NDRYSHIMI I VIP-ave
Kush ishin dje dhe kush janë sot?
Operacione, ndryshime, hapa përpara ose… mbrapa
Personazhet që vlejnë të bëhen pjesë e kësaj specialeje janë të shumtë, por ne po ju sjellim vetëm disa prej tyre, ata që janë përfolur më shumë për metamorfozën që kanë pësuar ndër vite. Rrugëtimi i tyre: Fëmijë-adoleshent-i rritur shoqërohet me një histori që secili e mbart me vete. Sado të rritet, sado të ndryshojë, e kaluara është dokumentuar jo vetëm në mendjen e tyre, por edhe në foto dhe në video, pjesa më e madhe e të cilave shikohen ende sot. Prandaj, shumë të vërteta që vetë VIP-at i mohojnë përsa u përket ndryshimeve në pamjen e tyre, janë tepër të dukshme në fotot që qarkullojnë. Ne kemi kërkuar e kërkuar aq shumë për të mësuar edhe detaje rreth fëmijërisë së tyre, për t’ia shoqëruar këto ndryshimeve të njëpasnjëshme që kanë pësuar ata edhe në paraqitje për ta kompletuar kështu kornizën e “historisë” së secilit prej tyre që shihni sot, ndaj do të na duhet më shumë se një numër gazete, për t’jua prezantuar… Ju ftojmë të na ndiqni, se kemi plot kuriozitete për t’ju thënë!
Çiljeta
Ndryshe nga pjesa tjetër e femrave të ekranit që problem më të madh kanë me gjoksin dhe ë, Ciljeta nuk vuan për këto. Madje ajo shpesh është vënë në siklet nga gjoksi i saj dhe ka dashur disa herë që të ndërhyejë për ta zvogëluar. Por duket se Ciljeta më shumë është përfolur dhe është bërë e njohur prej këtij të fundit. Vajza që këndonte “Tekila” sot ka ndryshuar shumë. Jo vetëm që është bërë mama e një djali shumë të bukur të quajtur Fernando, por ka ndryshuar edhe pamjen e saj. Nuk po flasim për flokët sepse ato Ciljeta i ndryshon më shpesh, por për hundën e saj në të cilën ka bërë ndëryerje estetike. Ndryshimin e shikoni edhe vetë….