Fetë e ndryshme e kanë trajtuar sipas mënyrës së tyre simbolikën e luleve. Njerëzimi, duke u civilizuar, duke u shkëputur për herë e më shumë nga natyra, hoqi dorë pak nga pak prej kuptimit mistik që u jepej luleve, natyrisht, duke ruajtur njëfarë simbolike përsa u përket ngjyrave dhe aromës së tyre, duke i lënë lulet të flasin me gjuhën e tyre… Çfarë tregojnë lulet, në bazë të ngjyrës së tyre:
Ngjyra rozë-dashuri
Ngjyra e kuqe- pasion të fortë
Jeshilja- shpresë
Bojëqielli- besim
E kaltra- besnikëri
E verdha e errët-dinakëri dhe zili
Gri e hapur-varfëri
Gri e errët-zhgënjim
Kafe e hapur-hidhërim
Bojë manushaqe-nënshtrim
Violet-miqësi
Portokalli-krenari dhe koketëri
E arta-dinjitet
E argjendta-pavdekësi
Kështu, pra, në rast se ju do t’i dërgoni dikujt një tufë me lule të mbështjellë me letër të kuqe të ndezur, pasi keni vënë në tufën e luleve edhe disa gjethe jeshile dhe e keni lidhur me fjongo gri të errët , ju keni thënë një frazë të tërë: ” Mua më djeg zemrën një pasion i madh, shpresoj që kjo të jetë reciproke, në të kundërtën do të bie në dëshpërim të thellë”.
Edhe bimët kanë shërbyer si simbole që në kohët më të lashta. Kështu, për shembull, lulet e portokalleve janë konsideruar si simbol i pastërtisë, virgjërisë së vajzave, ndërsa dafina si simbol i zotësisë dhe aftësisë, me gjethet e saj në Greqinë dhe Romën e lashtë kurorëzoheshin fitimtarët dhe personalitetet e artit.Dega e ullirit dhe e palmave është quajtur simbol i paqes, qeparizi dhe shelgu lotues janë edhe sot e kësaj dite simbol i gjëmave dhe i brengave.
Ja tani edhe disa fjalë për simbolikën e disa bimëve dhe pemëve:
Akacija e verdhë dhe e bardhë simbolizojnë dashurinë platonike.
Akacija rozë përfaqëson elegancën.
steri simbolizon brengën.
Kokoçeli simbolizon bukuri spikatëse dhe elegancë.
Karafili i kuq simbolizon pasion të madh, dashuri të flakët.
Karafil i bardhe flet për një brengë.
Gjeorgjina tregon pohim.
Zymbylja përfaqëson shakanë.
Jasemini- mirësjelljen, xhentilesën.
Lule-këmborë simbolizon llafazanet.
Livandoja tregon mosbesim.
Sheboja- nxitim, rrëmbim në një çështje të caktuar.
Lulekuqja shpreh ndjenja ngushëllimi.
Luleshqera shpreh pastërti dhe virgjëri.
Mimoza shpreh druajtje.
Мenta simbol ndjenjash te forta.
Narcizi simbol i egoizmit.
Lule bore simbol i afërsisë.
Gonxhe trandafili e bardhë shpreh ndjenjat e një zemre që nuk e ka njohur dashurinë.
Trandafil i kuq shpreh ndjenja të forta dashurie, vuajtje nga dashuri e fortë.
Trëndafil i verdhë është simbol i tradhëtisë dhe mosbesimit, xhelozisë.
Rozëëmarina jep sinjalin e mirëpritjes.
Jargavani tregon përpëlitjet e para të ndjenjës së dashurisë.
Manushaqja është simbol i modestisë, thjeshtësisë.
Lule e trandafilit të egër flet për një shpirt romantik.
Disa rregulla të përgjithshme për dhurimin e luleve:
– Në radhë të parë, duke u nisur nga simbolet, duhet të zgjedhim ngjyrat për të shprehur ndjenjat tona qartë, për të dërguar, bashkë me to, një mesazh sa më të plotë.
– Eshtë rregull që të mos u dhurohen lule të kuqe me ngjyra të ndezura pleqve dhe grave të martuara.
– Lulet në buket duhet të jenë gjithmonë në numrin çift.
– Lulet duhen kombinuar mirë në buket; kombinimi më armonik është kur në një buket ka lule të verdha dhe të kuqe, të kuqe dhe të gjelbra (gjethe), bojë portokalli dhe bojëqielli. Lulet e bardha shkojnë me të gjitha ngjyrat. Shumë mirë shkojnë lulet e një lloji, por me nuanca të ndryshme që nga roza deri te ngjyra vishnjë e ndezur.