Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Burri më detyron të punoj prostitutë

– Jam një grua e martuar prej vitesh me burrin që kam. Për arsye ekonomike, para një viti e gjysëm, im shoq, që mos qoftë më mirë, më propozoi të punoja me lekë. Pas shumë këmbënguljesh nga ana e tij dhe njëfarë dhune psikologjike, pranova. Nuk e bëjmë me të njohurit tanë, por nëpërmjet internetit dhe vijnë klientët që na japin një pagesë minimale. Kemi caktuar edhe një orë kur nuk janë fëmijët se ne kemi dy fëmijë që shkojnë në shkollë. Problemi është se unë dua të dal nga kjo rrugë, por im shoq më kërcënon. Nëse unë bëj denoncim, çfarë do të ndodhë më tej? Si trajtohen raste si ky i imi? A më merr në mbrojtje shteti? A mund të më gjejnë ndonjë punë të ndershme, se s’po mundem më ta duroj veten në këtë rrugë ku jam futur? Pres një përgjigje juridike, një këshillë etj. Faleminderit. X.
Av. Drn. Alban Duraj, “Duraj Law Firm”, email: info@durajlaë.com, cel. 0692737706 & ++35544532512: – Përshëndetje zonjë! Ju falënderoj shumë për letrën tuaj! Së pari, më vjen keq për atë çfarë ju ka ndodhur! Legjislacioni penal parashikon:
– Në nenin 113: “Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.
– Në nenin 114: “Shtytja, ndërmjetësimi ose marrja shpërblim për ushtrimin e prostitucionit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”.
– Në nenin 114/a përcaktohet: Shfrytëzimi i prostitucionit i kryer: me të mitur; ndaj disa personave; me persona me të cilët ekzistojnë lidhje të afërta gjinie, krushqie, kujdestarie ose duke përfituar nga raportet zyrtare; me mashtrim, shtrëngim, dhunë ose duke përfituar nga paaftësia fizike ose mendore e personit; ndaj një personi që shtyhet ose shtrëngohet për të ushtruar prostitucion jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose nga persona të ngarkuar me funksione shtetërore dhe publike dënohet nga 7 deri në 15 vjet burgim.
– Nëse ju i drejtoheni prokurorisë për të bërë kallëzim penal ndaj bashkëshortit tuaj, prokuroria nis hetimet për pretendimet që ju keni. Pasi ajo bindet për vërtetësinë e pohimeve tuaja, të mbështetura në prova dhe ligj, më vonë prokuroria i drejtohet gjykatës ku kërkon që të marrë në cilësinë e të pandehurit personin që ka kryer veprën penale. Për ju, nuk ka asnjë penalitet në momentin që nuk provohet se ju e keni ushtruar me dëshirë këtë punë.
– Duke qenë se ju jeni me fëmijë, ju këshilloj që këtë problem ta zgjidhni me mirëkuptim dhe marrëveshje, pasi kallëzimi penal nuk është zgjidhje. Ju duhet të qetësoheni dhe të merrni veten nga kjo traumë që keni kaluar. Për të kaluar këtë problematikë, duhet të lidheni me organizata jofitimrurëse të cilat merren me këto probleme.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Papare e pjekur

Next Post

Përse u ndërrua emri nga Persi në Iran?

Advertisement