Mbi Titanik
Jemi mbi Titanik dhe kapiteni u thotë pasagjerëve:
– Kam një lajm të mirë dhe një të keq!
– Na thuaj në fillim të mirin!
– Të mirin, të mirin…
– Do të fitojmë 11 çmime Oskar!
MakinaMakina
Njëri i thotë shokut të tij: – Xhaxhai im është një gjeni! Ai mori karrocerinë e një Benzi, motorrin e një Ferrari, rrotat e një Fordi, sediljet e një Kadillaku…
– Uau! Dhe çfarë bëri? Një makinë të re?!
– Jo, tre vjet burg!
Pas operacionit
Pacienti, zgjohet pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, me një uri të paparë. I bie ziles dhe sapo infermierja vjen, i thotë:
– Kam shumë uri! Mund të më sillni diçka?
Pas pak, infermierja kthehet me një pjatë të vogël që ka vetëm një kokërr groshë. “Bëni durim, i thotë pacientit, nuk mund të hani ende më shumë se kaq…”.
Pas pak, pacientit i pihet shumë ujë dhe prapë i bie ziles.
– Më sillni ju lutem diça për të pirë se po vdes nga etja!
Infermierja ikën dhe kthehet me një pikatore. “Hapeni gojën që t’ju jap për të pirë… Bëni durim. Nuk mund të pini ende më shumë se kaq…”.
Së treti, pacienti i bie ziles dhe i thotë infermieres:
– Ju lutem, a mund të më sillni një pullë poste?
– Një pullë poste? – habitet infermierja. – E për çfarë ju duhet?
– Po ja, – thotë pacienti, – për të ngrënë hëngra, për të pirë, piva, tani kam dëshirë të lexoj…
Supa e pulës
– Kamarier! Supë pule është kjo? E kuptoni që në këtë mënyrë ju po talleni me klientët?
– Me thënë të drejtën, zotëri, nuk ju gënjejmë kur themi se është supë pule… Puna është se kemi zier zogj të vegjël, të vegjël fare… Ky që ju kemi sjellë, është uji ku ziejmë vezët!
Fëmijët
– Teta, po ti pse nuk ke fëmijë?
– Sepse, mua, lejleku nuk më ka sjellë fëmijë!
– E pse nuk ndërrove zog?
Këshilla e duhur
– Si mund ta çmendësh një burrë në dhomën e gjumit?
– Duke i fshehur telekomandën!