Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mbesa më ndau përjetë nga im vëlla!

Nuk thonë kot “atë që të bën fëmija, s’ta bën as Perëndia”, po me thënë të drejtën, unë nuk e pata as fëmijën tim atë që ma punoi mbrapa krahëve. Që ju lexues të më kuptoni më drejt, po ju tregoj se me njeriun tënd, nuk duhet të ngatërrohesh asnjëherë, në asnjë lloj pune. Para se t’ju tregoj historinë time, po bëj prezantimin…
Jam një zonjë me origjinë nga një fshat i Jugut, por e martuar në Tiranë. Vëllanë e madh e kam akoma në fshat; ai rri me prindërit e mi. Kur lindi vëllai vajzën, unë nuk isha martuar akoma dhe, si të thuash, me vajzën e tij të madhe, isha shumë e lidhur pasi e rrita vetë. Edhe ajo ishte shumë e lidhur me mua. Kur unë u martova, Armela ishte dhjetë vjeçe. Ajo qante shumë kur unë u martova dhe, atë ditë, në mënyrë që ta qetësoja, unë i premtova: “Nëse do të jesh e para në mësime, halla do të të marrë në Tiranë”. Dhe në fakt, ashtu ndodhi, katër vitet ikën shpejt dhe bashkë me bashkëshortin tim, vendosëm ta merrnim Armelën në Tiranë, në mënyrë që ajo të vazhdonte gjimnazin te ne, sepse në fshat nuk kishte shkollë të mesme. Vëllai nuk donte që ajo të vinte në Tiranë, sepse thoshte “është në moshë delikate dhe s’ka pse t’ju bëhet barrë juve”, por as unë, as im shoq nuk e kishim problem që do rrinte te ne. Ne djalin e kishim dy vjeç, kështu që ajo nuk na pengonte, vetëm ndihmë do ta kishim. Unë jetoja vetëm me burrin, sepse prindërit e tij nuk jetonin me ne, shtëpinë e kishim të bollshme, pasi ajo ishte një vilë me pesë dhoma. Aty në lagje kishim edhe një komshie shumë të mirë, e cila kishte një vajzë në moshën e Armelës, kështu që kjo do të na e lehtësonte punën me vajzën. Armela ishte një vajzë shumë e urtë dhe unë e doja shumë, sepse ajo më dëgjonte çdo këshillë dhe vërejtje që unë i bëja. Mendoja se ajo kurrë nuk do të na sillte probleme, se ishte një vajzë fshati dhe kishte ardhur te ne për të mësuar e jo për aventura. Unë i dija edhe vetë përgjegjësitë e mia se ajo ishte në një moshë delikate dhe kishte nevojë për këshilla. Im shoq interesohej në shkollë dhe mësuesit flisnin fjalë nga më të mirat për të. E shikoja se ajo studionte shumë deri natën vonë. Kur shikoja se njerëzit flisnin fjalë të mira për të, unë ndjehesha shumë krenare për gjestin që kisha bërë me Armelën. I kisha krijuar kushtet për një të ardhme më të mirë dhe prisja që ajo të ma shpërblente duke u bërë e denjë për të ardhmen e saj. Ditët e muajt kaluan shpejt dhe vëllai ishte shumë i kënaqur për ndihmën që unë i dhashë për vajzën, madje ai ishte aq i lumtur sa nuk dinte si të ma shpërblente. E gjitha kjo vazhdoi kur një ditë më thirri komshia ime dhe më tha:
“Të kam parë disa herë që ti del nga dritarja në orën tre të mëngjesit. Pse e bën këtë?”. Mua më iku mendja. “Çfarë po thua, moj grua?”, i thashë. Ajo më tha se në atë kohë ajo ngrihej që shkonte në tualet dhe “më kishte parë që dilja nga dritarja e dhomës”. “Kam dashur disa herë të të pyes pse e bën një veprim të tillë, po kam harruar të të them”, më tha.
E pyeta se nga cila dritare dilja dhe ajo me gisht më tregoi për dritaren ku flinte Armela. Ia nisa të qarit, nuk e besoja dot që ajo mund të kishe tradhtuar besimin tim dhe të largohej nga shtëpia në atë mënyrë. Shkova në shtëpi dhe ia tregova tim shoqi të gjitha ato që më tha shoqja ime. Ai u habit dhe ne nuk dinim si të vepronim sepse Armela ishte një vajzë që nuk i kishte mbushur të pesëmbëdhjetat dhe na dukej e vështirë ta akuzonim për një veprim të tillë. Atëhere, bashkëshorti im vendosi ta ruante Armelën për të vërtetuar fjalët e komshijes. Ai doli në cep të oborrit të shtëpisë, u fsheh diku aty dhe pa se Armela hapi dritaren, më pas portën e hekurit dhe i hipi një makine. Ajo u kthye në shtëpi në orën gjashtë e gjysmë. Neve na iku mendja nga ky veprim i saj dhe nuk dinim si të reagonim. Nuk dinim asgjë për këtë lidhjen e saj dhe, nëse do ta pyesnim, jam e sigurtë se ajo nuk do të na tregonte. Ajo e kishte mbajtur këtë lidhje shumë të fshehtë, sepse unë ia kontrolloja përditë telefonin dhe nuk kishte asnjë shenjë dyshimi se ajo mund të kishte një lidhje. Atëhere ne bëmë sikur nuk dinim gjë dhe njoftuam vëllain tim. Ai erdhi ditën tjetër dhe në darkë morëm Armelën e i treguam asaj dhe vëllait tim atë që kishim zbuluar për vajzën e tij. Ju nuk e keni idenë çfarë situate u krijua në shtëpi. Nuk ma merrte mendja se Armela ishte një aktore e vërtetë! Ajo filloi të qante me të madhe dhe i betohej të atit se nuk ishte e vërtetë. “Këta nuk duan të më mbajnë në shtëpi dhe prandaj të kanë thirrur, që të më marrësh. Këta kanë filluar të mos kujdesen më për mua si në fillim; edhe bukën, kanë filluar të ma kursejnë”, thoshte. Ajo bërtiste me të madhe: “Këta e kanë fajin, jo unë. Ti babi duhet ta kuptosh se unë jam akoma fëmijë, si mund të merrem unë me ndonjë djalë?”, i thosh ajo të atit.
Unë dhe im shoq ngelëm si të ngrirë dhe nuk nxorëm asnjë fjalë nga goja. Nuk kishim asnjë provë për t’i vërtetuar vëllait se ajo ishte e lidhur me një djalë. Vëllai tha vetëm kaq: “T’ju vijë turp, për të gjitha këto që shpifët ndaj vajzës time; ajo është fëmijë! Ju erdhët vetë e ma kërkuat vajzën, nuk ju thashë unë që ta merrnit”. Mendova se aty do plaste sherri, po burri im nuk e hapi gojën fare. Ai tha vetëm kaq: “Po, ke të drejtë, e patëm ne fajin, jo ju”. Unë fillova të qaja me të madhe, por vëllai e mori Armelën dhe valixhet e saj dhe u nis për në fshat. Kur u largua, më tha: “Mos jua pafsha kurrë sytë!”. Im shoq, që është njeri i duruar, ia ktheu: “Kush bëri mirë dhe gjeti mirë në këtë botë?!”.
Armelën e kam mallkuar me gjithë shpirt për këtë turp që bëri. Ajo më ndau përjetë me vëllanë tim, kurse për veten e vet ka ngelur një copë injorante dhe fshatare, që nuk ia var asnjë njeri. Asaj tani i kanë ardhur mendtë, po kur të vinë mendtë është shumë vonë. Bëra gjithçka për atë vajzë dhe, ja si ma shpërblehu! Ajo ishte tamam një thëngjill i mbuluar që unë asnjëherë nuk e njoha vërtet.

Blerta

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Adelina Berisha: Më ka pëlqyer gjithmonë përralla me Borëbardhën

Next Post

KE KA KAPUR POLICIA SOT?

Advertisement