Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

I ka fituar vërtet këto para nipi im?

– Kam një nip me banim në Durrës. Para disa muajsh, ndërsa punonte në internet, i doli një informacion ku i thonin se, duke qenë i milionti i frekuentuesve të internetit, ishte fitues i një çmimi dhe do të merrte një shumë parash në bankë. “Siguroni një dokument identifikimi për të marrë sasinë si fitues”, thoshte shënimi. Nipi dha emrin, mbiemrin e adresën e tij, por askush nuk e ka kontaktuar. Dua të di nëse i ka fituar vërtet këto para nipi im… Jam në pritje të përgjigjes suaj. Nailja.
– E nderuar Naile, së pari na vjen keq që edhe nipi juaj ka rënë pre e këtyre mashtrimeve on line. Ajo që i ka ndodhur nipit tuaj, u ndodh shumë njerëzve që kanë një adresë në internet. Ato që shkruajnë gjëra të tilla, që deklarojnë se keni fituar çmime etj. janë mashtrues. Këta piratë interneti e bëjnë këtë gjë që të fitojnë ata dhe nëse u jepet mundësia, të vjedhin kursimet e tjetrit po nëpërmjet internetit. Ata vërtet kërkojnë adresën e shtëpisë dhe mundësisht, edhe numrin e llogarisë së kursimit, por e bëjnë këtë në mënyrë që t’ju marrin paratë që keni në to. Kështu, më vjen sërish keq që ju ka ngjallur shpresa një njoftim i tillë, por porositeni nipin tuaj të mos u besojë më këtyre mesazheve që i vijnë nga interneti dhe të mos kontaktojë me këta njerëz, aq më pak t’u japër të dhëna për veten. Gjithë të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë tipi kompjuteri më duhet?

Next Post

Më tregoni disa metoda për të mos ngelur shtatzënë

Advertisement