Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajzat kerkojne djem…

Përshëndetje! Jam X, beqare një vajze serioze, shume korrekte dhe me shkolle te larte. Dëshiroj te lidhem me nje person vetem per qellime serioze. Kërkoj qe personi te jete katolik shumë korrekt qe jeton e punon ne Tirane nga mosha 38-44 vjec. Ai që është i interesuar e theksoj vetem per qellime serioze te lere numër telefoni në gazete per komunikim. Faleminderit per mirëkuptimin.
Jam 45 vjeçe e divorcuar me dy vajza të rritura, mësuese, momentalisht e papunë. Dua të njoh një mik intelektual të rregullt e pa vese. Jetoj në Tiranë por me origjinë jam nga Elbasani. Nr. im ndodhet në redaksi.
Jam Linda nga Tirana shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim, e punësuar me kultur qytetare. Jam për një lidhje serioze me një person te rregullt i punësuar ì sinqertë korrekt dhe i paraqitshem mosha 52-60 vjec. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit. Faleminderit.
Jam 49 vjece 1.65 e gjate 85 kg. E pamartuar me shtepine time personale ne plazh durres jam e vetmuar kerkoj per martese nje njeri i cili te jete ne pune pa njeri ne ngarkim te jete familjare jo mashtrues te jete ndonje grek mbi 50 e lart ose shqiptare ne greqi por dhe shqiperi jam shume familjare por kam nje difekt nuk degjoj mire nga veshet ju lutem kam nevoje per nje njeri te mire punetor dhe familjare te me gjindet prane se jam e vetmuar. Për më tepër lë nr. tel. 0683030896. Pres telefonata ose sms.
Përshëndetje. Jam Ina nga Shkodra, jetoj në Tirane 35 vjece beqare, e rregullt në çdo aspekt, do doja të njihja një djale te mire per lidhje serioze, te jete i rregullt, larg cdo vesi te keq, të jetë i paraqitshem, katolik deri në moshen 40 vjec. Të interesuarit të më lene nr. ne gazete, se ju kthej unë pergjigje.
Anja nga Tirana simpatike, e mirë-arsimuar, me punë të mirë, me vlera intelektuale njerëzore. Kërkoj një person vetëm nga Tirana, me arsim të lartë, inteligjent, me gjuhë të huaja, sigurisht me ekonomi të mirë. Të jetë simpatik nga jashtë dhe nga brenda, realisht mosha 45-48 vjeç, as më pak e as më shumë. Njohje me destinim lidhje serioze. Shpresoj të sjellë batica të tillë njerëz me vlera.
Jam një zonjë nga një fshat i Vlorës, 50 vjeçe, shumë e vuajtur nga jeta, kam 5 fëmijë të martuar. Dua të lidhem me një person të moshës 55 vjeç. Po zotëria të jetë pa probleme familjare dhe të jetë nga fshatrat e Gjirokastrës dhe jo tallje ju lutem. 0699307980. Telefonatave pa numër nuk u përgjigjem.
Jam Ela 29 vjeçe nga Mirdita, e divorcuar, pa fëmijë, jam pak e shëndoshë, dua të lidhe me një djalë për martesë, të jetë i divorcuar dhe me fëmijë. Të jetë nga mosha 30-34 vjeç, i sinqertë dhe besnik, i krishterë ose ortodoks, nuk dua tallje. Kush të interesohet të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam një zonjë jetoj në Tiranë, jam e lirë, më mungon një mik i kompletuar dhe i mirë. Ai që e ndjen veten të tillë të lërë numër telefoni në gazetë.
Kërkoj një shoqe të mirë siç jam dhe vetë, dua ta bëj motër se nuk kam, të qaj çdo hall me të se skam me kë ti qaj. Jam e martuar me fëmijë të rritur 47 vjeçe nga Fieri. Për më tepër lini numrin tuaj te telefonit ne gazete.
Përshëndetje, jam një zonjë 52 vjeçe vuaj shumë me burrin dhe me kalamajt, dua brenda mundësive të njoh një person të më kuptojë dhe të më ndihmojë nga gjëndja që jam unë. Dua të më ndihmojë dhe të më qëndrojë pranë për çdo gjë. Pres përgjigje në gazetë, lini numrin tuaj të telefonit në gazetë.
Jam Emilia me banim ne Tirane. Për një menyre me te lehte njohje po shkruaj ne gazeten Intervista. Jam nje vajzë e arsyeshme e rregullt dhe e kompletuar. Kërkoj nje lidhje vetem per qellime serioze. Dëshiroj qe i interesuari te jete vetëm i besimit te krishtere. Personi te jetë i sinqerte, korrekt dhe ne pune, nga mosha 38-45 vjeç. Ai që është i interesuar vetem per nje lidhje serioze te lere nr. cel. ne gazete per komunikim.
Përshëndetje, jam një zonjë nga Tirana kam shtëpinë time, jam në punë, e paraqitshme, e rregullt në çdo drejtim, dua lidhje serioze me një zotëri deri 50 vjeç, të jetë i paraqitshëm, me punë, me ekonomi të mirë, të jetë i rregullt në çdo drejtim. Kush e gjen veten tek kjo sms të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim. Faleminderit.
Jam Stelina me banim në Tiranë, dhe origjinë nga Jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim. Jam e interesuar vetëm për një lidhje serioze me një person që të jetë simpatik, me trup të rregullt i pamartuar, me arsim të lartë, i sinqertë, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bizhozit, mosha 46-50 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni vetëm në gazetë. Faleminderit.
Jam M., me arsim të mesëm, por rri në shtëpi. Dua të njoh një njeri të kaloj jetën me të, të jetë brenda ose jashtë atdheut. Zotëria të jetë shumë i urtë, i sjellshëm dhe me vlera, siç jam edhe vetë. Unë jam 54 vjeçe dhe banoj në Durrës. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam Tina, 37 vjeçe, e divorcuar, pa femije. Nuk jam sakate, por me një difekt te padukshem. Jam dorë e bardhë, kërkoj nje djalë per martesë të divorcuar 42 vjeç, te mos ketë femije nga martesa më parë. Të jetë njeri i mirë jo batakci qe ka mendje per budallallëqe. Të mos jetë sakat po me ndonje difekt te padukshem. Nëse ka ndonje djalë per mua vetem per martesë dhe me këto kushte te lërë nr. telefoni në gazetë dhe do t’ju lutesha shumë jo tallje vetëm për martesë.
Përshëndetje, jam një zonjë e re nga Vlora, kam humbur lidhjet me një person me emrin Alban nga Durrësi që është 42 vjeç. Nëse ka ndonjë numër telefoni, lëreni në gazetë, ju lutem. Faleminderit.
Jam nje 52 vjecare e divorcuar, pa femije. Nuk ndihem mire ne Shqiperi dhe dua te largohem jashte. Kush zoteri apo zonje mund te me ndihmoje të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim.
Përshëndetje. Unë jam një zonjë nga Jugu, por me banim në Tiranë. Kërkoj të njoh një zotëri mosha 30-40 vjeç, të dijë të respektojë një femër. Nuk jam materialiste nuk kam nevojë për para, nuk po dal për tu prostituar, por kërkoj një burrë që ti dhurojmë njëri-tjetrit dashurinë, ngrohtësinë dhe respektin e munguar. Unë jam 30 vjeç, me arsim të lartë, e bukur. Zotëria të jetë i arsimuar, serioz dhe simpatik. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam një zonje nga Fieri 46 vjeçe, jam e mire e pak me shendet, simpatike dhe serioze. Por jeta ime ka qene e vuajtur dhe me burrin që e kam sdo tja dije për asgjë. Kerkoj nje zoteri te mire që më kupton jo nga ata qe tallen. Te me ndihmoj se jam ne gjendje te keqe nga ekonomia te me ndihmojë. Dhe unë do ti fal dashurine time qe nuk ja kam dhene burrit. Ju lutem mos u tallni ata persona që nuk e ndjejnë të më ndimojne mos te shkuajn fare se nuk jam për tu tallur. Ju lutem me doren në zemer jam shume e mire. Zoteria te lere numrin e telefomit në gazetë. Me respekt Aida.
Jam X grua me arsim të mesëm, por rri në shtëpi bashkë me fëmijët. Kërkoj një njeri të mirë që të më ndihmojë nga gjëndja ekonomike. Jam 54 vjeçe dhe jetoj vetëm, me fëmijët e mij. Kush është i interesuar të më kthejë përgjigje në gazetë ose celular, por të më thotë numrin e saktë dhe jo anonim, se nuk i përgjigjem. Preferoj një njeri që të jetë brenda ose jashtë atdheut.
Përshëndetje une jam nje zonje nga Jugu, e divorcuar, 40 vjece, nuk kam femije, dhe mundesite per te lindur me mbaruan, kerkoj nje person te jete i ve, ose i divorcuar per te kaluar jeten, kush deshiron, te lere numër telefoni në gazetë. Ju faleminderit.
Përshëndetje. Unë jam një zonjë nga Jugu, por me banim në Tiranë. Kërkoj të njoh një zotëri mosha 30-40 vjeç, të dijë të respektojë një femër. Nuk jam materialiste nuk kam nevojë për para, nuk po dal për tu prostituar, por kërkoj një burrë që ti dhurojmë njëri-tjetrit dashurinë, ngrohtësinë dhe respektin e munguar. Unë jam 30 vjeç, me arsim të lartë, e bukur. Zotëria të jetë i arsimuar, serioz dhe simpatik. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (10) View Comments (10)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

SI NDODHI VRASJA E KATERFISHTE SIPAS PROKURORISE

Next Post

Loriku acarohet me lajmet dhe adresat fallco

Advertisement