Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më tremb kanceri i qafës së mitrës

– I drejtohem doktoreshë Teutës, nisur nga një shkrim të sajin para disa numrave. Do të doja një sqarim më të hollësishëm, sepse rasti im është i ngjashëm me atë të letërshkrueses së mëparshme. Kam marrëdhënie seksuale me të njëjtin person prej kohësh. Kam lexuar shumë mbi kancerin e mitrës dhe për këtë arsye, jam pak e shqetësuar. Para disa muajsh, kam pasur sekrecione që kishin ngjyrë mishi. Përveç kësaj, më vinte edhe erë e keqe dhe gjatë marrëdhënieve seksuale, ndjeja dhimbje. Kam edhe djegie gjatë aktit seksual. Çfarë duhet të bëj, me se mund të mjekohem? Ju falënderoj.
Dr. Teuta Buxheli, onkologe: – E nderuar letërshkruese, siç kemi shkruar edhe më parë, organet gjenitale kanë strukturë komplekse, ama janë perfekte dhe në gjendje të mbrohen nga infeksionet, në saje të një ekuilibri që vendoset nga sekrecionet vaginale të formuara nga bakterie që quhen laktobacile. Prania e tyre krijon një ambient të përshtatshëm vaginal (ph.) optimal, që jep edhe mirëqenie të organizmit. Po kështu, në vaginë jetojnë shumë bakterie të tjera që shkaktojnë infeksione në prani të oksigjenit. Në 100 % të këtyre bakterieve, 90 % të tyre janë bakterie të mira, laktobacile dhe 10 %, janë të dëmshme. Prishja e këtij ekuilibri, pra, shtimi i bakterieve të këqia, pa dyshim, sjell një infeksion. Infeksionet mund të shkaktohen edhe nga mikroorganizma që vijnë nga jashtë, kryesisht nga marrëdhëniet seksuale. Mikroorganizmat më të shpeshta janë: Trichomona, mycoplazma, e.coli, clamidia, streptokoku, gardnerela dhe viruse të ndryshme. Ky infeksion mund të shkojë deri në qafën e mitrës e gjithë organet gjenitale.
Arsyet janë sëmundje të ndryshme të organizmit, që ulin rezistencën në tërësi. Për shembull, disa nga këto janë: Mjekime me kimioterapi, mjekime me antibiotikë të marrë pa arsye, kontraceptivët oralë, alergjitë, irritimet e organeve gjenitale, menopauza, barra, kontakti seksual, të brendshmet johigjienike, higjiena e dobët personale dhe seksuale. Kryesisht, ankesat janë të tipit: Sekrecione të shumta jo transparente, ngjyrë gri, të verdha, jeshile me erë ose jo, si gjizë e bardhë; kruarje, djegie, enjtje, skuqje dhe dhimbje. Shpesh, këto shenja shoqërohen me urinim të shpeshtë e me djegie. Nga pakujdesia trajtohen si infeksione urinare dhe për pasojë, merren antibiotikë, duke e rënduar më shumë situatën. Prandaj, ju rekomandojmë gjithnjë të bëni vizitë gjinekologjike, merret tampon i sekrecioneve dhe në laborator përcaktohet mikrobi e vendoset mjekimi specifik. Mjekimet bëhen gjithmonë në çift. Përgjithësisht, pas ciklit të parë të mjekimit, situata qetësohet, por ankesat kthehen shpejt. Mjekimi duhet të kryhet me cikle e sipas gjykimit të mjekut, 3 deri në 6 cikle, në mënyrë që infeksioni të mos bëhet kronik, por mund të ndodhë që edhe pasi të kemi bërë mjekimet, përsëri nuk kemi rezultat. Një arsye shumë e fortë është prania e një gjendjeje para kanceri (displazi) në puçrrën e qafës së mitrës ose një kancer i vogël në të, ose një H.P.V (virus që shkakton kancerin e qafës së mitrës). Ju nuk na shkruani nëse keni bërë paptest.
– Atëhere, ju duhet të bëni dhe një paptest, pasi ai zbulon gjendjen parakanceroze ose një kancer ende të vogël. Fillimisht, këto janë gjendje të vogla, por të lëna në ecurinë e tyre, bëhen vdekjeprurëse. Në shumicën e rasteve, gjendjet prekanceroze ose kanceri, shoqërohen me infeksione të vazhdueshme e të patrajtueshme. Paptesti bëhet 2 vjet pas fillimit të kontaktit seksual dhe përsëritet pas 6 muajve, deri në 1 vit, nëse përgjigjja është negative. Bëni paptest; ai ju shpëton jetën kur sëmundja kanceroze është në faza të heshtura e shpesh, paraqitet me infeksione gjinekologjike. Për më tepër, mund të më kontaktoni në këtë nr. tel. 0682280836.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Luani sulmon zbutësin në arenë, për... xhelozi!

Next Post

Rita Ora: Vendimet e duhura në profesion; të gabuara, në jetë!

Advertisement