon me të dashurin tim. Papritur, një djalë, që nuk e kisha parë kurrë në jetën time, provoi të më vidhte telefonin. Bërtita dhe vrapova. Në fakt, ai u frikësua sepse unë bërtita shuumëfort. (Qesh) Kjo ishte qesharake dhe e frikshme në të njëjtën kohë.
– Tani, pas pjesëmarrjes në klip, je bërë e njohur. Çfarë të thonë njerëzit në rrugë?
– Në fakt, unë kam qenë e njohur tashmë sepse jam ndryshe nga të tjerët, jam nga Brazili. (Buzëqesh) Të gjithë më afrohen dhe më pyesin nga jam, por pas pjesëmarrjes në video, mendoj se po… Jam edhe më e njohur tashmë sepse shumë persona më ndalojnë dhe më pyesin: “A je ti vajza e videos?”. Unë qesh dhe ua pohoj. (Qesh) Nuk më pëlqen shumë vetja sepse më duket e shëndoshë dhe, kur më kërkojnë të jem pjesë e ndonjë videoje, u them: “Mund të humb 3 kg më parë?”, por më përgjigjen se nuk kanë kohë… (Qesh)
– Nëse hyn në një ambient të mbushur me njerëz, çfarë ndodh?
– Mendoj se më shohin. Të thashë, jam ndryshe këtu sepse jam “black girl” (vajzë e zezë) dhe ju këtu nuk keni shumë të tilla. (Qesh) Ja, pra, pse të thashë që tashmë jam e njohur këtu, apo pse brazilianët e afrikanët janë të njohur këtu. (Buzëqesh)
– Si i njohe çunat e grupit “Shqiponjat”?
– Në fillim, jemi takuar nga miqtë e miqve.
– Ata të përzgjodhën për të qenë në klip?
– Djemtë kishin vendosur të xhironin një klip dhe më kërkuan mua të bëhesha pjesë e tij. Pranova dhe ia kemi kaluar mjaft bukur gjatë xhirimeve; ishte një eksperiencë shumë e këndshme dhe djemtë, janë vërtet të këndshëm.
– Çfarë të pëlqen në Tiranë?
– Tirana më pëlqen në verë. Ka vende kaq të bukura! O Zot, shumë e lumtur jam këtu. (Qesh)
– Në Brazil, koha është e ngrohtë. Si e përballon të ftohtin në Shqipëri?
– Po, në Brazil moti është kryesisht i nxehtë. Kam qenë edhe në Kazakistan ku është shumë ftohtë, e kam provuar…
– Sa shpesh e viziton Brazilin?
– Vëllai dhe motra ime nuk jetojnë në Brazil. Motra ime jeton në Guajana, vëllai në Australi, ndërsa unë me mamain këtu, kështu që për herë të fundit në Brazil kam qenë në vitin 2011.
– E di që edhe një tjetër braziliane jeton në Tiranë, Andresa që është pjesë e emisionit “E Diela Shqiptare”? E njeh?
– Po, e di. Shumë prej atyre që njoh dhe jetojnë këtu, janë martuar. Tjetra është Andresa, mikja ime.
– Do të doje apo ke provuar të jesh edhe ti pjesë e këtij emisioni?
– Unë nuk flas shqip, është kaq e vështirë! Kështu, është e vështirë edhe të jem pjesë e atij emisioni. Megjithatë, nuk e kam provuar ndonjëherë, madje as nuk e kam pyetur ndonjëherë, sepse, çfarë mund të bëj unë aty nëse nuk di të flas shqip?! Preferoj të kërcej sepse është diçka që di ta bëj shumë mirë. (Qesh)
– Mendon se pas pjesëmarrjes në klip do të të jepen mundësi të reja për në televizion?
– Këtë, vetëm Zoti mund ta dijë. Ndoshta po, ndoshta jo.
– Përveç gjuhës shqipe, cilat kanë qenë vështirësitë e tjera që të është dashur të përballosh kur erdhe në Tiranë?
– Të ngas makinën. (Qesh) Këtu është vërtet stresuese, askush nuk e respekton një femër që nget makinën. Tani sikur po mësohem…
– Je munduar ta mësosh gjuhën shqipe?
– Kuptoj pak, por nuk e flas dot.
– Brazili dallohet ndër të tjera edhe për karnavalet, ndërsa brazilianet dallohen për të pasmet e tyre. E tërheq ti vëmendjen e meshkujve me këtë pjesë të trupit?
– Ah, po, absolutisht! (Qesh) Një ditë, teksa po ecja në rrugë, një djalë po më shikonte shumë dhe po mendoja me veten: “Pse po më shikon kaq shumë ky?”. Dhe, nuk do ta besosh, por ai më preku parapanicën. “Je i çmendur?”, i thashë. O Zot, ishte shumë e sikletshme dhe të gjithë po shikonin.
– Nëse unë do të vija në Brazil, do të më paragjykonin si “shqiptare”?
– Sigurisht që jo (qesh), por do të të pyesin “Ku ndodhet Shqipëria?”. Më pyesin edhe mua shumë!
– Po ty, të ka ndodhur këtu që ndonjëri të ka parë “shtrembër” apo të ka paragjykuar?
– E paragjykuar ndoshta po, sepse nga paraqitja dikush mund të paragjykohet. Edhe shumë vajza më shohin në një mënyrë të çuditshme! Një ditë, teksa po ecja në Bllok, një vajzë më thirri “ku**ë”. “Pse më thirre ashtu? O Zot, ti je e çmendur”, i thashë.
– Po miq shqiptarë, ke bërë?
– Po, kam shumë miq shqiptarë; janë shumë të dashur. I dua.
– U ke mësuar atyre pak nga kultura braziliane?
– Po, u kam mësuar të thonë: “Si je? Mirmëngjes! Mirëdita” dhe samba, sigurisht. (Qesh)
– Po ndonjë ushqim brazilian u ke gatuar?
– Po… në fakt, jo unë, por mamaja ime. (Qesh) Nuk më pëlqen të gatuaj, por i kam marrë ata të hanë feijoada; është ushqim tradicional brazilian.
– Teksa bisedon me ty, vë re që je shumë e qeshur. Je gjithmonë kështu?
– (Qesh) Po, kështu jam gjithmonë.
– Shoku yt i zemrës, është shqiptar apo nga Brazili?
– I dashuri im është nga Brazili, nga Sao Paolo.
– Ku jeton ai?
– 5 minuta larg meje. (Buzëqesh)
– Kush të mungon më tepër nga Brazili?
– Më mungon daja; e dua shumë.
– E ke të vështirë ta gjesh gjuhën e përbashkët me të gjithë?
– Jo, nuk kam vështirësi në komunikim. Bëj shpejt miq. (Buzëqesh)
– Çfarë pret të bësh në hapin e radhës?
– Në hapin e radhës jam e gatshme të bëj shumë gjëra, por i kam lënë në duart e Zotit dhe e lë Atë të kujdeset. Pres për mundësitë e tjera. (Buzëqesh) Të falënderoj edhe ty që më dhe mundësinë të flisja për veten, jetën time këtu në Tiranë, kulturën ndryshe etj. Më pëlqen t’i ndaj me të tjerët këto gjëra. (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

NDRYSHIMI I VIP-ave: Adelina Tahiri

Next Post

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj: Vitin tjetër fëmija ynë i parë....

Advertisement