Veterineri
Veterineri trembet në mes të natës nga telefonata e një gruaje, që i thotë:
– Qenushja ime është çiftuar me qenin e komshiut, por tani janë ngjitur dhe nuk po i shqis dot…
Veterineri e këshillon t’u hedhë një kovë me ujë, por ajo i thotë se e ka provuar dhe s’ka arritur gjë.
– Atëhere, dëgjo, – thotë veterineri, – e di ç’do të bësh? Më jep numrin e telefonit, mbylle dhe do të të marr unë. Kur të bjerë zilja, qentë do të ndahen!
– Mendoni se do të funksionojë?
– Me siguri… përderisa funksionoi me mua!…
Udhëtimi
Një polic, telefonon në zyrën e informacionit të një aeroporti: – Sa kohë zgjat fluturimi Tiranë-Romë?
Recepsionistja: – Një moment…
Polici: – Faleminderit! – dhe e mbyll.
Burri
Drita takon Martën në daljen e një supermarketi:
– Marta, sa mirë që të takova! Si t’u bë burri?
– Oh, jam shumë e shqetësuar… Në spital më thanë se i kanë ngelur edhe tre muaj jetë…
– Ah, ç’më the! Më vjen keq… Duhet të ketë qenë e vështirë…
– Sigurisht që po… Kanë kaluar katër muaj tashmë; është një muaj me vonesë…