Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë e bën Aloe Veran, një bimë mrekullibërëse?

Një letër në redaksi
Zotërinj të gazetës “Intervista”! Jam një lexues i rregullt i gazetës tuaj. Ju përgëzoj për materialet që na servirni, kryesisht ato që kanë të bëjnë me të rejat shkencore dhe shëndetin. Do t’ju lutesha që në numrat e ardhshëm të na shkruani për aloe verën, një bimë çudibërëse për shëndetin e njeriut. Sigurisht, shkrimi shkencor të jetë i hollësishëm deri në detaje. Suksese dhe urime për vitin e ri 2014! Ju faleminderit. Me respekt, Abaz Arapi, Lagjia Sinan Balliu Delvinë.
I nderuar lexues, së pari ju falënderojmë për kërkesën! Ne jemi përpjekur të sjellim për ju informacionin e nevojshëm në lidhje me këtë bimë që ju, me të drejtë e quani çudibërëse. Shpresojmë të mbeteni i kënaqur ju dhe të gjithë lexuesit e interesuar…
Kur “lindi” aloe vera?
Për herë të parë, kjo bimë përmendet në një papirus në Egjipt (shkruar rreth viteve 1550 p.e.s) dokument që përmend 12 receta të përzierjes së aloes me përbërës të tjerë, që trajtonin sëmundje të ndryshme. Në farmaceutikën greke, bima për herë të parë është përmendur nga Celciusi. Hipokrati dhe Dioscoride, e këshillonin kundër djegieve dhe si dezinfektues, por bima është edhe një dhuratë kundër plakjes. Mbretëresha Kleopatra e përdorte lëngun e saj si krem me të cilin lyente fytyrën dhe tërë trupin. Al-Kindi, një filozof, inxhinier dhe fizikan arab, konstatoi se me aloe mund të përgatitet një kurë shumë efektive për dhimbjet inflamatore, për shikimin, ulçerën dhe shumë probleme të tjera shëndetësore, si për dezifektimin e sistemit tretës, detoksifikimin e organizmit etj. Gandi përdorte aloe vera për përmirësimin e shëndetit të tij. Botanistët dhe provat historike tregojnë se bima e aloe verës e ka origjinën nga Afrika, por duke qenë një bimë që u përshtatet shumë kushteve klimaterike, njeriu e ka pasur të lehtë ta transportojë, ndaj kjo bimë mund të gjendet në shumë vende. Në Amerikë ka kopshte të posaçme ku rritet dhe kultivohet aloe, si në Teksas, Kaliforni, Oklahoma, Florida etj.
Pse është aq e veçantë ajo?
Shumë studiues mendojnë se emri i kësaj bime vjen nga greqishtja e lashtë: “als”-që do të thotë “kripë dhe ujë”. Të tjerë mendojnë se vjen nga fjala arabisht: “alua”, që do të thotë “i hidhur”, siç është lëngu i kësaj bime.
Aloe ka fletë të trasha, mishtore, të cilat janë të mbuluara me thumba. Mos u habitni nëse e shihni në forma të ndryshme, pasi ekzistojnë 300 lloje të ndryshme aloesh, por lloji më i mirë dhe më interesant për studim, për shkak të vetive të saj terapeutike, është aloe vera Barbadensis Miller, e cila përmban shumë elementë terapeutikë. Megjithatë, vetitë e bimës varen edhe nga mënyra e kultivimit të saj. Pjesët e jashtme të bimës, të cilat janë të mbuluara me kokrra të vogla, kanë efekt pastrues dhe kurativ. Pjesa qendrore e fletëve, është e bardhë dhe e tejdukshme. Mbledhja e saj duhet të kryhet menjëherë, në mënyrë që të ruhen të gjitha vetitë e mira të aloes. Pas këtyre fazave, mund të mbledhësh rreth 200 molekula “të çmuara” për mjekësinë natyrore, një forcë e vërtetë biologjike! Aloe është pastruese, shëruese, përdoret kundër djegies, si analgjezik dhe si antioksidant. Xheli që përmbajnë gjethet e kësaj bime ka më shumë se 75 elementë ushqyes, 20 minerale, 12 vitamina dhe 18 aminoacide. Ja, disa prej tyre:
Aloinë – ka efekt pastrues dhe është përdorur që në antikitet.
Barbaloinë dhe acidi aloetik – kanë cilësi antibiotike, përdoren kundër gripit dhe dhimbjeve.
Linjinë: – duke depërtuar në indin epitelial, përdoret për shërimin e sëmundjeve të lëkurës siç është psoriazis dhe infeksioneve të shkaktuara nga myku.
Vitamina (betakarotinë, B, C dhe E), minerale, enzima dhe aminoacide.
Proteina komplekse acemano: Mbron dhe forcon sistemin imunitar, shton rezistencën ndaj viruseve, si dhe përmirëson kushtet e të prekurve nga virusi HIV.

Si ta përdorësh aloen në kushtet e shtëpisë
Relaks… – Merrni një gjethe të aloes, priteni në mënyrë gjatësore dhe përdoreni për të lyer trupin gjatë dushit.
Skuqje dhe djegie: Sprai freskues ose kremi pas djegies me bazë bimën e Aloe Vera, e pasur me mente, është ideal pas djegies nga dielli.
Në rastet e djegies në shtëpi, këshillohet përzierja e kësaj bime me një ekstrakt yndyrnash esenciale dhe vitamine E. Aloe vera gjithashtu qetëson prerjet, gërvishtjet dhe irritimet e lëkurës.
Kundër të ftohtit dhe mavijosjes: Aloe vera luan rol të rëndësishëm në rigjenerimin e lëkurës të dëmtuar nga temperaturat e ulëta. Vendoseni gjethen e aloes për disa minuta në zonën e mavijosur dhe më pas, shpëlajeni zonën me ujë të ngrohtë.
Pickimet e insekteve: Për të qetësuar pickimet dhe për të dezinfektuar zonën e irrituar mund të përdoret një preparat me përmbajtje të kësaj bime ose vetë gjethet e aloes.
Pastrimi i fytyrës: Aloe vera ndihmon në theksimin e pigmentit të lëkurës dhe i shton asaj shkëlqimin dhe elasticitetin. Për një pastrim shumë të efektshëm të fytyrës, këshillohet përdorimi i një maske me aloe vera, sheqer dhe lëng limoni.
Forcimi i flokëve: Gjethja e aloe verës mund të përdoret si një trajtim paraprak para aplikimit të shampos. Sugjerohet masazhimi i lëkurës me ekstrakt të bimës aloe vera për rreth 30 minuta çdo ditë. Ndihmon në lehtësimin e kruarjeve dhe zbokthit.
Efekt tretës: Pini një gotë me lëng Aloe Vera për të luftuar çrregullimet gastrointestinale dhe për të nxitur tretjen. Gjithashtu, kjo bimë ndihmon për të rënë në peshë.
Diabeti: Një gjysmë luge e lëngut, e konsumuar për 14 javë është vërtetuar se zvogëlon me 45% nivelin e sheqerit në gjak.

Aloe vera…
…kundër tumorit
Aloe vera ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe në shkatërrimin e tumoreve. Në këtë përfundim arriti një studim i publikuar në “International Immunopharmacology” (1995).
…riparon kolagjenin
Lëngu i bimës e furnizon lëkurën tonë me materialin e duhur për mirëmbajtjen dhe rigjenerimin e lëkurës së shëndetshme. Ajo ndihmon në luftimin e efekteve të plakjes.
…përmirëson shëndetin e dhëmbëve
Aloe Vera është e dobishme për shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave të tyre, falë veprimit të saj antibakterial dhe antimikrobial. Disa pasta me xhel të aloe verës ndihmojnë në eliminimin e problemeve të gjakderdhjes nga mishrat e dhëmbëve dhe kundër ulçerave të gojës.
…ndihmon shëndetin kardiovaskular
Ka pasur disa studime që kanë treguar se kur ekstrakti i aloe verës injektohej në gjak, shtonte transportimin e oksigjenit dhe ndihmonte në qarkullimin e gjakut. Një studim i vitit 2000, arriti në përfundimin se aloe vera ul nivelin e kolesterolit, përmirëson sëmundjet e zemrës, si dhe, nëpërmjet përdorimit të jashtëm, lehtëson dhembjet e kyçeve.

Advertisement

Si të përgatisësh në shtëpi një krem me aloe vera?

Përbërësit:
– Një gjethe e plotë e një bime aloe vera të paktën 3 vjeçare, mikser, thikë e vogël e mprehtë, lugë kuzhine, enë me tapë hermetike.

Kremi mund të përdoret për…
Djegie e gërvishtje të vogla, djegie nga dielli, inflamacion i mishrave të dhëmbëve, pickim insektesh, tharje lëkure, irritim i lëkurës së kokës (përdoret si shampo) dhe për shumë gjëra të tjera…

Përgatitja:
Kremi përgatitet lehtësisht, për më pak se pesë minuta. Merrni gjethe e aloes dhe lajeni me ujë të rrjedhshëm, duke bërë kujdes nga gjembat anësorë përgjatë të gjithë perimetrit të saj. Me një thikë të vogël, hiqini lëkurën, duke u përpjekur të mos lini asnjë mbetje prej saj. Me ndihmën e lugës së kuzhinës, merrni me kujdes xhelin e brendshëm të gjethes, shpëlajeni edhe atë me ujë të rrjedhshëm dhe hidheni në mikser, ku ai do të përzihet dhe kështu, ju do të përftoni një krem, të cilin duhet ta hidhni në një enë që më parë e keni sterilizuar. Mbylleni enën me kujdes dhe vendoseni në frigorifer. Kremi është gati për t’u përdorur, por, kini parasysh se duhet t’i lani duart mirë para se ta aplikoni!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

10 arsye për të dashur një Binjak

Next Post

Spartak Ngjela: Prokurori i Përgjithshëm flet si "Gjobëvënës" !

Advertisement