Ja, rezultati i raportit të qendrës amerikane të kërkimit National Marriage Project, që e pohon: Një në tre marrëdhënie të një nate, përfundon në martesë! Studimi, i bërë në vitet 2007-2008 tek afro një mijë të rritur të moshës 18-34 vjeç, të ndjekur për 5 vjet, ka ndjekur evolucionin e 418 të rriturve që janë martuar. Kështu, 32% e të martuarve rishtas kanë pohuar se lidhja e tyre ka filluar me planin e një nate, gjë që në anglisht quhet «hookup». Megjithatë, këto lidhje ishin më pak «cilësore» sesa ato që kishin filluar më seriozisht. Megjithëse martesa ka qenë përfundimi i disa lidhjeve të lehta, përqindja e të martuarve prej tyre është lehtësisht më e vogël se e çifteve të tjera. Në fakt, vetëm 36% e lidhjeve të një nate përfundojnë në martesë, kundrejt 42% të lidhjeve serioze. Megjithatë, edhe një e treta nuk është pak!
Advertisement