Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajzat kerkojne djem…

Jam një zonjë nga Tirana jam e divorcuar kërkoj një lidhje serize me nje burre qe ti kete vdekur gruaja dhe te jete i rregullt familjar. Gjërat e tjera ja leme kafes te jete i moshes 55 deri 60 vjec i mbajtur sic jam vete une. Jam 56 vjec, dhe i interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim.
Përshëndetje i drejtohem zoterisë qe shkruan per 39 vjecaren nga Vlora, ju lutem te lini numrin e cel ne gazetë. Me respekt zonja nga Vlora.
Jam një zonjë e divorcuar kërkoj të njoh një zotëri vetëm për martesë deri në moshën 60 vjeç, nga Maqedonia, të jetë serioz jo aventurier, të jetë i punësuar, larg çdo vesi të keq, vetëm nga Kosova. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim. Faleminderit.
Përshëndetje jam zonjë nga Jugu banoj ne Tiranë. Jam 55 vjeçe e divocuar prej vitesh. I drejtohem intervistës të gjej një njeri që ti ketë vdekur gruaja, të jetë familjar i rregullt, tëjetë i dashur, me edukatë, të dijë normat familjare se unë kam nevojë për një njeri që të respektoj familjen, të ketë dhe shtëpi, të jetë mirë nga ekonomia, sepse kam vuajtur shumë. Ky zotëri që do të më telefonojë mua duhet ti ketë këto dy gjëra, që për vitet që na kanë ngelur ti jetojmë mirë. Pres përgjigje në gazetë. Faleminderit.
Përshëndetje, jam Ertjola nga Veriu me banim në Tiranë e divorcuar prej shumë kohësh, jam 39 vjeçe, e ndershme, serioze, simpatike e respektueshme, dua të lidhem me një mashkull për martesë. Të jetë nga Shqipëria e Mesme ose nga Jugu, i ndershëm, simpatik, të jetë me banim në Tiranë, shofer mauneje mysliman nga mosha 38-46 vjeç. Përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen dhe ju uroj fat dhe mirësi. Pres përgjigje në gazetë.
Jam një femër nga Veriu 40 vjeçe, e divorcuar, e mirë, e ëmbël, dua të lidhem me një person serioz, për të kaluar jetën me të, të jetë i paraqitshëm, me banim në Tiranë, nga Jugu. Të jetë nga mosha 39-47 vjeç. I interesuari të jetë i vendosur për jetën, sepse jeta nuk është lojë për të kaluar kohen. Të interesuarit të lënë numër telefoni në gazetë për komunikim. Gilda.
Jam një zonjë nga Tirana, e divorucar kërkoj një lidhje serioze me një burrë që ti ketë vdekur gruaja dhe të jetë i rregullt e familjar, gjërat e tjera ja lëmë kafes. Të jetë i moshës 55-60 vjeç, i mbajtur siç jam dhe vetë. Unë jam 56 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam nga periferia e Tiranës, me aktivitet privat, simpatike e mbajtur, e rregullt pa fëmijë dhe e kompletuar në të gjitha drejtimet. Kërkoj për lidhje serioze një person nga Tirana që të jetë: intelektual, simpatik, i rregullt nga mosha 60-62 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.
Jam një zonjë nga Shqipëria e Mesme 40 vjeçe, e divorcuar, kërkoj për lidhje të fshehtë një zotëri të jetë serioz, i logjikshëm, simpatik i aftë që të më ndihmojë. Pres përgjigje në gazetë.
Jam 46 vjeçe, familjare e rregullt, punoj në arsim, për një ngrohtesi shpirterore kerkoj nje mik po familjar me nivel rreth moshes time, jo verior, jo te divorcuar. Zotëria te jetë vetem nga Durrësi. Mund të lini te dhenat tuaja ne gazetë dhe numrin e telefonit. Ju mirëpres.
Jam një zonjë e divorcuar kërkoj një zotëri vetëm për martesë gjer në moshën 60 vjeç, nga Maqdonia të jetë, serioz, jo aventurier, dhe të jetë i punësuar. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Përshëndetje, jam Mira nga Durrësi 52 vjeçe shumë e vuajtur me jetën time. Dua një njeri të respektuar dhe të më ndihmojë nga ana ekonomike, mundësisht të jenë jashtë shtetit se jetoj me qera dhe nuk mund ti përmbush se jam pa punë. Më ktheni përgjigje në gazetë. Respekt.
Përshëndetje! Jam X, beqare një vajze serioze, shume korrekte dhe me shkolle te larte. Dëshiroj te lidhem me nje person vetem per qellime serioze. Kërkoj qe personi te jete katolik shumë korrekt qe jeton e punon ne Tirane nga mosha 38-44 vjec. Ai që është i interesuar e theksoj vetem per qellime serioze te lere numër telefoni në gazete per komunikim. Faleminderit per mirëkuptimin.
Jam 45 vjeçe e divorcuar me dy vajza të rritura, mësuese, momentalisht e papunë. Dua të njoh një mik intelektual të rregullt e pa vese. Jetoj në Tiranë por me origjinë jam nga Elbasani. Nr. im ndodhet në redaksi.
Jam Linda nga Tirana shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim, e punësuar me kultur qytetare. Jam për një lidhje serioze me një person te rregullt i punësuar ì sinqertë korrekt dhe i paraqitshem mosha 52-60 vjec. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit. Faleminderit.
Përshëndetje. Jam nga Shkodra, jetoj në Tirane 35 vjece beqare, e rregullt në çdo aspekt, do doja të njihja një djale te mire per lidhje serioze, te jete i rregullt, larg cdo vesi te keq, të jetë i paraqitshem, katolik deri në moshen 40 vjec. Të interesuarit të më lene nr. ne gazete, se ju kthej unë pergjigje.
Jam nga Tirana simpatike, e mirë-arsimuar, me punë të mirë, me vlera intelektuale njerëzore. Kërkoj një person vetëm nga Tirana, me arsim të lartë, inteligjent, me gjuhë të huaja, sigurisht me ekonomi të mirë. Të jetë simpatik nga jashtë dhe nga brenda, realisht mosha 45-48 vjeç, as më pak e as më shumë. Njohje me destinim lidhje serioze. Shpresoj të sjellë batica të tillë njerëz me vlera.
Ela 29 vjeçe nga Mirdita, e divorcuar, pa fëmijë, jam pak e shëndoshë, dua të lidhe me një djalë për martesë, të jetë i divorcuar dhe me fëmijë. Të jetë nga mosha 30-34 vjeç, i sinqertë dhe besnik, i krishterë ose ortodoks, nuk dua tallje. Kush të interesohet të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam një zonjë jetoj në Tiranë, jam e lirë, më mungon një mik i kompletuar dhe i mirë. Ai që e ndjen veten të tillë të lërë numër telefoni në gazetë.
Kërkoj një shoqe të mirë siç jam dhe vetë, dua ta bëj motër se nuk kam, të qaj çdo hall me të se skam me kë ti qaj. Jam e martuar me fëmijë të rritur 47 vjeçe nga Fieri. Për më tepër lini numrin tuaj te telefonit ne gazete.
Përshëndetje, jam një zonjë 52 vjeçe vuaj shumë me burrin dhe me kalamajt, dua brenda mundësive të njoh një person të më kuptojë dhe të më ndihmojë nga gjëndja që jam unë. Dua të më ndihmojë dhe të më qëndrojë pranë për çdo gjë. Pres përgjigje në gazetë, lini numrin tuaj të telefonit në gazetë.
Jam Emilia me banim ne Tirane. Për një menyre me te lehte njohje po shkruaj ne gazeten Intervista. Jam nje vajzë e arsyeshme e rregullt dhe e kompletuar. Kërkoj nje lidhje vetem per qellime serioze. Dëshiroj qe i interesuari te jete vetëm i besimit te krishtere. Personi te jetë i sinqerte, korrekt dhe ne pune, nga mosha 38-45 vjeç. Ai që është i interesuar vetem per nje lidhje serioze te lere nr. cel. ne gazete per komunikim.
Përshëndetje. Unë jam një zonjë nga Jugu, por me banim në Tiranë. Kërkoj të njoh një zotëri mosha 30-40 vjeç, të dijë të respektojë një femër. Nuk jam materialiste nuk kam nevojë për para, nuk po dal për tu prostituar, por kërkoj një burrë që ti dhurojmë njëri-tjetrit dashurinë, ngrohtësinë dhe respektin e munguar. Unë jam 30 vjeç, me arsim të lartë, e bukur. Zotëria të jetë i arsimuar, serioz dhe simpatik. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam nje 52 vjecare e divorcuar, pa femije. Nuk ndihem mire ne Shqiperi dhe dua te largohem jashte. Kush zoteri apo zonje mund te me ndihmoje të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (14) View Comments (14)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqipëria

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement