Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

10 kura natyrale dhe shurupe kundër kollës

Me rikthimin e të ftohtit, kthehet edhe një nga shqetësimet tipike të stinës së vjeshtës dhe dimrit, kolla. Nëse ajo është e lehtë dhe nuk është bërë kronike, mund të luftohet me disa kura natyrale dhe shurupe të përgatitura në kushtet e shtëpisë, me bazë bimësh mjekësore dhe përbërësish që i kemi të gjithë në shtëpi. Këshillohet që shurupi të pihet kur ke nevojë, kur kolla është më e bezdisshme dhe në darkë të pihet një çaj qetësues, që të bësh gjumë të qetë…

1. Shurup me mjaltë
Për përgatitjen e shurupit, ngrohni në një tenxhere të vogël lëngun e një limoni dhe hidheni në një tas, duke shtuar një lugë vaji luledielli dhe gjysëm gote mjaltë. Përziejeni mirë dhe vëreni në një kavanoz xhami të sterilizuar për ta ruajtur në frigorifer. Konsumoni një ose dy lugë, sipas nevojës, për të qetësuar kollën.
2. Shurup me hudhra
Merrni tre kokrra hudhra të qëruara në thelpinj dhe ziejeni në një tenxhere me 2 gota ujë, derisa sasia e ujit të përgjysmohet. Hiqni hudhrat dhe shtojini lëngut një gotë uthull molle e 40 gramë mjaltë. Përziejini, vërini të marrin valë, pastaj lëreni të ftohet dhe ruajini në një shishe qelqi në frigorifer. Pini një lugë në ditë.
3. Çaj me trumzë
Një çaj me trumzë për të qetësuar kollën mund të përgatitet duke zier 250 ml ujë dhe duke e hedhur në një filxhan, në fund të të cilit kemi hedhur trumzë të thatë, të grirë. Lëreni kështu për 15 minuta, filtrojeni dhe pijeni një herë në ditë. Çaji mund të lihet të ftohet dhe të përdoret për gargara, në rast se kolla shoqërohet me dhimbje fyti.
4. Çaj me borzilok
Përveç çajit me trumzë, për të qetësuar kollën mund të përdoret edhe çaji me borzilok. Hidhni në fund të një filxhani pak borzilok të tharë e të grirë, lëreni të lëshojë ekstraktet për 15 minuta, filtrojeni dhe pijeni një herë në ditë.
5. Shurup me marrubio
Bima e quajtur marrubio (një lloj ferre e egër me gjethe me push, që rritet vetë na natyrë), që i përket familjes së Laminaceae, është e njohur për efektin e saj balsamik. Për t’u përdorur në farmaceutikë, mblidhet në muajin korrik. Ajo mund të përdoret për përgatitjen e një ilaçi natyral kundër kollës, që bëhet duke lënë një lugë gjethesh të thara në ujë të valuar për nja 10 minuta e pastaj mund të përziehet me gjysëm gotë mjaltë. Shurupi hidhet në kavanozë dhe ruhet në frigorifer. Mund të merren 4 lugë në ditë, një në çdo katër orë.
6. Infuzion me qepë
Qëroni dhe ndani në feta dy qepë, mbulojini krejtësisht me ujë në një tenxhere dhe ziejini derisa të zbuten mirë. Duhen afro 15 minuta. Lëngu ftohet, hidhet në kavanozë dhe konsumohet kur të keni nevojë për të qetësuar kollën.
7. Çaj me trëndafil të egër
Për përgatitjen e çajit me trëndafilin e egër, ju duhen dy lugë të vogla kokrrash të thata për çdo filxhan 250 ml me ujë. Zieni ujin dhe hidheni në filxhanët ku keni hedhur më parë kokrrat, lëreni për 15 minuta, filtrojeni dhe pijeni një herë në ditë.
8. Uthull molle me mjaltë
Ja një shurup shumë i thjeshtë për t’u përgatitur kur ju nevojitet të qetësoni kollën në mënyrë natyralë. Thjesht, përzieni gjysëm luge të vogël me mjaltë me gjysëm luge uthull molle dhe pijeni menjëherë.
9. Jaki me hudhra
Ja një jaki që mund ta vini në gjoks për të qetësuar kollën (nëse e duroni erën e hudhrave). Grini 2-3 kokë hudhra me vaj ulliri, derisa të bëhen në formë pomade. Lyeni me të një napë, paloseni napën dhe vëreni në gjoks, duke e ngrohur me një borsetë me ujë të nxehtë. Çlodhuni dhe lëreni të veprojë sa më gjatë të mundeni.
10. Çaj me mëllagë dhe fara lulëkuqeje
Përgatisni një çaj duke lënë 15 minuta në një filxhan me ujë të nxehtë, një lugë të vogël me mëllagë të tharë dhe një çerek luge me fara lulëkuqeje. Filtrojeni dhe pijeni një ose dy herë në ditë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Cili është horoskopi juaj për vitin 2015?

Next Post

Olgera Lleshaj: Stine, dashuri me dëgjim të parë!

Advertisement