Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

U martova, edhe pse isha impotent…

Unë quhem Dorian dhe jam tridhjetë e dy vjeç. Gruaja ime e lexonte gjithnjë gazetën tuaj dhe ajo më ka dhënë disa nga historitë tuaja për t’i lexuar. Më duhet të them se më kanë prekur shumë. Aq sa vendosa që t’ju rrëfej edhe unë mëkatin tim.

Nuk e di nëse Anila (emri i saj dhe emri im nuk jane te vertetet) do ta lexojë këtë letër timen, ose të paktën a do ta kuptojë që jam unë. Por sido që të jetë, është më mirë kështu. Unë e di që asnjëherë nuk do të kem kurajon që t’ia them të vërtetën në sy. Nëse e merr vesh nga gazeta juaj, atëherë do të kem hequr gjysmën e barrës nga supet e mi.
Them kështu, sepse unë kam një sekret shumë të madh përbrenda meje. Ne nuk kemi shumë që jemi martuar, por lidhja jonë është e gënjeshtërt, ose të paktën kështu më duket mua.
Kur e kam parë për herë të parë Anilën, isha njëzetë e dy vjeç. Sapo kisha mbaruar shkollën e lartë. Njëri nga çunat e kursit, na kishte ftuar në ditëlindjen e tij. Aty, në atë dhomë të rrëmujshme dhe të zhurmshme, ishte edhe Anila. E dobët, por jo nga ato femrat që mendon se kanë gjithë jetën e tyre pa ngrënë. Anila ishte elegante, kishte klas, elegancë. Vura re flokët e gjatë, të pastër dhe të shndritshëm që i kishte kapur lart. I kishte të zinj sterrë. Kishte veshur një fund xhins dhe një pulovër përsipër. Aty ku mbaronte fundi, mund t’i dalloja pulpat e bardha dhe të bukura. Kishte veshur edhe një palë sandale, që sikur e bënin më të drejtë dhe më të gjatë. Kur fliste, luante shpesh dorën nëpër flokë. Nuk qeshte shumë, por as nuk dukej e sertë.
Kam qëndruar afërsisht një orë duke e parë atë me shumë endje. Ajo ishte nga ato vajza që të bënin shumë kurioz, por në të njëjtën kohë, edhe të frikësonte. Dukej qartë që ishte shumë inteligjente, ndaj dhe druhesha nëse do të isha në lartësinë e saj.
Por në fakt, unë nuk kisha llogaritur gjënë më kryesore. A kishte apo jo ajo një të dashur. Dhe kur më në fund, pas afërsisht një ore vëzhgim, mora guximin për t’i folur, pranë saj mbërriti një djalë që i hodhi dorën në qafë. Si mund të mos më kishte shkuar në mendje, që një vajzë e bukur si ajo, të mos kishte të dashur?!
Në atë moment, u afrua Arseni, shoku im i kursit. Më foli pak në përgjithësi dhe më pas më pyeti nëse po kënaqesha. I thashë që po rrija pak vetëm, sa të nxehesha pak. Dhe në atë kohë, ktheva sytë nga vajza që më kishte bërë si të çmendur. Arseni e vuri re, më kapi nga krahu dhe bëri sikur nuk kuptoi.
“Hajde të të prezantoj me kushërirën time!”, më tha.
Kur po afrohesha drejt saj, më dridheshin gjunjët. Arrija t’i shihja vetëm kurizin. Nga pulovra, dukeshin linjat e holla, ndërsa flokët e mbledhur, i zbulonin një qafë shumë aristokrate.
Kur Arseni e thirri në emër dhe ajo ktheu kokën, m’u duk pesëmijë herë më e bukur. Kishte një lëkurë të bardhë dhe buzë të kuqe. Ishte si një ëngjëll. Djali që kishte në krah, ishte i zakonshëm. Por mua më dukej si një fshesazhi përpara asaj mrekullie. Mendoja se ajo nuk duhet të rrinte me njerëz të zakonshëm, pasi nuk i përkisnin botës së saj.
Arseni po llomotiste kot. Mesa duket, po përpiqej që të na njihte. Gjatë katër vjetëve të shkollës së lartë, kisha vënë re që Arseni kishte në lloj admirimi për mua. Ne nuk është se kemi patur ndonjëherë shoqëri, përveçse përshëndetjeve sa herë që përballeshim. Por sa më shumë nuk flisnim, aq më shumë më dukej se Arsenit i rritej respekti për mua. Dhe ja, ku po ma tregonte. E shihja teksa përpëlitej me mish e me shpirt, për të na treguar mua dhe kushërirës së tij se sa shkonim me njëri-tjetrin. Djali që i kishte hedhur krahun, nuk po pëlqente aspak situatën, por nuk kishte ç’të bënte, përveçse të dëgjonte.
U prezantova me Anilën. Ajo më pa dhe u skuq. Kur i dhashë dorën, ndjeva lëkurën e saj të butë dhe të djersitur nga sikleti. Në atë moment, i thashë vetes se unë do të martohesha me të, me çfarëdolloj mënyre të mundshme. Dhe nuk rreshta së menduari për të, së thurruri plane për ne të dy. Ëndërroja martesën, familjen, fëmijët. Ashtu edhe ajo. Pasi dolëm disa herë, u nda nga ai djali xheloz që i kishte hedhur krahun. U lidhëm së bashku. Ajo ishte rritur me ëndrrën e një familjeje të qetë dhe të lumtur. Donte sa më shumë fëmijë. Edhe unë, mezi po prisja sa të fejoheshim dhe të kishim një jetë tonën.
Por gjatë asaj kohe, unë pata disa shqetësime. U vizitova dhe mjekët më thanë se kisha probleme në organet gjenitale. Duheshin kryer disa kura, që mund të më sillnin edhe efekte anësore. Por nëse nuk i bëja, atëherë shumë gjëra të tjera do të viheshin në rrezik. Pranova, por Anilës nuk i thashë gjë. Në atë kohë, mendoja se nuk ishte ndonjë gjë e madhe, dhe nuk doja ta shqetësoja. Në fund të kurës, unë isha shëruar, por kisha mbetur me një fatkeqësi: nuk lindja më dot fëmijë. Më ra si një bombë ky lajm. Për muaj të tërë, jam përpjekur që t’ia them Anilës. Por ajo fliste me aq entusiazëm për jetën tonë së bashku dhe unë e doja aq shumë, sa asnjëherë nuk pata kurajon që t’ia thoja. U martuam dhe nisëm që të provonim për të pasur fëmijë. Kemi tre vjet të martuar, por Anila ende nuk ka mbetur shtatëzënë. Ajo vazhdon të thotë se duhet të provojmë vazhdimisht. Kur e shoh të torturohet ashtu për ëndrrën e saj, më vjen të vras veten, që nuk ia realizoj dot. Por nga ana tjetër, ajo ishte edhe ëndrra ime. Edhe unë doja të kisha një familje me njeriun që dua. Por si mund t’ia thuash këtë gruas tënde? Si mund t’ia thuash pa pasur frikë se mos ajo të braktis, sepse ti nuk krahasohesh dot me ëndrrën e saj për të pasur fëmijë? Unë kam shumë frikë prej kësaj dhe mendoj se çdokush do ta kishte. Është e rëndë ta dish që nuk ke të ardhme dhe që njeriu yt i zemrës mund të të braktisë për këtë gjë. Shpresoj që Zoti të më ndihmojë…

Blerta

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mos është i sëmurë burri im i dhunshëm?

Next Post

Gatuhet pica që nuk prishet jashtë frigoriferit për tre vjet!

Advertisement