Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si shpjegohet endrra ime?

Te varri i mamit
– Përshëndetje! Kam parë sikur më kishte vdekur mami dhe unë i shkoja te varri; më vinte pak keq, por nuk qaja. Gjithashtu, kam parë edhe vëllain tim, por qaja shumë dhe ndihesha shumë keq. Edhe kur zgjohem nga gjumi, ndihem me të vërtetë shumë keq, aq sa me zor e marr veten. Pres një përgjigje.
– Së pari, për mamanë nuk duhet të shqetësoheni, sepse ajo do të jetë shumë mirë. Thjesht, do të ndodhë një ndryshim brenda jush në të menduar, apo në sjelljen tuaj. Ky është kuptimi i parë i ëndrrës. E qara në ëndërr është mirë, sepse tregon ngushëllim në jetën reale. Pra, ju do të ngushëlloheni realisht, pasi të keni kaluar një moment ose periudhë të shkurtër të sikletshme që mund të jetë shqetësim shëndetësor, personal apo edhe familjar. Rëndësi ka të mos e lëshoni veten dhe të kujdeseni më shumë për gjithë çfarë ju nevojitet.

Minj në trupin tim
– Para dy netësh kam parë në ëndërr shumë minj dhe m’u shpif, sepse më ngjiteshin në trup. Nga tmerri, u zgjova nga gjumi. Pres një përgjigje nga ana juaj, ju lutem. Faleminderit.
– Minjtë që keni parë në ëndërr e që ju janë ngjitur në trup, tregojnë frikërat tuaja, irritimet dhe problemet gjatë jetës së përditshme. Po kaloni një periudhë të vështirë, ndaj e keni parë një ëndërr të tillë. Përveç kësaj, mund të kaloni ndonjë grip të lehtë, por çdo gjë është kalimtare.

Ish-i dashuri
– Përshëndetje! Ju lutem, më ndihmoni me shpjegimin e një ëndrre, pasi kam 3 javë që e shikoj. Shikoj ish-të dashurin me të cilin kam qenë e lidhur për dy vjet dhe kemi 5 vjet që jemi ndarë. Shikoj sikur takohemi bashkë e rikthehemi bashkë si më parë. Dy netë shikoja në ëndërr sikur kishim një bebush e koha kur takoheshim, ishte gjithmonë me diell. Ju lutem, më thoni, çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? Faleminderit.
– Një ëndërr e tillë tregon në njëfarë mënyre disa ndjesi të së kaluarës që janë zgjuar në mënyrë të pandërgjegjshme brenda jush, por jo pa arsye sepse në ditët në vazhdim ka shumë mundësi të merrni ndonjë lajm për ish-të dashurin, të mësoni të reja rreth tij. Bebi që keni parë dhe dielli janë shenjë e mirë, si për ju, ashtu edhe për ish-të dashurin tuaj. Do të ndodhë diçka pozitive në jetën tuaj, nuk po ju themi rikthim me të, sepse ëndrra nuk e shfaq shumë qartë, ama është një shenjë e mirë për të ardhmen tuaj. Mos ushqeni shpresa për të, thjesht, mendoni që diçka pozitive do t’ju ndodhë juve.

Advertisement

Më kërkuan për nuse
– Në ëndërr kam parë sikur erdhën dy familje të më kërkonin për nuse. Të parën e refuzova, kurse të dytën e pranova, edhe pse nuk më pëlqente, sepse nëna më thoshte: “Pranoje këtë djalë, se është i pasur”.
– Duhet të keni kujdes në kërkesat që do të keni, sepse padashur mund të bëni zgjedhjen e gabuar. Vërtet, logjika në vendime të tilla luan një rol shumë të rëndësishëm, por edhe ndjenjat e zemra kanë rolin e tyre më se të rëndësishëm. Do të keni kërkesa, ama mos hidhni një hap drejt një lidhjeje, pa qenë e sigurtë në vetvete dhe nëse nuk ndjeni asgjë për të. Ju uroj fat!

Lidhëse këpucësh
– Pashë në ëndërr sikur do të ndërroja punën dhe puna që më ishte ofruar ishte në një fabrikë ku prodhoheshin lidhëse këpucësh. Si mund të më ndihmoni me një shpjegim të kësaj ëndrre? Faleminderit.
– Ëndërr interesante kjo e juaja. Parashikohen disa lëvizje, më shumë në mendësi. Po mendoni të ndryshoni shumë gjëra në jetën tuaj, por nuk dini nga t’ia nisni. Ndoshta jeni e lodhur nga puna ose jeta që bëni. Atëhere, ka ardhur koha të shikoni për më mirë, ose më saktë, të rrezikoni. Ju keni frikë të bëni ndryshime, ndaj edhe e keni parë këtë ëndërr. Në të ardhmen, parashikohet të keni një punë të mirë, me një pozitë më të lartë se kjo. Lidhëset e këpucëve tregojnë një profesion të ri, të cilit ju duhet t’i kushtoni rëndësi. Shikoni çfarë keni pasion brenda vetes dhe kushtojini rëndësi atij.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ç’është çrregullimi deluziv?

Next Post

Është normale xhelozia e fëmijëve?

Advertisement