Specialistët e Qendrës Ushqimore Ushtarake Amerikane arritën të prodhojnë në kushte laboratrike një picë e cila i reziston kohës: Ajo mund të qëndrojë “e freskët (të mos humbasë vlerat ushqimore dhe të prishet) dy-tre vjet plot. Kjo ishte një kërkesë e vetë ushtarëve, të cilët duan herë pas here ta zëvendësojnë ushqimin e gavetës më “gjellë shtëpiake”. Për kësi ushqimesh ushtarët kanë nevojë, sidomos në “vatrat e nxehta” të viseve ku nuk ka mundësi të ngrihen kuzhina fushore. Gjatë “gatimit” të kësaj pice, puna ndërlikohej sepse salca e domateve dhe djathi që u hidhet zakonisht picave e zbutin piten e picës dhe e bëjnë atë terren të përshtatshëm për shumëzimin e bakterieve dhe të mikrobeve, pra, për t’u bërë burim sëmundjesh dhe infeksionesh. Tanimë, shkencëtarët arritën që me ndihmën e sheqerit, kripës dhe shurupit të parandalohet infeksioni. Kjo ndikon që pica të qëndrojë e “freskët” deri në tre vjet, pa humbur vlerat dhe shijen e saj të zakonshme… Për ata ushtarë që nuk e hanë mishin e derrit, me të cilin përgatitet zakonisht kjo lloj pice, mund të përdoret mishi i gjelit të detit dhe të paketohet në një mënyrë të atillë, që të mos bjerë në kontakt me ajrin.