Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi i javës, 1 dhjetor-7 dhjetor

Dashi

Jeni me humor të keq, nervozë, për shkak të Marsit dhe Uranit që ju lodhin me problemet e jetës së përditshme. Mbase keni lënë duhanin dhe kjo ju irriton, ose keni harruar të paguani ndonjë faturë dhe keni frikë mos paguani gjobën për të. Edhe në punë, kërkesat janë rritur shumë dhe kjo ju bën të ndjeheni nën presion. Nuk bëhet fjalë të jeni të qetë këtë javë. Merrni frymë thellë, bëni ndonjë shëtitje dhe kjo do t’ju qetësojë pak.

Demi
Jeni në një moment në të cilin i bëni pyetje vetes se çfarë duhet të ndryshoni në jetën tuaj për ta përmirësuar atë. I keni vënë vetes qëllime personale, financiare, profesionale, sentimentale, ashtu si vendimet e mira që merren në fillim të vitit. Keni nevojë të flisni me një shok/qe që ka një stil jetese që ju pëlqen. Në planin sentimental, i shfaqni ndjenjat më shumë se zakonisht, falë Marsit që ju bën sensualë dhe plot dhembshuri. Në çift, një diskutim i sinqertë, do të shpjerë në ndryshime…

Advertisement

Binjakët
Jeni shumë të dhënë pas jetës në çift këtë javë dhe do të kaloni kohë me partnerin/en, duke shijuar momente të qeta. Nëse jeni beqarë, do t’ju paraqitet përpara një burrë/grua interesant/e dhe ju do të tregoheni shumë të matur, por të hapur ndaj mundësive të reja. Mërkuri ju sjell probleme administrative në punë, por do t’i kapërceni të gjitha pengesat që do t’ju dalin përpara. Keni nevojë të bëni një pauzë në një lidhje për të cilën i bëni vetes shumë pyetje. Ju do të bëni përzgjedhjen mes lidhjeve tuaja.

Gaforrja
Do të tregoheni seriozë në një lidhje dashurore. Ju keni dëshirë të dini se ku po shkoni dhe kërkoni përgjigje për këtë. Kështu pra, nuk do të lëshoni pe derisa të jeni të kënaqur apo të ndjeheni të sigurtë me përgjigjet. Nëse jeni në çift prej kohësh, gjatë ditës mund të keni tensione, por netët do të jenë pasionante. Në punë, atmosfera është shumë e mirë, ju merreni vesh shumë mirë me kolegët dhe shefat. Nganjëherë, ëndërroni me sy hapur, gjë që nuk është e mirë, sepse duhet të jetoni realitetin.

Luani
Mërkuri vazhdon t’ju bëjë realistë dhe ka mundësi të bëni një përzgjedhje të miqve këtë javë, kush ju pëlqen e ju do të mirën dhe kush, jo. Nuk do të zemëroheni me ta, thjesht, do t’i hiqni nga lista. Nëse do t’ju kërkojnë mendimin tuaj, do ta thoni, por nëse nuk do t’ju kërkojnë gjë, atëhere edhe ju nuk do të flisni, sepse u shmangeni sherreve. Në dashuri, lidhja është e këndshme dhe do të kuptoni sa mirë ndjeheni, sepse sa herë që keni nevojë, do të mbështeteni tek ai/ajo.

Virgjëresha
Do të kaloni më shumë kohë se zakonisht me familjen dhe sidomos me fëmijët, nëse keni. Kujdes me letrat, apo e-mailet që dërgoni, sepse mund të bëni gabime në adresa, apo në mënyrën se si shpreheni dhe mund të lindin keqkuptime. Verifikoni gjithçka, edhe kur të nënshkruani ndonjë dokument. Në punë jeni shumë të ngarkuar, keni më shumë punë sesa mund të përballoni. Ndajeni punën me të tjerët.

Peshorja
Buxheti personal apo profesional do të ndikojë në projektet tuaja. Do t’ju duhet të hiqni dorë nga disa projekte, sepse ato nuk mund të realizohen… për momentin. Jeni kokëfortë e këmbëngulës dhe do të prisni momentin e duhur për të imponuar dëshirat tuaja. Frymëzimi juaj është në maksimum këtë javë (blog, Tvveet Facebook) dhe do t’i përgjigjeni aty për aty çdo vërejtjeje, kritike, apo komenti. Në dashuri, jeni më shumë shokë dhe partnerë sesa romantikë, por gjendja mund të ndryshojë.

Akrepi
Mërkuri dhe Saturni ju shtyjnë t’i bëni pyetje vetes, karakteristikë kjo e përgjithshme e Akrepave. Do të keni një ide të bukur krijuese: Një libër, një biznes, një ekspozitë të veprave tuaja, një darkë gastronomike. Ju doni të shpreheni… Do të afroheni me një motër, vëlla, apo kushëri, me të cilin ishit larguar pak. Ju shpenzoni shumë, por kënaqeni kur ia bëni qejfin vetes dhe të tjerëve. Kujdes, nëse jeni në timon dhe kujdes, edhe në të ngrënë.

Shigjetari
Dielli dhe Afërdita janë në shenjën tuaj. Kjo ju bën me humor të mirë, ndjeheni mirë me veten. Megjithatë, kujdes me grykësinë, sepse ju e lëshoni veten kur jeni të lumtur. Sa më tepër afrohen festat, aq më mirë ndjeheni dhe doni të përfitoni nga jeta. Nuk rrini pa shkuar edhe nëpër dreka e darka me shoqërinë, kolegët, familjen. Çdo rast është i mirë për të festuar. Në punë përpiqeni të jepni më të mirën nga vetja, por nuk punoni me orë të zgjatura.

Bricjapi
Marsi dhe Plutoni ju japin dëshirë për të qenë shumë aktivë, bile më shumë se ç‘duhet, pasi lodhni njerëzit që keni rrotull dhe që nuk kanë energjinë tuaj. Në punë jeni shumë konkurrues; askush nuk mund t’jua kalojë. I mbaroni të gjitha punët në kohën e duhur. Disa Bricjapë do të fillojnë një punë të re, të cilën e marrin si sfidë, gjë që do t’u pëlqejë. Në dashuri, do të tregoheni agresivë, nuk do ta lini tjetrin të flasë…

Ujori
Ju përpiqeni të kuptoni se çfarë mendon partneri/ja juaj, ndjeni se ai/ajo nuk ju thotë gjithçka që mendon dhe ndjeni bezdi kur shihni se nuk ka besim te ju. Respektoni rezervat e tjetrit, por jepini atij/asaj të kuptojë se çfarë ndjeni. Ju doni që lidhja të vazhdojë të jetë e mirë. Mos bëni blerje të mëdha pa patur garanci të mjaftueshme, sepse mund të bëheni pishman më pas. Bëni pak fizkulturë, sepse do t’ju bëjë mirë.

Peshqit
Jeni pak konfuzë, Neptuni jua sjell kokën vërdallë. Gjithashtu, do t’ju duhet të vini rregull në dokumentet tuaja, në dollapë, në zyrë, sepse i keni lënë pas dore rregullimet kohët e fundit. Kështu, do të ndjeheni shumë më mirë. Do t’i merrni shumë për zemër problemet e një personi të afërt me ju dhe do t’u kushtoni shumë kohë atyre, duke lënë pas dore edhe jetën tuaj. Mos e sakrifikoni veten kur nuk është e nevojshme. Ky nuk është egoizëm, është thjesht të ruash veten.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse nuk bëhet më seks në natën e parë të martesës?

Next Post

Si ta dallosh e ta parandalosh një infarkt?

Advertisement