– U bë disa kohë që kam fryrje të kaviljeve dhe shpesh, nuk i ndjej këmbët; më mpihen gjersa arrijnë edhe të më dhembin. Është një ndjesi që nuk arrij ta shpjegoj, por që më ka shqetësuar shumë. Ku duhet të shkoj dhe çfarë mund të jetë?
– Fryrja e kaviljeve mund të ketë shumë shkaqe, si për shembull, zemra që nuk pompon siç duhet ose para-tiroidja, e cila jep simptoma të tilla te këmbët. Prandaj, mos ngurroni dhe bëni një kontroll tek endokrinologu, që të shikoni nëse tiroidja juaj funksionon mirë apo jo.