Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi i javës 17 nëntor-23 nëntor

DASHI, 21 MARS-20 PRILL

Këtë javë, do të ndërgjegjësoheni se disa nga qëndrimet tuaja impulsive mund t’ju çojnë në drejtimin e gabuar, qoftë ai sentimental apo profesional. Duhet të reflektoni para se të veproni. Mos flisni pa u menduar, dëgjojini këshillat që ju japin. Jeni gati të bëni përpjekje të mëdha në karrierën tuaj, për të kaluar në nivelin superior. Jupiteri ju sjell shans, por kjo nuk është një arsye për t’u mbështetur vetëm tek ai. Tregohuni të arsyeshëm.

 

Advertisement

DEMI, 21 PRILL-20 MAJ

Do të organizoni një eveniment të bukur familjar, një ditëlindje, një drekë, apo darkë… Do të ndjeheni i lumtur duke mbledhur rrotull jush njerëzit që doni, megjithëse do t’ju duhet të punoni pak për këtë. Krishtlindjet nuk kanë ardhur ende, por ju keni frymëzimin e tyre, bile keni filluar të mendoni se çfarë dhuratash do të bëni. Nëse jeni prej kohësh në çift, do të ndjeheni shumë afër njëri-tjetrit, pa shumë përpjekje, pasi do të bëni gjithçka së bashku.

 

BINJAKËT, 21 MAJ-21 QERSHOR

Nëse studioni, rezultatet tuaja do të jenë të shkëlqyera. Nëse jeni duke bërë një stazh pune, do të jeni në formën më të mirë, të përqendruar dhe do të kuptoni gjithçka me shpejtësi. Jeni gjithmonë gati për ndryshime të rutinës së punës. Sentimentalisht, jeni në një periudhë zbulimi të vetes, gjë që e keni marrë shtruar. Nëse jeni çift, do të diskutoni shumë, do të bëni projekte të reja dhe të ndani idetë tuaja, edhe sikur të jenë për të ardhmen.

 

GAFORRJA, 22 QERSHOR-22 KORRIK

Nëse jeni vetëm, mund të takoheni me një njeri interesant, me të cilin do të ndjeni se ekziston mundësia e një lidhjeje serioze. Pra, ia vlen ta harxhoni kohën tuaj për të kuptuar se ku po shkoni. Nëse jeni në çift, atmosfera është pak e tendosur, por kjo është pozitive, pasi ju përcaktoni me saktësi se çfarë prisni nga lidhja, nga marrëdhëniet me familjet respektive, si doni t’i kaloni pushimet, ngjyrën me të cilën do të lyeni shtëpinë, etj. Ju do të bëni bilancin dhe do të dini që të dy ku doni të shkoni. Në punë, jeni në pritje mbi një projekt, por nuk keni marrë ende përgjigje.

 

LUANI, 23 KORRIK-22 GUSHT

Ju ndjeheni shumë të kënaqur në planin personal, të çlodhur dhe me më pak shqetësime. Mundësia për t’u relaksuar është e rëndësishme për ju në këtë moment. Pas disa momenteve delikate në planin sentimental, do t’ju rikthehet buzëqeshja. Në familje do të bëhen shumë sqarime dhe përgjegjësitë tuaja do të lehtësohen. Saturni do të fillojë të largohet, por do të keni mbrojtjen e Jupiterit. Do të ndjeheni me fat.

 

VIRGJËRESHA, 23 GUSHT-22 SHTATOR

Saturni do të jetë gjithmonë me ju këtë javë dhe do t’ju ndihmojë për t’ju treguar gabime të mundshme profesionale. Do të pajiseni me një intuitë të mprehtë dhe do të dalloni deri në detaje se çfarë nuk shkon. Gjithashtu, do të vini pikat mbi i për një shok/qe që mashtrohet nga partnerja/i. Do të vendosni t’i tregoni të vërtetën. Në dashuri, gjithçka shkon mirë dhe jeni i/e sigurtë për lidhjen tuaj.

 

PESHORJA, 23 SHTATOR-23 TETOR

Gjendja juaj financiare po përmirësohet, ju jetoni më mirë, fitoni më shumë, por edhe shpenzoni më shumë. E dini që keni mjete të mjaftueshme dhe që jeta juaj profesionale është e qëndrueshme. Disa Peshore do t’i shtojnë edhe më shumë ambiciet e tyre. Pse jo, ata e meritojnë të kenë sukses. Do të provoni të keni një luk të ri që do t’u lërë mbresa atyre që keni rreth e rrotull. Nëse jeni beqar, do të filloni «sezonin e gjuetisë».

 

AKREPI, 24 TETOR-21 NËNTOR

Afërdita në shenjën tuaj ju shtyn të eksploroni anën tuaj seksi. Kështu, pra, do të kujdeseni më shumë për veten, për të qenë më në formë. Mbase mund të filloni ndonjë aktivitet sportiv. Do të rikontaktoni një ish, vetëm për t’i dhënë fund lidhjes edhe në mendjen tuaj dhe që të mund të filloni një lidhje të reja pa pengje e brerje ndërgjegjeje. Në punë keni sukses, ju punoni shumë, por keni edhe rezultate pozitive.

 

SHIGJETARI, 22 NËNTOR-21 DHJETOR

Ndjeheni paksa i/e zhgënjyer në dashuri, keni përshtypjen se nuk jeni prioriteti i partnerit/es. Ai është i zënë, ose me probleme dhe juve nuk ju pëlqen kjo. Bisedoni me të. Kjo do t’ju lejojë të shihni që kjo gjë nuk ka lidhje me ju. Një shok/qe është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë. Kjo ju lejon të relativizoni problemet personale. Kujdes me shpenzimet, pasi kohërat janë ende të vështira. Në punë, gjithçka shkon mirë.

 

BRICJAPI, 22 DHJETOR-20 JANAR

Marsi dhe Plutoni në shenjën tuaj ju japin shumë energji dhe dëshirë për të jetuar më intensivisht, me ritme më të shpejta. Do të rregulloni një problem me një shok/shoqe, duke përdorur sinqeritetin. Do të keni nevojë të bëni sport. Kjo do t’ju qetësojë sepse e keni të vështirë të flini. Lëkura juaj është e irrituar. Verifikoni produktet që përdorni sepse ekziston mundësia e një alergjie. Do të dilni shumë me shoqërinë.

 

UJORI, 21 JANAR-19 SHKURT

Puna do t’ju marrë gjithë kohën e mundshme, atmosfera do të jetë e mirë mes jush dhe kolegëve, por ritmi është i ngarkuar. Do të keni shumë gjëra urgjente në dorë dhe do të ndjeheni të stresuar. Ju do të vraponi gjithë kohën dhe do t’ju duket sikur puna nuk ka fund kurrë. Nuk keni kohë as për shoqërinë, që ankohet për mungesën tuaj. Ndjeheni fajtor/e, por nuk varet nga ju. Pjesën tjetër të kohës ia dedikoni familjes. Më vonë, kur të liroheni pak, do të gjeni kohë edhe për miqtë.

 

PESHQIT, 20 SHKURT-20 MARS

Ju jeni i ndarë mes intuitës dhe sensit racional. I bëni shumë pyetje vetes, sidomos në planin sentimental. Partneri/ja juaj janë në kontradiktë të plotë, gjë që ju nuk e kuptoni dhe nëse nuk ju përgjigjet qartësisht, ju vazhdoni t’i bëni pyetje. Nëse ju vijnë shpesh mendime negative në kokë, nuk është faji juaj, por i Saturnit. Jepini kohë tjetrit dhe mos u bëni me fiksime. Përqendrohuni te puna.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta përgatisim salcën “pesto” në kushte shtëpiake?

Next Post

SI TE VISHEMI ME SHIJE?

Advertisement