Horoskopi humoristik
Puna: Yjet të buzëqeshin
Miqësia: Yjet të buzëqeshin
Paratë: Yjet të buzëqeshin
Seksi: Yjet mbajnë brinjët nga të qeshurat
Banania
Duke kaluar përgjatë një trotuari, bjondia shikon një lëkurë bananeje hedhur përtokë dhe thotë: – Oh, mos! Prapë do të rrëshqas sot!
Gruaja e dytë
Një grua, që është në shtratin e vdekjes, e këshillon të shoqin të martohet menjëherë pas vdekjes së saj.
– Si të duash ti… – i thotë ai.
– Sille në shtëpi gruan tënde të dytë dhe jepi bizhuteritë e mia.
– Po, e dashur…
– Mund t’i japësh edhe makinën time…
– Sigurisht, e dashur…
– Edhe dyqanin tim, jepja asaj…
– Po, si të duash ti…
– Gjithashtu, edhe rrobat e mia…
– Oh, jo! Ato nuk i bëjnë… Ti e ke masën 50, kurse ajo, 45!
Te dentisti
Dentisti: – Duhet t’jua heq dhëmbin!
– Dhemb shumë? – trembet pacienti.
– Oh, jo… Nganjëherë më kap një ngërç në krah, por zakonisht, nuk më shkakton dhimbje.
Policët
Dy policë nisin të grinden nëse pema që kanë përballë është mashkull apo femër. Meqë së bashku nuk i japin dot drejtim, pyesin një druvar.
– Sipas teje, kjo pema është mashkull apo femër?
– Po ja, – thotë druvari, – pa i qëndroni në të dyja anët trungut që t’ju shoh!
Policët qëndrojnë njëri nga njëra anë dhe tjetri, nga tjetra.
– Epo, tani është e qartë… meqenëse i paska dy koqe anash, patjetër që mashkull është!
Provimi
Në një universitet, kishin provim në lëndën e fizikës. Komisioni pyet studentin e parë:
– Jemi në një tren që ecën me shpejtësi 100 km në orë dhe bën shumë vapë. Çfarë bëjmë?
– Hapim dritaren dhe fryn erë! – përgjigjet studenti.
– Me çfarë shpejtësie futet era në vagon? – pyet komisioni.
– Nuk e di.
– Dil, katër! – i thotë komisioni.
Hyn studenti i dytë dhe, e njëjta gjë, katër. Hyn studenti i tretë dhe komisioni bën të njëjtën pyetje:
– Jemi në një tren që ecën me shpejtësi 100 km në orë dhe bën shumë vapë. Çfarë bëjmë?
– Heqim këmishën! – përgjigjet studenti.
– Por bën shumë vapë… – thotë komisioni.
– Heqim kanatieren! – thotë studenti.
– Po vapa është e padurueshme… – ngul këmbë komisioni.
– Heqim pantallonat, mbathjet… – përgjigjet studenti.
– Po në vagon ti po udhëton me një gej dhe, ashtu siç je, lakuriq, ai…
– Ore, le të bëjë ç’të dojë geji, unë dritaren nuk e hap! – përgjigjet studenti.