Biondet
Dy bjonde po ecin rrugës, kur njëra gjen një kuti pudre. E hap, shikohet në pasqyrë dhe thotë:
– Se ku e kam parë këtë fytyrë…
– Ma jep mua pak… – thotë e dyta, që merr, e hap dhe shikohet në pasqyrë. Atëhere, e inatosur i thotë shoqes: – Sigurisht qe e ke pare mi budallaqe! Nuk e kuptove që isha unë?
Jetëgjatësia
Një burrë i moshës mesatare, shkon te mjeku: – Doktor, ka ca kohë që kam shumë frikë nga vdekja. Dua të jetoj sa më shumë të jetë e mundur. Çfarë të bëj?
– Hëm… Mjekime për këtë nuk ka, në fakt, por më thoni: A pini duhan?
– Po, një paketë në ditë!
– Mirë, atehere do ta lini menjëherë duhanin. Pini alkool?
– Një gotë verë në drekë dhe ndonjë birrë në fundjavë…
– Atëhere, filloni të pini vetëm ujë. Po për të ngrënë, çfarë hani?
– Po, gjithçka më shijon…
– Duke nisur nga sot, do të ndiqni një dietë shumë të rreptë; vetëm perime të ziera, pa kripë dhe djathë pa yndyrë… Dhe, as mos e çoni ndërmend ta ndërprisni ndonjëherë këtë dietë! Bëni seks?
– Po, pak a shumë një herë në javë, me gruan…
– Epo, duke nisur që nga sonte, ju do të flini në krevate të ndara. Nuk do të ketë kurrë më seks për ju!
– Doktor, po këto qenkan shumë të vështira! Të paktën, a jeni i sigurtë se do të jetoj më gjatë?
– Me thënë të drejtën, këtë nuk e di, ama, ju siguroj se juve do t’ju duket një përjetësi!
Klienti
Pronari i një supermarketi, ndërhyn i inatosur ndërsa sheh shitësen duke debatuar me një klient:
– Zonjushë, çfarë bëni kështu? Ju e dini se klienti ka gjithmonë të drejtë! – Pastaj, me xhentilesë, i drejtohet klientit: – Zotëri, më tregoni ju lutem, çfarë po i thonit shitëses?
– Që jam hajdut!
Gjëagjëza
– Çfarë është një gjë që ditën leh dhe natën noton?
– Proteza e vjehrrës sime!