Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A mund të marr çek social në Itali?

– Dua të di më shumë rreth çekut social që merret në Itali. Cilat janë kushtet që duhet të plotësoj për ta marrë? A duhet të paraqiten kërkesa të veçanta, apo mjafton të mos kesh plotësuar vitet kontributive që duhen për të dalë në pension? Pres një përgjigje, sepse ne jetojmë në Itali. Faleminderit. Zonja Manushaqe.

– E nderuar zonja Manushaqe, po të kishit shkruar të dhëna më të sakta, do të merrnit një përgjigje më të detajuar. E them këtë sepse ju nuk na shkruani moshën tuaj, çfarë pune keni bërë, a jeni rezident në Itali me letra të rregullta etj. Megjithatë, për ju kemi këtë informacion të cilin e kemi marrë nga specialistët që merren me zgjidhjen e pyetjeve të emigrantëve që ndodhen në Itali. Për të përfituar çekun social në Itali, duhet të plotësoni këto kushte:

– Të keni mbushur 65 vjeç e 3 muaj (nga 1 janari 2013, kriteri i moshës është ndryshuar, duke shkuar nga 65 vjeç, në 65 vjeç e tre muaj);

Advertisement

– Të keni patur rezidencë në Itali efektive dhe të zakonshme për të paktën 10 vjet (kriter i futur nga 1 janari 2009);

– Të keni rezidencë efektive, të qëndrueshme dhe të zakonshme në Itali;

– Të mos keni asnjë të ardhur ose të keni të ardhura nën kufijtë e përcaktuar me ligj. Për vitin 2014, për të kërkuar çekun social, të ardhurat nuk duhet të kalojnë kufirin e 5.818,93 eurove në vit, të shumëzuara për dy, pra, 11.637,86 euro, për personat e martuar. Edhe shtetasit e huaj kanë të drejtë të kërkojnë çekun social. Qytetarëve të BE-së nuk u kërkohet asgjë me shumë se italianëve, ndërsa jokomunitarët duhet të jenë titullarë të kartës së qëndrimit ose të lejes së qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë.

– Ndërsa në lidhje me kërkesen që duhet të bëni për marrjen e çekut social i drejtohet INPS-it ekskluzivisht në rrugë telematike. Duhet të futeni në internet dhe, nëpërmjet faqeve online të INPS-së, duke përdorur “shërbimet telematike”, në të cilat qytetari mund të hyjë me kodin e tij PIN; Mund ta bëni dhe me telefonatë, duke telefonuar në numrin e gjelbër falas 803164 nga rrjeti fiks, në numrin 06164164 nga celulari (kundrejt një pagese normale sipas programit tarifor të ofruar nga kompania telefonike), si dhe nëpërmjet patronateve dhe enteve ndërmjetësuese: Në këtë rast, janë ato që i përcjellin telematikisht INPS-së kërkesën e qytetarit. Çeku apo pensioni social nis nga data 1 e muajit që pason atë në të cilin paraqitet kërkesa. Shuma e parave mund të derdhet me kërkesë të të interesuarit edhe drejtpërdrejt në llogarinë rrjedhëse në bankë apo postë. Shuma e çekut vlerësohet çdo vit dhe për vitin 2014 është përcaktuar 447,61 euro në muaj për 13 këste në vit. Nëse kërkuesi ka edhe të ardhura të tjera (pension në atdhe, dëmshpërblime të paguara nga shteti italian apo shtete të tjera), shuma vjetore e çekut social do të jetë sa diferenca mes kufirit të parashikuar çdo vit për të pasur të drejtën e çekut (5.818,93 për vitin 2014) dhe të ardhurave të deklaruara. Çeku ka vlerë të përkohshme, pra, jepet për aq kohë sa përmbushen kriteret. Këto janë disa nga rregullat që duhet të ndiqni. Nëse keni ende paqartësi, mjafton të komunikoni me kontaktet që ju dhamë më sipër dhe do të sqaroheni për gjithçka, ose të kontaktoni patronatet që merren pikërisht me këto çështje në Itali, duke mbështetur emigrantët.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nuk më punon mirë Windows XP... Si të veproj?

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement