– Ajo çfarë dua të them un është shumë e dhimbshme, dua ta ndaj me ju dhe të marr një mendim. Vëllai im ka një shok të ngushtë, e do shumë, sepse dhe ska vëlla, vetëm mua më ka si motër. Atë e njohim prej 15 vjetësh tashmë, dhe është bërë si i shtëpisë. Vitin e fundit e kisha parë që mi hidhte sytë mua, pavarësisht se më thoshte motër. Ai është i martuar dhe ka dhe një fëmijë. Nuk dua ta zgjas sepse ndihem shumë keq. Por ky person më ka përdhunuar para dy muajsh në shtëpin time, erdhi për të takuar vëllain, dhe më shprehu ndjenjat dhe ashtu me dhunë bëri mardhënie me mua. Nuk i tregova askujt, sepse kam friken e vëllait se sdua ti ndodhë gjë. Por tani se duroj dot më, e kam mbajtur fshehur dhe ndihem shumë keq çdo ditë e më shumë. Kam kaluar dhe po kaloj një periudhë të tmerrshme të jetës time. Sdi si të veproj, ti tregoj vëllait apo jo, sepse e shoh që ai vjen me pafytyrësin më të madhe përsëri në shtëpinë tonë, nuk e duroj dot më, e dua të vdekur me qënë. Por sdi si të veproj, ti them vëllait apo jo?
Advertisement