Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

TA NISIM DITEN DUKE QESHUR!

Në klasë

Mësuesi u drejtohet nxënësve:

– Fëmijë, tani do të merrni detyrën e shtëpisë. Shkruani: “Mësuesi im merr 450 mijë lek në muaj. Meqenëse 250 mijë i harxhon për familjen, 100 mijë për t’u argëtuar dhe 100 mijë për dhuratat e gruas, në fund të muajit, ngelet pa kokërr leku në xhep. Pyetja është: Si i bëhet për t’i dhënë një dorë?”. Për këtë detyrë, duhet të kërkoni ndihmën e prindërve!

Advertisement

 

Lakuriqët e natës

Tre lakuriqë nate qëndronin të varur në një degë, dy me kokë poshtë dhe njëri, me kokë lart. Atëhere, njëri nga ata të dy, duke parë të tretin me kokë lart, i thotë të parit:

– Ej, shikoje pak atë budallain! I paska rënë prapë të fikët!

 

Te prifti

Një burrë shkon të rrëfehet te prifti:

– Atë, dje kam vjedhur 20 euro!

– Eh… nuk është mëkat shumë i rëndë. Kur të dalësh nga kisha, në shenjë pendimi, personit të parë që do të takosh, duhet t’i japësh 20 euro.

Burri del dhe takon një prostitutë. – Merri këto 20 euro! – thotë ai.

– Epo… – përgjigjet prostituta… – Zakonisht, unë marr më shumë… 20 euro nuk mjaftojnë!

– Po si ka mundësi? – habitet burri – Prifti më tha kaq duhet të jepja!

– Tjetër gjë puna me priftin… Atë e kam klient special!

 

Shoku i ngushtë…

Një bashkëshorte e re pret në shtëpi një shok të ngushtë të të shoqit me të cilin, ka një lidhje jashtëmartesore prej më shumë se një viti. Pasi kanë bërë dashuri dhe bisedojnë të përqafuar në shtrat, bie telefoni. Gruaja përgjigjet:

– Oh, posi jo?! Sigurisht… Më bëhet qejfi për ty! Okej, argëtohu… Vërtet? Sa mirë! Çao! Çao!

Kurioz për bisedën, dashnori e pyet se me kë po fliste dhe gruaja i përgjigjet:

– Ishte im shoq… Më tregoi se sa mirë po ia kalon duke peshkuar me ty…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E re! Paska akoma: Kim Kardashian pozon përballe në përpjekjet e saj për të “thyer” internetin!

Next Post

Oktapod me verë e perime

Advertisement