Paparja është një gjellë kombëtare moldaviane që përgatitet me miell misri dhe hirrë (natyrisht, edhe copa të vogla djathi).
Fillimisht, zihet mielli i misrit me ujë shumë të nxehtë. Për katër vetë mund të marrim katërqind gramë miell misri, por edhe më shumë ose më pak, sipas praktikës së çdo amvise. I hedhim një litër e gjysëm ujë të valuar dhe hirrë djathi (me copa të vogla brenda) dhe e trazojmë vazhdimisht me lugë druri që të mos na ngjitet. E valojmë në zjarr të ngadaltë derisa të trashet. Мëmëligën e hedhim në një enë (tavë balte), fundin e së cilës e kemi lyer paraprakisht me yndyrë, mundësisht, me gjalpë. Trashësia është mirë të mos i kalojë dy gishtat e dorës. I hedhim përsipër një shtresë me 300 gramë djathë të thërrmuar e pastaj hedhim një shtresë tjetër mëmëligë. Mbi shtresën e dytë thërmojmë 100 gramë djathë të bardhë dhe 100 gramë gjalpë. E vëmë tavën për t’u pjekur në një temperaturë prej 180 gradësh dhe e lëmë për 30 minuta. E servirim të nxehtë.