Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse tradhtojnë çiftet?

C’është tradhtia, apo më saktë, çfarë mund të quajmë tradhti? Sigurisht, secili i shikon gjërat sipas këndvështrimit të tij, por specialistët mund të na orientojmë në këtë pikë…

Tradhtia, për fat të keq, është një “fenomen jetësor”, është, si të thuash, ana tjetër e medaljes së fenomenit tjetër shoqëror, që ne e quajmë besnikëri… Asnjë prej nesh nuk është i garantuar se një ditë të bukur “njeriu më i dashur”, nuk mund ta tradhtojë. Një grup shkencëtarësh amerikanë, të cilët kanë kohë që merren me studimin e këtij problemi shoqëror, pohojnë se shpeshherë, njerëzit nuk e kuptojnë sa dhe si duhet, pikërisht këtë natyrë të tradhtisë, nuk kuptojnë ku i ka ajo rrënjët, nga mund ta presësh dhe si mund ta parandalosh atë… Psikologu amerikan Erik Anderson ka anketuar më shumë se 3000 vetë, banorë të SHBA-së dhe Evropës, duke i pyetur se çfarë quajnë ata tradhti, mbi ç’baza e veti e përcaktojnë atë. Në këtë anketim, morën pjesë njerëz me orientim seksual të ndryshëm, përfshirë edhe homoseksualë nga mosha 20-50 vjeç. Ja, disa nga përgjigjet e të anketuarve:

  1. “Kur njeriu e dashuron vërtet të dashurin/ën i/e vet, nuk mund ta tradhtojë kurrë, pra, shkaku i tradhtisë është mungesa e dashurisë”.

Ky është, sipas psikologut amerikan, vlerësimi më i gabuar që mund të bëhet… Mendohet se dashuria është garanci, masë parandaluese kundër tradhtisë, pra, kur dashuron, nuk mund të tradhtosh dhe, kur tradhton, do të thotë se mungon ndjenja e dashurisë… Psikologu Anderson, duke u mbështetur në studimet dhe përvojën e tij, tregon se ka patur shumë raste, kur njerëzit e kanë tradhtuar njëri-tjetrin jo sepse u është shuar zjarri i ndjenjave të dashurisë, por sepse në rrethana të posaçme kanë dashur të provojnë emocione të reja seksuale me partnerë të rinj, shpesh, të shtyrë nga instiktet, ose rrethanat konkrete që e favorizojnë tradhtinë. Si rregull, kjo lloj “tradhtie” ndeshet te të rinjtë në moshën 30 vjeçare. Sipas Andersonit, rreth 78% e meshkujve të anketuar prej tij, i kanë tradhtuar të dashurat e tyre për arsyet e lartpërmendura dhe vetëm pjesa tjetër kanë pohuar se “u ishin shuar ndjenjat e dashurisë”.

Advertisement

Pastaj, sipas psikologëve amerikanë, edhe fjala tradhti nuk ka patur dhe nuk ka gjithmonë të njëjtin kuptim. Kështu, bie fjala, në vitet ‘50 të shekullit të kaluar, tradhti quhej akti intim i njërit prej partnerëve të çiftit, me një të tretë. Sigurisht, ky përcaktim e ruan aktualitetin edhe sot, por jeta moderne, sidomos shpikja dhe përhapja e internetit, i ka “zgjeruar kufijtë e tij konceptualë”. E kush mund të quajë sot tradhti rastin kur një i ri bën për orë të tëra seks virtual në çatin erotik të internetit, apo shikon video porno fshehurazi partnerit? Ajo që ndodhi me politikanin amerikan Enton Vejner, i cili u akuzua se flirtonte në Tvviterin e tij me një vajzë të panjohur, të detyron të mendosh se edhe natyra e “tradhtisë” ka ndryshuar disi në kohën tonë (Një pjesë e mirë e amerikanëve e dënuan këtë “akt tradhtie” ndaj partneres së tij legjitime)…

  1. “Sa më i ngopur seksualisht të jesh me partnerin tënd, aq më pak mundësi ka për të hyrë në rrugën e tradhtisë”…

Sikurse tregojnë kërkimet shkencore te Erik Andersonit, edhe ky koncept nuk i përgjigjet plotësisht së vërtetës. Shumica e të anketuarve prej tij kanë pranuar se i kanë tradhtuar partnerët edhe pas disa vitesh jete seksuale normale, jo sepse u ka munguar jeta seksuale, por sepse kanë dashur të provojnë marrëdhënie intime edhe me partnerë të tjerë, pra, diçka më tepër. Sipas tyre, këto marrëdhënie nuk kanë qenë tradhti, por disa “lojna” për të kaluar kohën në mënyrë sa më interesante, pra, për variacion… Megjithatë, thekson psikologu amerikan, shumë nga këto “lojna”, kur janë marrë vesh nga partneri tjetër, kanë sjellë si pasojë ndarjen për tradhti…

Mbetet, pra, ende e pashpjegueshme deri në fund pse ka tradhti në marrëdheniet midis dy partnerëve të martuar. Seksologu Sher Hajt në një anketë që ka bërë në fund të shekullit të kaluar ka vënë re se 70 % e grave të martuara amerikane dhe evropiane i kishin tradhtuar bashkëshortët e tyre, ndërsa numri i “tradhtarëve” meshkuj ishte 2% më i lartë. Sipas të dhënave të Universitetit të Çikagos, në vitin 2004, afro 25 % e meshkujve të martuar, i kanë tradhtuar bashkëshortet e tyre. Kjo do të thotë se “kurora” dhe unaza e martesës nuk i mbrojnë 75 % të tyre nga tradhtia, pohon psikologu amerikan Erik Anderson. Megjithëse edhe tani në shoqërinë moderne marrëdhëniet monogame mendohen si forma më e mirë e marrëdhënieve intime seksuale, janë të shumtë njerëzit që nuk mjaftohen vetëm me një partner. Psikologu amerikan propozon se do të ishte më mirë që secili t’i pohonte partnerit të vet hapur se nuk i pëlqen më standardi “vetëm me një” dhe pastaj të vendosnin bashkarisht nëse do ta ruajnë martesën, apo do të shkojë secili në punë të vet. Kësisoj, ka mundësi që martesa dhe harmonia familjare (sidomos kur ka fëmijë) të ruhet edhe kur njëri, apo tjetra, shkon majtas e djathtas dhe “tradhtia” nuk do të jetë dënim me vdekje i familjes së krijuar…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

3 pyetje-përgjigje për seksin

Next Post

Nuk dua të më gjykojnë...

Advertisement