Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Keni frikë të peshoheni?

Overweight woman with a weighing machine and measure tape.Keni frikë të hipni në peshore? Ka ardhur koha të testoni marrëdhënien tuaj me peshën!

1. Për t’u peshuar, ju:
a. Do të hipnit mbi një peshore numerike, që llogarit edhe nivelin e dhjamërave dhe ka lidhje me internetin, për të transferuar masat tuaja në kompjuter!
b. Ju pëlqen të ndërroni peshore. Ju peshoheni në shtëpinë tuaj, në atë të partnerit, te miqtë dhe merrni numrin më të favorshëm!
c. Peshoheni me peshoren tuaj të vjetër, me akrep.

2. Për të marrë vesh nëse keni rënë në peshë pas javës së parë të një diete drakoniane, ju:
a. Masni perimetrin e belit dhe të kofshëve
b. Ngjiteni mbi peshore, me djersë të ftohta në ballë
c. Shihni nëse ju bëjnë xhinset tuaja tub.

Advertisement

3. Ju do ta përcaktoni siluetën tuaj si:
a. Normale, me tendencë shëndoshjeje.
b. Obeze! Nuk jeni kurrë e kënaqur!
c. Normale, me tendencë për të qenë e thatë

4. Para se të peshoheni, mund t’ju kapim në flagrancë duke:
a. …bërë seanca të fuqishme ushtrimesh për barkun dhe të pasmet, në mënyrë që të djersiteni në maksimum dhe të eliminoni gotën e ujit që keni pirë para se të fillonit fizkulturën.
b. …prerë thonjtë, majat e flokëve, etj. Këto janë disa gramë të fituara.
c. …u zhveshur lakuriq

5. Mund ta krahasonit peshoren tuaj me:
a. Kompjuterin e një anijeje kozmike të NASA-s.
b. Valixhen tuaj: Vetëm kur hipni sipër saj, e mbyllni (gojën)
c. Shoqen tuaj më të mirë. Kur e pyesni nëse ky fund ju tregon të shëndoshë, ajo ju përgjigjet sinqerisht!

6. Ju e përdorni peshoren:
a. Kur jeni e sigurtë se keni humbur të paktën 300 gramë!
b. Çdo ditë!
c. Për ta verifikuar, kur mendoni se jeni shëndoshur pak.

7. Para se të hipni mbi peshore, ju ndodh të keni simptonat e mëposhtme:
a. Probleme me shikimin!
b. Verbim, tike nervore, djersitje, migrena, humbje ekuilibri…
c. Humbje oreksi dhe tharje fyti!

8. Zakonisht, ju peshoheni:
a. Një herë në javë dhe është mjaft traumatizuese.
b. Mëngjes, drekë dhe darkë, pastaj bëni një mesatare.
c. Një herë në muaj… Janë veshjet që ju tregojnë nëse keni shtuar në peshë.

9. Filloni një program të ri dobësimi me një nutricionist, që jua ndalon të peshoheni më shumë se një herë në javë. Ju:
a. Ndiqni një për një instruksionet e tij dhe, që tani, ndjeheni më e lehtë.
b. Ndiqni një për një instruksionet e tij, por mbylleni me kyç në banjo që të peshoheni pa dëshmitarë okularë.
c. Ndiqni një për një instruksionet e tij. Sido që të jetë, nuk i keni vënë bateri peshores, që prej Krishtlindjeve që shkuan!

10. Pesha juaj…
a. Mund ta pranoni; jeni e madhe tashmë!
b. Ju duket e padrejtë! Me siguri, është faji i peshores!
c. Ju mund ta kontrolloni, sigurisht, me përjashtim të periudhës së festave.

Përgjigjet
Nëse keni më shumë a. Ju nuk i zini besë peshores
Megjithëse nganjëherë hipni në peshore e mërzitur, përsëri jeni aq racionale sa të mos prekeni nga peshore-fobia! Ju i besoni shkencës; për këtë arsye, keni nevojë për një peshore të teknologjisë së lartë, që llogarit masën tuaj dhjamore dhe që bën bilancin e peshës suaj.

Nëse keni më shumë b. Ju nuk i zini besë peshores
Djersë të ftohta, mpirje gjymtyrësh… Janë të njohura për ju këto simptoma? Ju jeni peshore-fobe. Ngaqë e keni problem peshën dhe keni bërë kaq e kaq dieta, e keni bërë peshoren, armikun tuaj numër 1! Mos bëni kaq shtrëngime në të ngrënë dhe, mjaft u peshuat çdo 5 minuta. Kështu, do të ndjeheni shumë më e lehtë!

Nëse keni më shumë c. Ju e pranoni peshoren ashtu si është…
…dhe peshën tuaj, gjithashtu! Ju ndjeheni e qetë (ose pothuajse) kur hipni mbi peshore! Nuk keni rënë pre e tiranisë së peshës ideale, sepse keni bërë një marrëveshje me peshoren: Ju e pranoni rezultatin e saj dhe i pranoni rrumbullakësitë e defektet tuaja. Kështu, mund të themi se keni hequr një peshë nga supet!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vjollca Haxhiu depërton në tregun turk

Next Post

Flaka Krelani... në flakë!

Advertisement