Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kush ishte dinosauri me gjemba?

Jo të gjithë dinosaurët ishin grabitqarë të mëdhenj si Tiranosauri, ose gjigandë si Apatosaurusi. Disa dinosaurë mbetën të vegjël derisa u zhdukën. Në fakt, disa nga dinosaurët më të vegjël që kanë ekzistuar ishin nga të parët që u përhapën nëpër botë, më shumë se 200 milion vjet më parë. Një nga ata, Pegomastaxi, me një nofull vetëm 2.5 centimetra të madhe, që e përdorte për të ngrënë bimë, është një nga më të vegjlit që janë zbuluar. Fosilet e këtij dinosauri janë gjetur në Angli, në Kinë edhe në Afrikë. Pegomastaxi, që do të thotë “Nofulla e madhe nga Afrika” është gjetur në Afrikën e Jugut në vitin 1983, por vetëm tani është identifikuar si një lloj i ri dinosauri. Në shkëmbinjtë e një mali në Afrikë, u gjetën mbetjet e një dinosauri me një sqep si ai i papagallit, me dhëmbë të mprehtë dhe një kafkë jo më të madhe se shtatë centimetra. Shkencëtarët e Universitetit të Havardit në Amerikë mendojnë se ai peshonte më pak se një mace shtëpiake. Ai kishte dhëmbë të mprehtë që mpreheshin duke u fërkuar njëri-tjetrin dhe që shërbenin për të shqyer gjethe. Dinosauri kishte edhe një kafkë me profil papagalli që e ndihmonte për të këputur fruta. Në fakt, ai kishte edhe dhëmbë të mëdhenj, por ekspertët thonë se i përdorte ato për vetëmbrojtje dhe jo për të ngrënë mish. Një karakteristikë tjetër e këtij dinosauri, deklaruan ekspertët, është trupi i tij i mbuluar me gjemba si ato të iriqit. Nëse kjo është e vërtetë, atëhere imagjinoni një iriq me dy këmbë që ecën në pyll për të ngrënë gjethe. Ky është Pegomastaxini.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

John Van Ride: Pse me Gertën...

Next Post

Bëmë mama të të ngjaj?

Advertisement