Kjo është një mrekulli e vërtetë e natyrës, të cilën me të drejtë e quajnë eliksir të jetës. Sipas legjendave, këtë kërpudhë e kanë gjetur në pyll disa murgj tibetjanë, të cilën pastaj filluan ta kultivonin në ambientet ku jetonin. Sipas kësaj legjende, kjo kërpudhë ka zbritur në Tokë nga Hëna dhe ka diçka të mbinatyrshme, që është në gjendje të harmonizojë dhe rregullojë plotësisht jetën e njeriut. Kërpudha tibetjane, nga pamja e jashtme paraqitet si një masë e butë me ngjyrë të bardhë, e cila në fillim ka një dimension më të vogël se pesë milimetra, ndërsa në periudhën e rritjes dhe shumëzimit, diametri i saj arrin në katër-pesë centimetra. Forcën magjike shëruese këto kërpudha e marrin kur me to zihet kosi (si farë). Ky lloj kosi, sipas tibetjanëve, është si një mendimtar i sprovuar zemërmirë që u jep njerëzve shëndet dhe mbarësi në jetë, për të arritur qëllimet e dëshirat e tyre. Ai i ndihmon njerëzit të përmirësojnë të metat dhe të ndreqin gabimet, duke mos i lënë të gabojnë përsëri, u heq “mendjen e keqe” dhe nuk i lejon të hedhin hapa të gabuar në jetë. Duke ndjekur këto postulate, njerëzit më të suksesshëm, pasanikët më të mëdhenj në botë, si Princi i Monakos dhe Shahu i Brunejit, Bill Gejtsi dhe Riçard Giri, po përdorin në racionin e tyre ushqimor ditor një kos të zënë me këtë kërpudhë. Mirëpo, përgatitja e këtij kosi që nga kohët më të lashta është mbajtur sekret. Vetëm tani ai është zbuluar me anën e analizave të ndryshme biokimike. Doli se kosi sekret ka në përbërje e tij shumë vitamina dhe kripëra minerale që e mbajnë organizmin në harmoni të plotë. Mendimtarët tibetjanë pohojnë se kërpudha në fjalë është në gjendje të diagnostikojë vetë sëmundjet dhe të fillojë po vetë kurimin e tyre, duke zhdukur mikrobet dhe bakteriet e dëmshme. Edhe shkencëtarët pohojnë se ky lloj kosi është një antibiotik i fortë, i cili i rikthen organizmit të sëmurë aftësitë dhe funksionet e mëparshme. Kosi i zënë me kërpudhë tibetjane forcon sistemin nervor, i heq njeriut depresionet dhe përmirëson humorin. Ai shton oreksin, stimulon tonusin jetësor, shton dëshirën për punë dhe veprimtari aktive, etj. Ai shëron praktikisht pothuajse të gjitha sëmundjet dhe çrregullimet në traktin tretës, madje edhe në rastet kur këto çrregulime vijnë nga përdorimi i tepërt dhe pa kriter i antibiotikëve sintetikë. Kjo kërpudhë ka veti shëruese sidomos për sëmundjet e rrugëve të tëmthit dhe fshikëzës së tij, ai ndikon në nxjerrjen e rërës dhe të gurëve prej tyre pa dhimbje, si dhe për disa sëmundje gjinekologjike. Ai ul shumë nivelin e kolesterinës e sheqerit, si dhe parandalon rritjen e tumoreve. Po kështu, ndihmon për dobësimin dhe heqjen e kileve të tepërta nga trupi, forcimin e flokut, etj. Efekte të mira jep kosi i zënë me kërpudhën tibetjane në sëmundjet reumatizmale, si dhe në disa sëmundje të lëkurës. Dhe, pasi kemi parë disa nga epërsitë e kërpudhës tibetjane dhe kosit të zënë (fermentuar) me të, le të shohim se si mund ta rritim këtë kërpudhë të mrekullueshme në kushte shtëpiake. Ashtu sikundër “çdo gjë e gjallë”, ajo kërkon që të tregohet ndaj saj një kujdes i posaçëm dhe, në radhë të parë, një ushqim të zgjedhur dhe të rregullt. Ushqim për këtë kërpudhë është vetë qumështi që përdorim për të përgatitur kosin. Dhe tani, le të shikojmë se si përgatitet kosi me anë të kësaj kërpudhe. Marrim një kavanoz qelqi ku hedhim qumësht të ngrohtë, të paktën ne temperaturën e dhomës. Gjysmën e kavanozit e lëmë bosh dhe hedhim atje dy lugë kërpudha për çdo litër qumështi. Kavanozin e vendosim në temperaturën e dhomës dhe në një vend ku të mos i bjerë shumë dritë. Kavanozi mbulohet me një napë, në mënyrë që edhe në enë të qarkullojë ajri. Kosi zihet brenda një nate. Kur e shikojmë se qumështi është trashur, e kullojmë në një kullesë plastmasi në një kavanoz tjetër, ndërsa kërpudhën e lëmë në kullesë. Kërpudhën, ashtu sikurse e kemi në kullesë, e shpëlajmë disa herë në ujë të pastër. Pas shpëlarjes, e hedhim në kavanoz dhe përsërisim gjithë procedurën për të përgatitur kos tjetër. Këtë procedurë duhet ta përsëritim çdo ditë. Kosi duhet të jetë i freskët, ndërsa nga ana tjetër, po të mbetet pa qumësht, kërpudha i humbet vlerat e saj shëruese. Po te respektohen rregullat e përgatitjes, kërpudha rron gjatë, duke u rritur vazhdimisht.
Kosin e zënë me kërpudhe tibetjane duhet ta përdorim sipas disa rregullave. Së pari, e fillojmë me nga një gjysëm gote. Vazhdojmë kështu një javë e pastaj, pas një jave, mund të marrim nga një gotë dhe, më vonë, deri në dy, një në mëngjes dhe një në darkë, para gjumit. Është e domosdoshme të mbahet parasysh se me këtë kos, edhe stomakut i duhet njëfarë kohe që të mësohet. Mirë është të pimë nga një gotë ditën, por jo më shumë se dy, sepse mund të sëmureni nga diarreja. Kura vazhdon deri në dy muaj.
Përgjithësisht, kosi me kërpudhë tibetjane nuk ka efekte anësore, me përjashtim të të sëmurëve me diabet që përdorin insulinën… Për ata, kjo kurë është e ndaluar.