Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Poezia juaj…

Un’ jam ajo…..
Un’ jam ajo… Që ti nuk njohe kurrë,
Ajo që dikur i shprehe “dashurinë”.
Jam ajo, që fjalë boshe nga ty dëgjoi kaq shumë,
Ajo që nga ti, nuk ka parë asnjë vepër të mirë!
Un‘ jam ajo… Që kaq shumë ndjeja për ty,
Ndjenjë të cilen ti me këmbë e shkele.
Jam ajo, që gjithçka e braktisi për dashurinë,
Dhe ti, si shpërblim… shpinën ia ktheve!
Un‘ jam ajo… Që si vdekjen të kam urryer,
Ty që dikur t’kam dashur, më shumë se jetën.
Jam ajo, që falë teje u njoha me dashurinë,
Po përsëri nga ty e njoha edhe urrejtjen!
Un‘ jam ajo…
Që sot nuk di si të reagoj përpara teje,
Nuk e di në vazhdoj të dua, apo të të urrej.
Jam ajo, që ndonjëherë nuk kuptoj as veten time,
Por di që të kam falur, se shum‘ mirë e di sa vlej! Fatmira Loci Lezhe

Gabova…
U mundova te t’harroj, por s’mun po e boj
gabova nje herë, më s’dua të gaboj
Kam nevojë per falje, ndoshta do kesh dhe ti nje ditë
Se do të me mungoje kaq shumë, sinqerisht, s’e kam ditë
Te ulem ne gjunjë, falje te kerkoj
te betohem per kta sy, kurrë më s’do të të lëndoj
E di që më do, shumë qartë ma ke shprehur
ti me jep denimin unë jam i pandehur
Jam i pafuqishem, i zhytur ne gabime
te lutem, me beso, te dua, zemra ime
I shtrirë në krevat, mbuluar, ëndërroj buzët e tua
Ndjej sikur pranë të kam. Renaldo Tema

Poetët e shiut!
Ndonjëherë nuk e kuptoj dot botën time
E as poetët qe frymëzohen veç në shi
Disa njerëz është më mirë t’i kesh ”kujtime”
Sesa t’u japësh e t’u japësh dashuri
Pa marr prapa sikur edhe një thërrime
Ka momente ku marr laps edhe letër
Ndonjëherë, filloj e shkruaj si poet
E pas shkrimit sikur shndërrohem në një tjetër
Shpirti ëmbël rrjedh në letër… Letra flet!
E ndonjëherë, jam i huaji i kësaj bote
Bëhem poet që frymëzohet veç në shi
Disa njerëz ikin vetë nga jeta jote…
Vijnë e ikin; kjo është jeta, gjithsesi
Ndaj dhe bota ka pamjen e një ”rrote”
Pa u ndalur rrotullohet përgjithnji
Sikur bota të ish zemer!
Edhe zemra do t’ish botë…
Sikur malli të ish flutur!
Dhimbja s’do të kishte lot… Bledi Ylli

Advertisement

Ku…

Ku gjendesh ti?
Vazhdoj të pres…
Të vetmen dashuri
Ku gjendesh ti?
Vazhdoj të kërkoj
Të vetmen lumturi?
Në ç‘botë ke humbur
Kam një jetë, që po të kërkoj,
U venitën sytë e mi…
Ku gjendesh ti?! Alban Arapi

Ti je gjithësia…
Ti je zjarri i shpirtit tim…
Që ngroh ëndrrat e mia!
Ti je oqeani im
Ku mbytem bashkë me ndjenjat e mia
Ti je thesari im…
Por më i shtrenjtë se thesari
Ti je horizonti im…
Ku mbyllem e perëndoj çdo ditë
Ti je simfonia ime
Që shpirtin e vrarë, më qetëson!
Ti je loti që qan ndër sy
Je ankthi i pritjes që më mundon
Je malli i shpirtit që më përvëlon
Ti je “droga” ime,
Që më shkatërron pambarim…
Ti je dhimbja, dhimbja e shpirtit tim
Ti je ëndrra e shpirtit tim
Unë këtë ëndërr të bukur jetoj. Alban Arapi.

Poezia ime
Të them “të dua” nuk di a plotësohem?
Të them sa më pëlqen, a e meriton?
Të them je thesar apo gur i çmuar?
Të them gjithësi, që shpirtin ma qetëson?
Nuk po gjej dot fjalët që ty të përshtaten!
Kur më dhuron ndjenjat, që nuk gjen më bukur
Kur më çon në male, kur më çon në fusha
Kur më duket vetja si të jem një flutur…
Dua në një emër, t’i përmbledh të gjitha!
Që më rri kaq pranë e s’më braktis kurrë
E vetmja dashuri, që nuk njeh lëndimin
Poezia ime, të dashuroj dhe unë… V.A.K

Fluturim fantazie
Ai shikimi yt i ëmbël…
Me ben me krahe te fluturoj..
Me çorienton, me çon ne enderr
Ne nje perralle te jetoj!
Imagjinata ne mendjen time
Me çon ne ishull tropikal
Dhe fillon e ben xhirime
Ne te dy, ne rol te pare!
Ne ate bote krejt magjike
Palmat gjigande benin freski
Poshte tyre ne, pinim pije ekzotike
Perballe kishim detin plot madheshti
Ne gjirin e tij, ai i ftonte…
Dy shpirtrat tane te dashuruar
Me ujin e tij t’i freskonte
Nga dielli i nxehte i perveluar
Me pas vjen muzgu… Eh, ç’bukuri!
Horizonti mbushur ngjyra
Det e qiell, nje te dy…
Shperthim romance gjithe natyra
Nje zjarr i ndezur; Une dhe Ti..
Perqafuar fort qëndronim…
Yjet kishim per çati…
Me shume se kaq, s’kishim ç’kerkonim! Kajtani Laerta

Në telat e violinës
Dëgjoje sonte
sa bukur luan
violina e ndjenjave të mia
ndjeji tingujt e dashurisë
që dalin nga telat e saj
sa lehtë e sa ëmbël
luan dashuria
Ndjeje këtë muzikë
sonte në shpirtin tënd
mbylli sytë nën këta tinguj
kaq të mrekullueshem
Një simfoni e mrekullueshme
e kompozuar nga dashuria
e ndërthurur
mes ndjenjave të tua
e vargjeve të mia
një muzikë e krijuar për ne të dy
për mua e për ty
për dashurinë tonë
që veç në ëndrrat tona e shijuam
ndjeje vajzë
e sonte më dashuro
ashtu si dhe unë të dashuroj! Ylli Jahaj

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta shmangim dhimbjen e shputave gjatë ushtrimeve?

Next Post

Babai ka probleme me prostatën

Advertisement