Në një studim australian, të kryer nga Universiteti i Australisë Perëndimore, nga profesori i biologjisë evolutive Li Sajmons, është zbuluar se, pasi ka parë skena ku meshkuj të tjerë bëjnë seks me gra, mashkulli shton sasinë dhe cilësinë e lëngut të tij seminal (spermës). Studimi është bazuar mbi një grup meshkujsh që kanë parë video me performancat e caktuara, përballë një grupi tjetër meshkujsh që nuk kishin parë skena porno, gjë që ka dhënë rezultate shumë të ndryshme. Shkencëtarët e shpjegojnë këtë marrëdhënie të çuditshme mes pornos dhe spermës, kështu: Fakti i thjeshtë i të parit të meshkujve të tjerë me femra krijon atë që ata e quajnë “gara e spermës”, që vjen nga nënndërgjegjja. Vrojtimi i një burri tjetër që fekondon një femër nxit rendimentin seksual të atij që e sheh. Interesante… Por ngelet të mësohet nëse mbetet domethënës ky përmirësim, kur shikimi zgjat shumë dhe bëhet me dozë të lartë!
Advertisement