Përkujtimore DoktoritVetëm pak javë më parë u nda nga gjiri i familjes, shokëve e miqve të shumtë Ramazan Gjeci ose siç e thërrisnin shkurt, doktori. Ikja e papritur e tij la një pikëllim të thellë në zemrat tona, në rrethin e gjerë të shokëve e miqve që e deshën aq shumë. Ndonëse në një moshë të konsiderueshme vdekja e tij la një një zbrazëti mes nesh, mes miqve e shokëve, mes të gjithë atyre që u shërbeu një jetë të tërë. Ai iku pa dhimbje, pa vuajtje e pa brenga sepse vetë jeta e tij qe e tillë, një jetë në shërbim të njerëzve e mbushur me punë me talent e përkushtim. Ky njeri jetën e tij jua kushtoi njerëzve në ditë me diell e me shi në netë dimri mes baltës e të ftohtit në këmbë si gjithmonë i palodhur e i papërtuar me të vetmin qëllim në jetë për të shëruar dhimbjet e tyre fizike e shpirtërore. Të gjithë ato që e kanë njohur doktorrin e mbajnë mend atë si një karakter të fortë si një profesionist të shquar si një babaxhan të qeshur e shumë shakaxhi si një portret shembull të një morali të pastër në sjellje e profesion. Ai u bë për njerzit një figurë shumë e afërt dhe e dashur, si një pjestar familje në gjirin e tyre, një mjek i palodhur që shëronte jo vetëm sëmundjet por edhe shpirtin e tyre, duke rigjeneruar moralin e forcën shpirtërore sic dinte ta bënte vetëm ai. Jo më kot të sëmurët e asaj treve të Dibrës kërkonin medoemos të vizitoheshin një herë te doktor Ramazani. Me një përvojë mbi gjysëmshekullore dhe një begraund mjaft të pasur si mjek, ai, edhe pse kaloi moshën e pensionit, ishte një studiues permanent i shkencës mjekësore, njihte në vazhdimësi praktikat e reja në fushën farmaceutike dhe praktikonte të rejat e saj me rezultate të kënaqshme. Me punën dhe karakterin e tij të palodhur ai grumbulloi rreth vetes gjithë admirimin dhe dashurinë e njerëzve të thjeshtë mes të cilëve e ndjente veten të rinuar, të qeshur e gjithmonë të gatshëm për tu sherbyer sado larg qofshin ato. Portreti i tij i qeshur, zëri i tij kumbues, trupi i drejtë dhe shikimi i tij dashamirës do të mbahen mend gjatë në kujtesën e shokëve, miqve dhe të sëmurëve që ai u shërbeu me përkushtim një jetë të tërë. Me vdekjen e tij shoqëria humbi një njeri të cmuar e me shumë vlera, të afërmit humbën njeriun e zemrës që e deshën aq fort, shokët dhe miqtë humbën ‘lezetin e konakut’’ apo “të vecantin”, siç e quanin atë në bisedat mes tyre. I paharruar le të mbetet mes nesh kujtimi i tij. Shpirti i tij u prehtë gjithmonë në paqe! Sabriu.
Përkujtimore për mamin që e humba para 1 viti…
E shtrenjta ime mama, mama jeta ime ishe ti, mama oksigjeni im, mama ilaçi im ishe ti. Mama nuk mundem pa ty të rroj, fytyrën, zërin e erën tënde, përditë prezencë në jetën time janë. Në shtëpi ku eci dhe shkoj mëngjes e darkë ty të thërras, ty të kërkoj. Mama nuk mundem të të harroj. Nga Arta Bejleri.
Ah, moj nëna sa shpejt na ike, ah moj nëna sa na mungon! Dashurinë dhe përkujdesjen tënde ne kurrë s’do ta harrojmë se ti në zemrat tona do jesh gjithmonë e gjallë dhe ne me mall do të të kujtojmë. Ah, moj nëna sa shpejt na ike, ah moj nëna një fjalë s’na the, ah moj nëna për herë të fundit na kërkove, dhe pranë sna kishe dhe mbylle sytë e sna pe. Sa herë hapim sytë në mëngjes, fotografinë tuaj ne shikojmë. Ju flasim dhe na përgjigjeni dhe sytë na mbushen me lot, se goja “nëna” dhe “gjyshi” s’na thotë. Rafael e Françeska Bejleri.
Dashuria e prindërve… Ju vuajtët shumë, ju shumë u lodhët dhe shumë shpejt ju ikët dhe nga kjo jetë, asnjë gëzim, asnjë shpërblim, si prindër nuk e morët. Ah, dashuria e prindërve është një bekim, dashuria e prindërve është e pazëvendësueshme, mbaji mirë sa janë se kur ata ikin, malli do të marrë dhe çfarëdo të bësh, ata as shikojnë, as dëgjojnë. Nuk ka rëndësi sesa rron, rëndësi ka të rrosh me nder, nuk ka rëndësi sesa vjeç vdes, rëndësi ka të vdesësh i nderuar, ashtu siç ishin prindërit e mi, sa ishin gjallë rrojten me nder dhe të respektuar. Dhe kur ikën, ikën shumë të rinj por ikën të nderuar. Dy vdekje që lanë shumë dhimbje pas, për prindërit e mij të shtrenjtë. Sa shpejt ju ikët, një fjalë për herë të fundit se thatë. Sa shumë ju më mungoni, kurrë sdo t’ju harroj. Derisa të vdes me mall do tju kujtoj o të shtrenjtit e mi të pazëvendësueshëm. Sa hap sytë në mëngjes, me ju unë flas, sa hap sytë në mëngjes juve ju kërkoj, kur mbyll sytë në darkë në ëndërr dua t’ju shikoj. Arta Bejleri.
Dedikime…
Nëse dikush mendon për ty, dije se ajo jam unë. Nëse natën rri pa gjumë e bëj se të dua shumë. Për Princin tim nga zemra e tij.
Një ndjenjë e re trokiti në zemrën time e hapa pa menduar dhe të ftova në jetën time. Të fala dashurin si gjën më të shtrenjtë të fala jetën time si një provë të vërtetë. Mendoja se të doja po jo çmendurisht sot e kuptova ishte ndjenjë e brishtë ishte ndjenjë e trishtur kur mendoja se po më braktisje. Jeta mu vu në ndysh kur me fjal më vrisje dhe papritur gjithçka ndryshoj kur më deshe përsëri dhe më në fund e kuptova që ti quhesh Dashuri. Për Princin tim nga zemra e tij.
Zemra jote këtu është, pasnenër aty do ta kesh. Nuk të lë se të dua fort për ty më mbushet zemra e sytë me lot. Aq i shtrenjtë sa jam unë për ty, je dhe ti për mua. Se na bashkoj kjo botë dhe ti je dashuria ime e parë në këtë botë po e shijojmë të dy tokë. Unë e ti me zemra të bashkuara po larg nga njëri-tjetri spo rrimë dot. Se të dua fort dhe më do fort. Je gjëja më e shtrenjtë që kam në këtë botë sa pa ty nuk rri dot. Për zemrën time, nga princi i saj.
Nëse te them më mungon e di qe smë beson, dua të them po te pres skam ze po kam shpresë. Dua te nuhas aromen tende. Është e pamundur e kam vec ne mendje. Dua ta rreshkas doren mbi lekure jam me sy mbyllur dhe e rreshkas mbi pikture. Bertas dhe them “kam nevojë per ty”, por eshte çdo gje e kote se ne s’do te jemi me te dy. Andi Durrës.